Mos i fryni më atyre pipëzave të ndarjes Jug-Veri, o “trima” të opozitës!

27 Shtator 2020, 21:19Politika TEMA

Njerëzit e opozitës ndërkohë që pretendojnë të vijnë në pushtet për të qeverisur Shqipërinë, i kanë fryrë edhe një herë publikisht, pipëzave të një teze të rrezikishme; asaj të ndarjes jug- veri të vendit.

Përveç të tjerash kjo është një tezë që i ka kushtuar shumë të djathtës shqiptare, si politikisht ashtu edhe elektoralisht, në këto 23 vitet e fundit. Ndaj thjeshtë duhet shmangur.

Duke ndjekur fazën e procesit të brendshëm në PD për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, deklaroi për mediat se “ajo që unë kam vërejtur gjatë këtyre 7 viteve që qeverisemi nga Edi Rama, kam parë që jo vetëm Gjirokastra, por në përgjithësi i gjithë jugu ka qenë i diskriminuar”.

Në këtë rast nuk ka rëndësi për të bërë një bilanc konkret sesa ka investuar qeveria socialiste në 7-8 vitet e fundit për Rilindjen Urbane në qarqet e Fierit, Korçës, Beratit, Vlorës apo Gjirokastrës. Në projektin e 100 fshatrave, për ujësjellësa, infrastrukturën rrugore, turizëm e të tjera me radhë. Aq më pak ka rëndësi serioziteti i kësaj deklarate, e thënë në krah të Dash Alikos, ish Kryetarit të Komunës së Lazaratit të famshëm të drogës së periudhës së qeverisjes së PD!

E rëndësishme është që të kuptohet se politikisht, kjo tezë e ushqye gjatë protestave popullore antifajde të vitit 1997, sot është e mira për të gjithë ne që ajo të harrohet. Presidenti i atëhershmëm Sali Berisha u përpoq të shpëtonte nga rrëzimi prej pushtetit, përmes strategjisë së kundërvënies ndaj jugut të vendit, nëpërmjet njerëzve të armatosur jashtë strukturave shtetërore, të rekrutuar më së shumti në veri. Dhuna ua errësoi aq shumë arsyen atë vit të mbrapshtë, sa shkuan deri atje që të flisnin hapur për një ndarje jug-veri, tezë kjo e gjithë armiqve historikë të Shqipërisë.

Kjo bëri që Partia Demokratike ta ketë patur gjithmonë të vështirë, mbështetjen politike dhe elektorale në jug, përgjatë këtyre viteve. E atëherë kur gjërat po reklasoheshin, sepse koha i shëron plagët, hidhen sërisht në publik teza për “diskriminimin e Jugut”, “të Shqipërisë së Mesme” apo “të Veriut”?! Mbështetësit historikë dhe votuesit tradicionalë e besnikë të Partisë Demokratike, nuk e kanë parë kurrë Shqipërinë, të ndarë sipas kësaj optike. Ndaj edhe liderët e tyre duhet ta shmangin nga diskursi publik një qasje të tillë.

Përveçse një tezë kundërproduktive nga ana politike dhe elektorale, ajo është e rrezikshme edhe nga ana kombëtare. Ndërkohë që po kërkojmë integrimin e shqiptarëve në Ballkan dhe të Shqipërisë në BE, është thjeshtë e prapranueshme që “trimat” e opozitës apo të kujtdo krahu tjetër politik në Shqipëri, ti fryjnë pipëzave të ndarjes jug- veri./Alpenews/

15 komente në “Mos i fryni më atyre pipëzave të ndarjes Jug-Veri, o “trima” të opozitës!”

  1. !!!! says:

    Nuk eshte vetem PD-ja qe i fryen atyre pipezave per ndarje very – jug apo jug – veri, por edhe PS-ja.
    Qysh ne kohen e Fatos Nanos lindi ajo shprehja : Do i bej verioret te hyjne me vize ne Tirane !!
    Erjon Veliaj edhe pse ka shit fiq, i konsideron qytetaret e vet veriore, maloke.
    Ne pergjithsi militantet e PS-s qe komentojne ne kete gazete, shprehin nje njdjenje te paskrupullt anti veriore.
    Pra te dy partite me te medha ne Shqiperi ecin me moton perçaj e sundo. E na shqipetaret si karabusha qe jemi, sillemi me njeri tjetrin sikur jemi rrite ne jetimore, pa dashnin e kurrkujt.

    1. Sinqeritet says:

      !!!! :futja pordhes gri sallate,
      sa te shkoje dhe kjo nate!
      PD-se i ka dale boja pa c’ka se ka friend hajdute me cizma!Nuk i ha populli ato,O fansa te lalzit,dikur pa breke!

  2. Shqiptari Ilirise says:

    Mos e harxho fjalën kot me këtë grupim horrash e gangësterësh e vetëquajtur Parti Demokratike që vazhdon të komandohet nga krye gangësteri dhe kryekrimineli më i madh i kombit shqiptar,Sali Berisha.

  3. Noli says:

    Ky eshte debil nuk e kupton fare rrezikun e ndarjes vendit.

  4. Alb says:

    Po kush i pjerdh keta per ndarje veri jug shqiptaret sjan aq budallenj ndarje militantesh po mund te thuash se vallaj ne tiran 1 milion banor verior jugor jetojn ne paqe ne harmoni wlement tw till sduhen quajtur me shqiptar po militant.

  5. TURP, DHE QOFSHI TĒ MALLKUAR ! says:

    KRERË OPOZITARË, ANTISHQIPËTAR .
    ?????

  6. Lasgushi says:

    Ore vagabonde te PD!!! Mos haroni si.ju beri glasen mu ne Vicidol..Verioret qe mobilizuat per ti rene jugut.Ata pak qe ariten deri ne Permet lane breket ne ferrat e jugut.Kesaj radhe mos provoni ta kruani bythen.Te paret qe do skopiten jane Luli me kete halldupin pa origjine Gazi.Se Sala e ka prere bileten per ne burgun e Recit.Dhe keshtu do te marin fund karagjozlleqet me keta hemafrodite,qe nuk dihet cjane.E qe kerkojne vota sikur ato te ishin leter higjenike.

  7. kerkesa says:

    Jo vetem ka por dhe keta qe japin mend se i paska fryre dhe Fatos Nano.
    Mbaroi filmi, e verteta eshte se gjithe verioret qe mbeshtesin pd, mbeshtesin faktikisht krimin, korrupsionin dhe tradhetine. Le tu ngelet hatri se s’na behet me vone. Sali Berishe karxhiç Krimineli eshte prodhim i tyre dhe akoma shpresojne tek nje i vdekur bandat e tarfikut gjitharmesh.

  8. Dajaku says:

    Pd eshte krimi kulici desdari viva la vota le ta marindhe njwhere se saliun i tako te b vdes kryeminister se luli eshte si tip fasllici.

  9. zhaku i pamposhtur says:

    Teza ‘jug -veri’ është shumë pastër një tezë greke prandaj lërini ato patatet se nuk është tezë e PD. .
    PD dhe PS janë të korruptuara nga asfalia greke dhe bën lojën e tyre. .i bashkohem parafolësit tim !!!! mbi këtë çështje. .në 1997 tv grek ziente mbi ‘luftën civile ‘në Shqipëri jug veri apo gegë e toskë. . ‘arkitektët’ grekë të megaloidesë kanë investuar shumë në përçarjen fetare apo apo në ndarjen krahinore jug-veri të shqipërisë . .mos shkoni më larg shikoni qentë e anastasit që kemi në këtë forum se me çfarë termash na drejtohen. .’sunit’, turk alvanos, islamik ..pra këto epitete nuk janë aspak të rastësishme por janë ‘vegla’ në duart e asfalias greke. .anastas ironiku e ka thënë dhe deklaruar shumë pastër që nuk do ta kuptojë kurrë që feja e shqiptarit është shqiptaria..jo se ai nuk e kupton dot mesazhin e Pashko Vasës por nuk i intereson bashkimi i shqiptarëve sepse ai është këtu pikërisht për të minuar dhe helmuar këtë bashkim me tezat e megaloidesë ..kështu që askush nuk guxon dot t’ia marri ekskluzivitetin asfalias greke përsa i përket përçarjes së shqiptarëve. .PD dhe PS janë thjesht lojtar që çojnë ujin në pusin helen duke e nxjerr në sfond këtë tezë pra që shqiptarët ‘të mos harrojnë’ që ekziston edhe një ndarje krahinore. .ato 50 mln euro që ministria e jashtme greke përdor për të blerë politikën median dhe kishën ortodokse shqiptare duhet të zënë vënd ndryshe investimi quhet i dështuar. .a ka dëgjuar dikush prej jush që të ngrihet ndonjë politikan shqiptar dhe të kërkojë llogari se çfarë është ky fond i kontrolluar nga ministria e jashtme greke? ?a është prononcuar ndonjëherë kryeministri Rama apo ish min i jashtëm Bushati mbi këtë skandal? ? Po opozita shqiptare përse nuk e përdor këtë skandal si gur në duart e saj kundra qeverrisë por preferon heshtjen? ?..sepse janë shërbëtorë të. ..gjërat janë të qarta dhe të thjeshta por kur ke për president një person të korruptuar që erdhi në fron për ti shërbyer asfalias të tjerat janë zero. .PD, PS; LSI. .sa herë i shikojmë të shahen dhe kërcënohen hapur fare midis tyre si ‘tradhëtarë’apo ‘bashkpunëtor’.. dhe në fund e gjejnë si me magji ..të jetë rastësi apo është një dirigjent që drejton lojën. .unë mendoj se është një dirigjent. .edhe shumica juaj kështu mendoni por nuk kemi çfarë tu bëjmë sepse ata kanë 30 vjet që punojnë për këtë ditë dhe 50 mln euro nuk janë pak për një grusht sharlatanësh që hiqen si politikanë ..që është gozhda gozhda është.. por unë po them ..çekiçi. ..

    1. shqip says:

      Jam shume dalort me ju Zhaku … nuk te heq asnje presje, por nga analiza e disa fakteve nuk duhet te terhiqemi. Dihet se ne shqiperi kemi 3-4 besime fetare me shumice Muslimane mbi 65%. Edhe SHBA, kur formon qeverine, drejtesine, etj, ka parasyshe perkatesite gjeografike , etnike e kulturore te kabineteve. Ndersa ktu tek ne po te besh analizen e qeverise (deri dje vetem Ditmir Bushati dhe Lindita Nikolla ishin ngs Veriu,,,,, Kjo eshte e papranueshme, lere pastaj ne sistemin e drejtesise gati 50% jane minoritare greke dhe cobenje…. kjo nuk shkon.

  10. ak says:

    Fund e maje nji asht Shqypnia,dhe nje gjuh te gjith na bashkon. Qofte mallkuar kush qet ngaterresa, nen kta vllazen vlla me vlla.

  11. Realpolitika says:

    Gazmend. Bardhi, ky keci i kerthinj , do rinovoj e perditesoi politiken e PD.
    PD kaq e pati jeten e vepren …sa beri SALI RAM BERISHA me vrasje e krime diktoi Shqiperine per 30 vjet.
    Tani populli u zgjua , Drejtesia e RE po vjen , Saliu do jap llogari per krimet we ka bere.
    Shqipetar durim dhe asnje vote Saliut me 25 Prill 2021.

  12. Sopoti i larte says:

    SHQIPETAR MOS RRI PO DUKU SHQIPETAR .Kujto vendin ku ke lere dhe ku heq.Mjaft punove per te tjere oFATKEQ……..A DO TE BEHET NDONJEHERE ZOT I VETES SHQIPETARI.

  13. Koti says:

    Le ti fryjnë, le ti fryjnë. Do marrin prapë përgjigjen si në vitin 97. A! Se harrova, le ti bëjnë telegram edhBukoshit të vijë dhe ai me trimat e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje