“Detoksi” i Bashës me kandidaturat për deputetë

Nga Mero Baze

Procesi i skualifikimeve të kandidatëve për deputetë që ka organizuar Partia Demokratike i përngjan një procesi “detoksi” që zakonisht aplikohet kur trupi e ka tepëruar me abuzime. Detoksi  është një proces i heqjes fiziologjike të  substancave toksike nga një organizëm i gjallë, duke ju kthyer jetës së shëndetëshme.

Procesi i “detoksizimit” të PD është procesi i heqjes së kandidatuave helmuese nga listat për deputetë.

Kështu në çdo qytet të Shqipërisë, disa anëtarë të Partisë Demokratike, do shkojnë të tregojnë me votë, se cili është elementi toksik i PD në atë listë.

Problemi që ka PD pas këtij votimi qesharak, është se ndryshe nga procesi i detoksit shëndetësor që kryejnë shpesh njerëzit për t’u kthyer në normalitet, ky proces nuk e çon PD-në në normalitet, por toksikon më tej mjedisin politik të saj.

Përfytyro se çfarë ndjen një kandidat i cili shpallet “dele e zezë” e listës së paraqitur. Eshtë më së paku një kundërshtar i PD që nga ai moment.

Por ajo që është më e keqja, është pjesa tjetër që nuk janë skualifikuar, nuk do të thotë që përbëjnë vlera, pasi gara është se kush është më i keqi, dhe jo kush është më i miri.

I gjithë ky teatër është bërë pikërisht që kandidatët të mos votohen nga demokratët, por të jenë në dorë të Bashës. Ose e thënë ndryshe, “të këqinjë” të bëhen anëtarët, kurse dhuratat t’i shpërndajë kryetari.

Në një votim normal, duhet të aplikohej parimi i listës së hapur, dhe demokratët të votonin, atë kandidat që donin më shumë. Kjo do të ishte një renditje morale për listën e PD, pasi do të ofronte një prirje se kush duhet të ishte në lista.

Me këtë votim ku përjashtohet vetëm njëri, përveçse prodhon një diskriminim ndaj një kandidati, nuk prodhon një listë vlerash. Kjo vetëm sa shton pabarazinë në garë dhe prodhon një energji negative e cila mund ta dëmtojë PD, më shumë se sa lista “Basha” e 24 orëve të fundit më 2017.

Formula është e thjeshtë. Nëse vendos t’i zgjëdhësh kandidatët nga baza duhet të bësh garë dhe anëtarët  të përzgjedhin kandidatët që vetëofrohen si të tillë, pas një seleksionimi formal kriteresh.

Nëse jo duhet të marrësh vetë përgjegjësinë e hartimit të një liste, me të cilën fiton ose humbet bashkë me ta.

Problemi që ka Basha është se nuk do që të të quhet që është ai autor i listës, ndërkohë që është autor i listës, pasi në rast humbje, nuk do të iki bashkë me listën, por do t’ua lërë përgjegjësinë këtyre që u është mbushur mendja sikur votojnë sot.

Dhe kështu, në vend t’i bëjë “detoks” PD-së duke hequr më të keqin, në fakt e toksikojnë atë më keq, pasi janë lënë në dorë më të keqit për t’iu zgjedhur kandidatët.

 

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në ““Detoksi” i Bashës me kandidaturat për deputetë”

  1. George says:

    Shkrim i shkelqyer, vecse une, ne vedn te mbiemrit Basha e lexoja Berisha.

    1. ABDYLI says:

      SHKRIM MUTI QE VETEM INJIORANTET DUAN TA BESOJNE.
      Banditat hajdute te Meros qe vidhni komentet dhe zhdukni shkrime ku kritikohen qeveria apo Rama. Jeni nje llum mediatik i papare dhe me te vertete publiku ju quan gelbaza e medias, aq te peshtire aq te paftyre jeni duke mbrojtur interesat e mafjes politike, o zagart e Meros dhe Mero gelbazes.

  2. Djathtas says:

    Hahahaha
    Detoksizimi duhet te filloje pikerisht nga 2B. Atehere ne te djathtet do te votonim per kahun qe na perket. Bravo Mero.

    1. Petrit says:

      Po halli yt ku eshte ne kete mes.
      Ty të interson qe Zoti Basha dhe PD të humbe ne zgjedhje.
      Dhe ti vazhdon te perfitosh para te vjedhura nga qeveria.
      Keshtu ti vazhdo te enderrosh me sy hapur.
      Gezoju arritjeve te medha te shokut e’drama

  3. Shqiperia Etnike says:

    Edhe pas 30 vjetesh, ne krye te partise qendron mumja e ballsamosur e kerricit te Vicidolit.
    Poshte tij nje nga shume kukullat teveqele te tredhura qe ka shitur nder vite si kryetare partie.
    Pastaj i njejti llum hajvano-tribal me Mul, Kulic, Strazimir, Paloqe, Gjek e Pek.
    Perendimoret i konsiderojne nje llum tribalo oriental.
    Shqiptaret i poshtruan si jashteqitje politike.
    Partia e coptuar ne njemije copa.
    Sali kerma me ishministrin e tij te jashtem tropojan, qe i con mesazhe lavirlleku grekut, qe do tju jape detin dhe VorioEpirin po qe se i kthejne ne pushtet.
    Nga drejtesia i shporren. Nga te tjerat u shporren vete kur pane se kishin ngordhur politikisht.
    Tani rrugeve ku dergjen si halabak, e vetmja gje qe ju ka ngelur eshte te llangosen dhe trukohen poshte ures, me shpresen se dikush do ti hedhe qurrat nje putane plake te sterperdorur e dale boje.

  4. 001 says:

    Po doni tI beni nje detox PD ate here fillonI me dergimin e bashes ne hollande dhe mos e sillni me ne shqiperi pasi ai rrob infekton cdo gje qe shikon degjon dhe shkel me kembe
    Me detox e bashes PD sherron veten e vete

  5. PD says:

    Si ben gje as detoxi as liftingu, duhet te operohet qe te heqe kancerin e berishizmit.
    Po kanceri nuk heq veten. Keshtu qe kur te filloje dhe te tundi kembet ne prag te vdekjes, atehere do perfundoje me barrele duke dhene shpirt, qe ta bejne 500 copash per ta shpetuar nga metastazat e vdekjes.
    Nje gje dihet qe Berishen dhe berishizmin do ta percellojne dhe shfarosin dhunshem, por PDja nuk dihet nese do te dale gjalle nga kanceri i berishizmit apo di vdese bashke me te.

  6. arvanitasi says:

    o MERO MOSVDEKSH KURRE, NUK ME SHKONDJE MENDJA QE MERRJE VESH DHE NGA BIOLOGJIA(SEPSE ESHTE FUSHA IME0, NUK KAM ME FJALE.

  7. Realpolitika says:

    BRAVO E MADHE O MERO .
    ANALIZE PERFEKTE.
    PD E LUL BERISHES PO QESH NGA ZORI PO ESHTE E SIGURTE QE DO TE SHPARTALLOHET PAS 25 PRILLIT 2021.
    SHTETI DO KET PAK DITE PUNE ME DETASHMENTIN ZJARRVENES TE PD E KAQ.
    SHQIPERIA DO TE BEHET NGA PARTIA SOCIALISTE.

  8. Kapelja says:

    O Mero aman bena nje shkrim per sukset e Rames e te Rilindjes. Kurioz sa te paguan Rama qe nuk e kritikon asnjeher.

  9. Boo says:

    Eh more plaku Mero.
    Çdo gje qe ben Basha duhet patjeter tja gjesh nje kleçke.
    Po mire more rob, kto batutat qe ben kryerilindasi, te gjitha te pelqyekan ty ?.. Po si nuk the nje fjale mer rob?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *