Fatmira Hajdari nuk dorëzohet pas shkarkimit, kërkon rikthimin në detyrë! Do rigjykohet nga Ina Rama

28 Shtator 2020, 18:22Kronika TEMA

Gjyqtarja e shkarkuar e Apelit në Tiranë, Fatmira Hajdari nuk dorëzohet. Tre muaj pas shkarkimit nga detyra pasi nuk justifikonte një pasuri me rreth 1 milionë USD dhe se kishte fshehur heqjen e vizës amerikane, Fatmira Hajdari ka depozituar një padi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, shkallën e dytë dhe të fundit të Vetingut, ku kërkon rikthimin në detyrë.

KPA e ka regjistruar padinë e zonjës Hajdari në 21 shtator 2020, përmes të cilës kërkon rrëzimin e vendimit të shkarkimit nga detyra.

Në padi, Fatmira Hajdari i kërkon KPA-së një hetim të ri për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, si dhe vlerësimin e saj për aftësitë profesionale.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka zgjedhur edhe trupën gjykuese për shqyrtimin e kërkesës së Fatmira Hajdarit për t’u rikthyer në drejtësi, ku relatore figuron pikërisht gjyqtarja Ina Rama, më parë ish-kryeprokurore, e cila tentoi të fuste në burg Ilir Metën, Fatmir Mediun dhe Lulzim Bashën, që të tre të shpëtuar me procedura.

Trupi gjykues i dosjes së Fatmira Hajdarit do të kryesohet nga Natasha Mulaj, ndërsa anëtarë do të jenë Albana Shtylla, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo. Mbetet për t’u parë nëse zonja Hajdari do të jetë dakord me këtë turpë gjykuese.

Fatmira Hajdari u shkarkua nga detyra në 18 qershor 2020 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Vetingut, me konkluzionin është përpjekur që të fshehë pasurinë duke shkelur ligjet si dhe nuk justifikonte me të ardhura të ligjshme një pasuri me vlerë 948 mijë USD.

Zonja Hajdari nuk kaloi as testin e pastërtisë së figurës, pasi sipas KPK-së dhe Drejtorisë për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, ka fshehur faktin që Ambasada Amerikane i ka hequr vizën për të udhëtuar drejt SHBA.

Gjatë seancës dëgjimore ku zonja Hajdari u përpoq të shpjegonte pasurinë e saj, sidomos një pallat në Tiranë, ajo u ironizuar nga vëzhguesi i famshëm ndërkombëtar Theo Jacobs, i cili tha se “unë nuk besoj te sferat magjike” dhe se ‘kam lexuar dosjen e Hajdarit të dielën pasdite duke anuluar planet e tjera”./shqiptarja.com

6 komente në “Fatmira Hajdari nuk dorëzohet pas shkarkimit, kërkon rikthimin në detyrë! Do rigjykohet nga Ina Rama”

  1. K says:

    Vetëm konfiskimi i sjell në vete këta fshatarē.

    1. Kalec Dega 2025 says:

      LOL!…konfiskuesit jane akoma me fshatare..ku dreqin do perplasesh vend tjeter , te Bunkeri i Surrelit apo Vilat e Metes?

      Trump 2020!

  2. qytetari says:

    Nje botoks i ri mund ta shpetoje hadarin qe te mos duket si hajdari!

  3. Vari Janullen! says:

    I lumte, pse te mos ja hedhi shurren surratit?! Ne vend te ishte ne pranga… !
    Vetem ketu te nxjerrin hajdut qe ke vjedhur miljona duke abuzuar me drejtesine edhe te thone i gezofsh! Shko e haji ne paqe!
    Nje gje e tille e neveritshme ndodh se nuk ishte si qellim goditja e krimit dhe hajduteve, por nderrimi i pronesise mbi drejtesine, nga prone e Sali bagles dhe Shkerdhites se tij, ne prone e mafjes nderkombetare.
    Dhe zonja e ka te qarte qe si plas njeriut se eshte e korruptuar, nuk e denoi njeri per korrupsionin. Korrupsjoni ishte vetem justifikimi per te larguar nje vegel berishiste, jo edhe aq besnike per pronaret e rinj.

  4. Ana says:

    Nje pyetje kam; Kur e ka bere shkollen kjo zonje?????????????
    Eshte martuar qe ne moshen 15 vjecare, pra edhe te mesmem pa bere. Shkoi andej nga Tropoja, beri femije….Nuk me del llogaria se kur e ka bere te mesmem dhe te larten.
    Ju lutem verifikojeni pakez se me duket se kete gjyqtaren e kemi me 8 – vjecare….

  5. Prostituta Kombetare Sali says:

    E ka pamjen si kengetare tallavaje!
    Me Xhesika Ndoj, Ciljeten, Xhiken e Agim Docin, do krijojne grupin muzikor’ femrat e Partise’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje