Erdogan paralajmëron grekët: Ne jemi pronarë të Mesdheut, ndaj do bëhet si themi ne

28 Shtator 2020, 20:14Rajoni TEMA

Nuk kanë të ndalur kërcënimet drejt Greqisë nga presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan sa i përket situatës në Mesdheun Lindor.

Nga njëra anë, ai duket i hapur për dialog me Greqinë dhe BE-në, ndërsa nga ana tjetër kujdeset që të kujtojë se ky dialog do të zhvillohet me kushtet e tij, shkruajnë mediat greke.

“Turqia është një vend mesdhetar. Ne nuk jemi mysafirë, por pronarë“, tha Erdogan, gjatë një konference në Stamboll, duke dërguar një mesazh të qartë në lidhje me pozicionin e Turqisë përpara takimit të ardhshëm të BE.

“Ne jemi pro paqes dhe bashkëpunimit, por kundër asaj që është bërë. Problemi në Mesdhe mund të zgjidhet me bashkëpunimin e të gjitha vendeve. Nuk do të ketë paqe në Mesdheun Lindor, në çdo përpjekje që lë anash Turqinë dhe turqit qipriotë”, shtoi ai.

“Ka interesa ekonomike prapa provokimeve në Mesdheun Lindor “, tha Erdogan, ndërsa shtoi: “Disa e kanë kthyer Mesdheun në një varrezë refugjatësh.”

Menjëherë pas këtyre deklaratave të forta, Erdogan tha: ”Si një komb që është vazhdimi i Perandorisë Osmane, ne duam që një klimë paqeje të mbizotërojë në rajon. Ne mund t’i zgjidhim problemet në Mesdhe, jo me përjashtime, por me të gjithë lojtarët përreth të njëjtës tryezë.”

Dhe në përfundim theksoi: “Le ta kthejmë Mesdheun në një legen paqeje. Le të mos i ndotim ujërat e tij me armiqësi të reja.”

4 komente në “Erdogan paralajmëron grekët: Ne jemi pronarë të Mesdheut, ndaj do bëhet si themi ne”

  1. Theatre and Drama says:

    “legen paqeje” haahahaa ca perkthimi

  2. Siktir git mr.Erdogan... says:

    Te gjatin o beqiraaaaaaaaaa, kolotripida juaj do te gjakoset perhere nga i gjati kristian……..allah uakbar.

  3. AC/DC says:

    Mentalitet tipik by***e ngritsash,tamam albanistanase. Toke e zanun. Pa pas asgje jemi pronare thote baba. Nuk po fillon luften b.q ta shofi veten ne anadoll. Qe te shpetoje dhe perndimimi nga selçuket,sivllezerit e sumengritasat albanistanas.

    1. Jam grekqir robqir says:

      Ac/Dc grekqiri robqiri
      Po ç’lidhje kanë shqiptarët me deklaratat e këtij satrapi ore gabel jevg grekqir, shqiptarët kanë vuajtur vetë nën sundimin osman, biles kanë vuajtur me shumë se ju, sepse shqiptari luftonte dhëmbë për dhëmbë me turqit kurse ju jepnit bythën e zezë në këmbim të favoreve. Të ngeli kari i shqiptarëve në gojë ore hale grekqire..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje