Ilir Meta përfshihet në “fushatën e Durrësit”: Ky qytet është mbërthyer nga dara e abuzimeve bashkiake

28 Shtator 2020, 18:59Politika TEMA

Ilir Meta duke shpërndarë një shkrim në lidhje me çështjen e inceneratorëve, ka bërë thirrje që të hetohen nga drejtësia abuzimet.

Shkrimi thekson se “tarifa e inceneratorit të Sharrës, rrezikon falimentimin e atij të Durrësit”, dhe për këtë Meta shkruan se qyteti bregdetar është i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake.

Më tej Meta kërkon që të ndëshkohen që të gjithë përgjegjësit për shpërdorimin e milionave euro.

Durrësi i martirizuar dhe plot halle nga tërmeti është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake.

Transparenca, hetimi i thelluar dhe ndëshkimi nga drejtësia i përgjegjësve për shpërdorimin e milionave euro të taksave të qytetarëve të Durrësit është zgjidhja e vetme”-shkruan Meta.

Me sa duket, edhe Ilir Meta kërkon të bëhet “faktor” në Durrës, qytet që këto kohët e fundit u kthye në epiqendër të politikës, pas një aludimi të Ramës, se do të kandidonte aty për deputet.

Gjë që më pas u mohua, ndërsa menjëherë Berisha “caktoi” Lulzim Bashën kandidat në Durrës.

3 komente në “Ilir Meta përfshihet në “fushatën e Durrësit”: Ky qytet është mbërthyer nga dara e abuzimeve bashkiake”

  1. Moni says:

    Fuck you Bastard!!!

  2. Ideali says:

    Po tundu. Dekreto zgjedhjet per kryetar Bashkie. Eshte e treta kjo Sako qe drejton e paligjshme si dore e fshehte e Dakos. Leri Llafet. Ke dhe ca te tute atje qe te tradhetuan.Apo naten beni dashuri bashke?…

  3. M says:

    Kryehajduti therret kapeni hajdutin. Ku ka arritur gjendja ne vendin tone. Ai duhet te ishte pas hekurave vite te shkuara. Ne presim dhe shpresojme qe vendi yne te sherohet nga kjo semurje 30 vjecare qe e ka mberthyer prej gryke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje