Bojkoti i futbollit, Liga Profesioniste nuk tërhiqet deri në përmbushjen e kërkesave

27 Shtator 2020, 11:16Sport TEMA

Fushat e gjelbra do të vijojnë të mbeten të shkreta. Këtë e konfirmon Liga Profesioniste e Futbollit, e cila përmes një deklarate bën me dije se bojkoti do të qëndrojë në fuqi deri plotësimin e kërkesave nga qeveria, duke treguar kështu se palët nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë hap pas nga qëndrimet e tyre.

Në ndeshjen që ishte parashikuar ditën e shtunë skuadrat e Apolonisë dhe Kastriotit kanë dalë në fushën e stadiumit “Loni Papuçiu” të Fierit dhe i janë drejtuar qeverisë me një mesazh të lexuar nga kapitenët e të dy skuadrave.

Më pas skuadrat janë kthyer në dhomat e zhveshjeve.

“Protesta do të vijojë në të njëjtën formë edhe të dielën me katër çiftet e tjera të javës së tretë të Kategorisë Superiore sipas kalendarit, më konkretisht Teuta – Kukësi, Vllaznia – Tirana, Bylis – Skënderbeu dhe Partizani – Laçi”, shkruhet mes të tjerash në deklaratën e Ligës së Futbollit.

1 komente në “Bojkoti i futbollit, Liga Profesioniste nuk tërhiqet deri në përmbushjen e kërkesave”

  1. kasemi says:

    Le ta vazhdojne protesten, deri ne fund dhe fundi do te jete shkrirja e kesaj lige me keto hajdutet ne krye. Qytetaret duan futboll te lire, e jo te mberthyer nga hajdutet duke e kokedhimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje