Nuk do të gënjesh njeri me pragun 1 përqind

Nga Astrit Patozi

Me sa po kuptohet “Rilindja” është e vendosur për ta mbajtur në këmbë formulën e ndyrë të mbajtjes mbyllur të listës, duke bërë sikur e ka hapur, thjesht që të përligjë rënien e koalicioneve në formën klasike, siç kanë qenë deri sot.

Ndërkohë që do të shtiret këto ditë sikur po sakrifikon shumë, duke pranuar pragun kombëtar 1 përqind, si një lëshim të madh për opozitën në parlament.

Por e ka kot, sepse nuk do të gënjejë askënd, si brenda, ashtu edhe jashtë sallës së Kuvendit, si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Dhe aq më pak do t’ia dijë njeri për nder gjoja kompromisin për uljen e pragut, sepse e kupton edhe bufi që është taktikë djallëzore për të shpërqëndruar vëmendjen e publikut nga problemi real.

Është fare e qartë për këdo se Edi Rama po kërkon të përforcojë regjimin e diskretituar të kryetarokracisë, në ditën më të zezë të qeverisjes së vet dhe në kulmin e rënies së aksioneve për partitë e vjetra në Shqipëri. Me ruajtjen e listës së mbyllur, praktikisht ai e ka blinduar pushtetin e vet dhe të Lulzim Bashës, duke i dhënë edhe më shumë kredite secilës parti dhe secilit kryetar, për t’u konsideruar si qendrat e vetme të gravitacionit politik në Shqipëri.

Por tek e fundit, Lulzim Bashën, nuk ke pse ta fajësosh sot, sepse formalisht nuk ka ndonjë rol për të luajtur. As ka paraqitur ofertë dhe, as ka vota për të dhënë që ai palacollëk të kalojë. Edhe pse mund të jetë duke fërkuar duart në heshtje, duke pritur me padurim ditën që “Rilindja” ta miratojë në parlament draftin, fiks ashtu siç e ka shkruajur dhe e ka paraqitur Damian Gjiknuri.

Madje atij i takon edhe të hiqet si i mërzitur dhe është në të drejtën e e vet edhe të akuzojë Edi Ramën si autorin e vetëm të një Kodi Elektoral  tërësisht të njëanshëm, vetëm 6 muaj para zgjedhjeve. Pavarësisht, se ajo mund t’i interesojë, madje edhe pak më tepër se vetë Edi Ramës. Sepse është një bonus, që i vjen dhuratë nga kampi i “armikut”. Është si ato golat në fushë kundërshtare, që kanë vlerë të dyfishtë.

Por edhe perspektiva e Kodit Zgjedhor duket e zymtë dhe, me sa kuptohet, ajo poshtërsi politike dhe juridike kundër interesit të Shqipërisë do të miratohet, ndoshta brenda kësaj jave, prapëseprapë nuk mendoj se zullumi do të triumfojë. Sepse përgjegjësit e këtij hapi domethënës prapa nuk kanë llogaritur reaksionin e qindra e mijëra shqiptarëve, që janë neveritur nga kjo politikë primitive prej disa dekadash, madje edhe nga aleancat e “qelbësirave” të secilës palë.

Dhe e vetmja mënyrë që ata ta shfryjnë dufin e zemërimit të tyre dhe mundësia e vetme për t’u përfaqësuar si asnjëherë tjetër më parë, do të jetë 25 prilli. Qoftë kjo edhe me një shkallë vështirësie më shumë, që mund të vijë prej mbajtjes mbyllur të listave, përmes trukut të pistë të Edi Ramës.

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “Nuk do të gënjesh njeri me pragun 1 përqind”

  1. Mos lejoni ,mos lejoni!! says:

    Edi&Luli prap dua fusin juve partive treja!?

  2. thuthuqi says:

    Boll o katunar i Kavajes, boll o Patos se na cave tr…n

  3. 001 says:

    Ka nje zgjidhje kjo pune patoz
    Demokratet e vertet dhe socialistet original jo rilindasit te Votojne masivisht nisma thurje dhe Myslim murrizin
    Se ky popull nuk ka kapacitet ta kuptoj nga u vjen e keqja
    Kan frike nga ndryshimi kan frike nga e reja sepse Jan popull I burgosur fizikisht dhe mentalisht

    1. Mona pompon pistona says:

      Ha ha ha ha ha ha ha. As Murrizi vete nuk i beson idiotesite qe thote.

      1. 001 says:

        Murrizi ka gabimet e veta por rolin e lepirjes qe ben ti ne funksion te partise qe ta ka hipur qe kur ke lind ti apo se sa paguhesh per te nxjerre helm nga goja , Myslim murrizi nuk e ben dot
        Pra e theksoj ka bere gabime por qe edhe si cdo human tJeter edhe ai ka nevoje per nje shans te ri.
        Ti vazhdo bir i partise se ke kalamaq per te yshqyer

  4. Plaku says:

    Patozi,çfar don ti te te japin vende parlament gratis…..po e bene pragun 1 %,ju partiçken fitoni gjithçka….hyni ne parlament pa mund dhe merite…doni te udhehiqni pa voten e mjaftueshme vendin,demokracia eshte vote,ai qe e fiton duhet te drejtoje,prandaj fitoje maxhorancen dhe beje qeverine,mos bej analizat per te tjeret ne tym se humbet per vete,qytetaret janë shumë me inteligjence se ju…..ke 30 vite ne politike dhe nuk mbahesh mend per asgje te veçante,prandaj djalo meso te punoshe me mire…..🤔😜

  5. TIRONA says:

    O patoz:u ngopem nga deputetet qe rrine nene hije!
    Te gjithe duan te behen politikane,edhe pse ju mungon truri i vogel! Mjaft ,se kini bere shume per kete popull!

  6. tony says:

    o patos marinxe ty sta ja varur kurre njeri ne pd dhe te lane jasht dere si qen dhe tani zgjohesh dhe don ti japesh mend EDI RAMES shko dhe mos u bej akttir pa humor dhe ben mire te mos dalesh nepër media se tallin koqet te tjeret me ty

  7. D.Didani says:

    Pragu i larte i perfaqsimit,do zhduk perfundimisht morrat dhe thrizat qe furfullojne ne kokat e partive…do behet pastrim…do mbeten maximumi 4 parti dhe gradualisht duhet te mbeten dy parti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *