Nga njeriu që bënte be për Saliun mbi Kuran, te gjenerali Gjunkshi i akuzuar nga SHBA: Njihuni me të gjithë kandidatët e PD në Dibër

29 Shtator 2020, 17:25Politika TEMA

Prej disa javësh, Partia Demokratike është duke organizuar në çdo rreth seleksionimin e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.Të fundit në radhë, për të zgjedhur shortlistën e kandidatëve të tyre ishin dibranët. Por, cilat janë figurat e përzgjedhura nga PD për të shërbyer në Kuvendin e Ardhshëm? A kemi të bëjmë me figura vërtet të pastra, të cilat meritojnë të përfaqësojnë popullin e Dibrës? Le t’i marrim me radhë.

Xhemal Gjunkshi – Ish-gjenerali, i cili iu bashkua Partisë Demokratike në vitin 2013 si shpërblim për kalimin e Shtëpisë së Oficerëve në pronësi të PD. Një ndër aferat më të bujshme të kohës, por asnjëherë i hetuar për këtë, Gjunkshi kryeson listën aktuale të të zgjedhurve në Dibër. Për më tepër, ish-gjenerali është babai i Edis Gjunkshit, i cili u ndalua sepse tentoi të ushtronte dhunë në një qendër votimi mbi komisionerët.

Por kush është Xhemal Gjunkshi? Ndalemi në një kabllogram të ambasadorit të SHBA për ish shefin e shtabit të përgjithshëm të FA, sot deputet i PD Xhemal Gjunkshi. Një kabllogram shokues që ish- ambasadori amerikan Xhon Withers i ka dërguar Departamentit të Shtetit në nëntor të vitit 2008, lidh ish shefin e shtabit ne ate kohe, kolonel Xhemal Gjunkshi me një skemë të mirëfilltë korruptive në ushtrinë shqiptare. Kabllogrami zbulon se kolonel Gjunkshi, në atë kohë komandat i regjimentit të komandove është akuzuar nga një grup oficerësh të ushtrisë shqiptare se merrte rryshfet për të emëruar ushtarakët në misionet paqeruajtëse jashtë shtetit, kryesisht Irak.

Ambasada amerikane në kabllogram thotë se pagesa e ryshfetit që një ushtarak duhet të paguajë për të shkuar në Irak është 7 mijë dollarë, gati gjysma e shpërblimit që ata do të merrnin për një periudhë 6 mujore qëndrimi atje.Grupi i oficerëve, që ka akuzuar kolonel Gjunkshin, përmes një letre konfidenciale kanë vënë në dijeni për këtë aferë drejtuesit më të lartë të qeverisë.Në letër, shefi aktual i shtabit akuzohej jo vetëm për rryshfete në përcaktimin e komandove që shkonin me misione jashtë shtetit, por edhe si i përfshirë në skema të tjera korruptive.

Siç zbulon dhe kabllogrami oficerët madje kanë kërcënuar se do ja dërgojnë letrën edhe gazetës prestigjoze New York Times, e cila në atë kohë ishte bërë jo pak e njohur në Shqipëri për shkak të investigimeve mbi korrupsionin në ngjarjen e Gërdecit. Ambasada shkruan se praktikë e rryshfeteve në misionet paqeruajtëse nuk është e re për ushtrinë shqiptare dhe pasojat e saj janë se në misionet komando jashtë po dërgohen edhe njerëz të patrajnuar. Shtete e Bashkuara kanë qenë mjaft të shqetësuara nga kjo skemë e gjerë rryshfetesh në ushtri dhe vetë ambasadori Widhers shkruan në dokumentat nisur Uashingtonit se do e ngrinte këtë shqetësim tek drejtuesit më të lartë të qeverisë.

Ish komandanti i regjimentit të komandove, kolonel Xhemal Gjunkshi u vendos nga Berisha me pas në krye të ushtrisë shqiptare.Më poshtë ndodhet kabllogrami i plotë i Ambasadës:

“Ministria e Mbrojtjes u zhgënjye kur mësoi se misioni i saj në Irak do të përfundonte në fund të dhjetorit, pasi Shqipëria nuk u përfshi në listën e vendeve të koalicionit ku qeveria italiane do të kërkojë të qëndrojë.

Një arsye mund të jetë vazhdimi i praktikave për të kërkuar ryshfet kur përzgjidhen oficerët për vendosjen e trupave jashtë vendit.Kjo praktikë korrupsioni nuk është e re dhe oficerët deklarojnë se është ulur disi qëkur qeveria amerikane e trajtoi këtë problem pak vjet më parë. Por ata pranojnë se praktika ekziston ende, dhe kjo e bën të vështirë formimin e një njësie koherente ushtarake. Praktika kohët e fundit është bërë shkak për ankesa nga oficerë të nivelit të ulët. Ambasadori Ëithers do ta ngrejë këtë çështje në takimin e tij me ministrin e Mbrojtjes, Oketa, javën e ardhshme.

Sipas raportimeve jozyrtare, komandantë të lartë kërkojnë një ryshfet deri në 7000 dollarë nga një ushtar që kërkon të shkojë në Irak apo Afganistan. Kjo sasi është sa gjysma e shumës që ushtarët marrin nga burimet ndërkombëtare gjatë qëndrimit të tyre gjashtëmujor, duke marrë si të vërtetë se mesatarja e shumës ditore është 80 dollarë në ditë.Shumë oficerë nuk mund ta paguajnë këtë shumë përpara zhvendosjes së tyre, kështu që ata kërkojnë të marrin borxh, të cilin e paguajnë gradualisht duke dërguar gjysmën e pagesës ditore pasi vendoset jashtë vendit.

Edhe pas këtyre pagesave, shuma e parave e marrë nga dërgimi jashtë vendit është e konsiderueshme për një oficer shqiptar, kështu që shumë oficerë janë të gatshëm ta paguajnë ryshfetin.Por, megjithatë, ka pasur ankesa.

Në tetor, një grup ushtarësh nga Regjimenti Komando ka shkruar një letër të pafirmosur për liderët e qeverisë së Shqipërisë dhe kanë dërguar një kopje, duke deklaruar se kolonel Xhemal Gjunkshi, komandant i Regjimentit, i kërkon këto ryshfete dhe është i përfshirë në skema të tjera korrupsioni; ata kërcënuan se do t’i dërgojnë ankesat e tyre në “New York Times” për publikim.

Kontingjenti i fundit në Irak është dërguar në shtator, që do të thotë se ata e përfundojnë misionin e tyre më herët se afati gjashtëmujor dhe nuk do të jenë në gjendje që të përfundojnë së paguari borxhet e tyre. Kjo mund të jetë një arsye që Ministria e Mbrojtjes po konsideron vendosjen e grupit nga Iraku në Afganistan menjëherë pas kthimit të tyre nga Iraku, në mënyrë që ushtarët të përfundojnë periudhën e tyre gjashtëmujore dhe të përfundojnë pagesën e borxheve.Një nga shumë pasojat negative të kësaj praktike korrupsioni është se meqë vetëm oficerët që paguajnë ryshfetin përzgjidhen për vendosjen jashtë vendit, dyshohet se ata mund të jenë persona të trajnuar pak, apo të patrajnuar.

Kur ne i pyetëm punonjësit e Ambasadës për këtë praktikë, u informuam se ka pasur një rënie të saj qëkur ambasadorja Marcie Ries e ngriti këtë çështje dy vjet më parë. Oficerët pranuan se që prej dy vjetësh praktika ka pësuar rënie, por ekziston ende.

Punonjësit deklaruan se kjo praktikë është rezultat i pagave të papërshtatshme që marrin oficerët, gjë që krijon nxitje për korrupsion, dhe se problemi nuk do të zgjidhet derisa pagat e ushtarëve të rriten në një nivel të përshtatshëm. Ambasadori Withers planifikon ta ngrejë këtë çështje në takimin e tij me ministrin e Mbrojtjes, Oketa, të programuar për më 20 nëntor”.

Luan Haka – Një figurë emblematike e PD. Ish-drejtori i kujdesit shëndetësor, që gjatë më shumë se një palë zgjedhjesh vizitonte me radhë Macukullën, Derjanin, Suçin, Bazën, Ulëzin, etj, duke u kërkuar votuesve të djathtë apo personave të tjerë që premtonin votën per PD që të betoheshin mbi Kuran se do të votonin Sali Berishën. Për këtë, shpesh etikohet në Dibër si mjeku hoxhë që vendosi mjekët e Peshkopisë në listë për të votuar PD ose ndryshe në listën e papunësisë. Gjithashtu i ndaluar për dhunë në qendër votimi.

Ilir Hysa – Nënkryetari i PD në Dibër, edhe ky një figurë i njohur për policinë. Ashtu si tre të tjerët, edhe ai pjestar i “grupit të zjarrit” të rrahjes së komisionerëve dhe simpatizantëve socialistë në të gjithë zonën, raportojne mediat.

Albert Kojku – Baba i tre fëmijëve të vegjël, me profesion mësues. Në dukje, një figurë e denjë. Njëkohësisht ai është edhe drejtuesi i Shoqatës Ardhmëria, një shoqatë fetare islamike që organizon sofra profetike, që ka një blog në Youtube dhe tenton të masivizojë besimin musliman në të gjithë krahinën.

Deri këtu, nuk ka asgjë të keqe, por Shoqata nuk disponon asnjë dokument për mënyrën e financimit, personat që e mbështesin, kush qëndron pranë saj, cilat janë aktivitetet etj, duke bërë që të duket jo pak e dyshimtë në qëllimin e saj.

Mirela Mazari – Një zonjë e zgjedhur si përfaqësuese e Dibrës, por që prej vitesh jeton në Tiranë dhe që për shumë vite ka punuar në Bashkinë e Tiranës, duke qenë absolutisht e shkëputur nga realiteti dibran.

11 komente në “Nga njeriu që bënte be për Saliun mbi Kuran, te gjenerali Gjunkshi i akuzuar nga SHBA: Njihuni me të gjithë kandidatët e PD në Dibër”

  1. cic mic says:

    pike per te majtet kur eshte gjunkshi kandidat….te dini historite e tij kur ishte ushtarak do mbani barkun me dore….mos te them qe jan kthyer ne barcaleta. Por nejse gjynah lulushi cun i zgjuar edhe bie ne keto gropa.

  2. Nik says:

    çfar roli ka policia dhe shèrbimi sekret shqiptar kur njè doktor ju imponon kolegève doktora te betohen mbi kuran se do te votojn berishen ,kjo eshte òmenduri dhe me keq se ky terrorist qe tremb koleget ka hyr ne shume nene te ligjit dhe t’a rrasin brenda dhe mbas tij vjen ky mesuesi qe reklamon religjonin terrorist myslyman te shtyrè nga hoxhallar bastard qe kane studjuar ne vendet arabe dhe turqi .Keto informacione dihen ,perse nuk vepron policia kunder hoxhallareve qe vihen ne gare me keta dashnor si doktorri dhe mesuesi te fesè otomane??

    1. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

      99% (per mos te thene 100%) e policise apo sherbimit sekret jane muslimon brother’s kshq………. gezuar ramazonin.
      PD,LSI, tourkotsamides etj jane grupime islamikesh,votuar dhe ne sherbim te muslimon brother’s ne Albanistan.

  3. Rexha says:

    Gjunkshi qenka per deputet, i shkoka karakteri, gjibvenes, mashtrues tamam per deputet. O Lul Basha, po kaq budall paske qene, me ta fut berisha ne ç’do kohe. Po ç’jan keto kandidate or pall, u dogj PDja per njerez te rinj. Po pse ne vend qe te ecim perpara, ben vend numro. Se kupton qe i ka ikur koha gjunkshave, apo pirdh pirdh. Nuk e di pse e denove PDne keshtu, vetem per te realizuar amanetet e berishes. Shum keq, po vot se zor qe te jap.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Ku merr vesh ai.. Garbage out, garbage in..

  4. Gjenerata 1964 says:

    Ku eshte katandisur shoqeria shqipetare ta perfaqsoje nje islamiste.Neqoftese eshte vlere ky islamiste mos ardhte kurre kjo demokraci.

  5. lef hazizi says:

    Vetem se i dhuroi SHQUP-in PD nuk mund ta akuzosh Gjunkshin,se ate ia ka dhuruar Edi Rama si miq qe jane me Berishen, se ndryshe ia kishte marre ai per 8 vjet ne pushtet dhe ua kishte kthyer veteraneve te nderuar te cilet Rama i urren aq shume.

  6. Fshati Muhurr says:

    Ne Diber humbi garen nje mjek, nje intelektual i vertete, Dr. Bajram Balliu!
    Politika dhe ardhmeria e Republikes tone ka rene ne doren e qoftexhinjve dhe fondamentalistave. Kemi shkelur me kembe cdo vlere shteterore te arritur me mund dhe djerse deri me tani dhe e kemi hedhur shtetin ne dorene e ketyre amatoreve qe nuk kane lexuar asnje liber ne jeten e tyre. Me se paku, ketyre pseudo kandidateve duhet t’ju vije turp nga vetja se po marrin pergjejgjesi te medha persiper dhe te futesh ne parlamentin e nje vendi duhet te jesh artist i fjales dhe jo mi arash e gagac funksional.Une kam pershtypjen se keto deputete as ne profesionin e tyre jane nen mesatare dhe jo me te pretendojne per deputete.
    Pune te mbare ju prishesit e parimeve te Republikes, do te jepni llogari, energjia si negative ashtu dhe pozitive nuk humbet kurre!

  7. uskania says:

    Gjunkshi pagoi deputetllëkun e parë te Lulushi. Këtë e dinë të gjithë. Me që i pari u dogj gjysma, duhet larë borgji. Hahaha!

  8. Na myten says:

    Dibra ia paska fut Shqiprise se Mesme dhe osht bo Meka e Shqiperise. Tu pi raki me dore mbi Kuran e kane te ardhmen e sigurte.

  9. Supaxhiu 300 evro says:

    Shtet i pjerdhur ,kur fondamendalistat hedhin valle nèn hundèn e K/Ministrit ,mblidh kuvendin urgjentisht dhe aprovo dekrete per rezikshmerin e terroristeve qe marrin votat me kuran ne dore,kontrolloni hoxhallaret nje per nje se nga vijn,ku kane studjuar dhe çfar predikojn òdo dite popullit fukara dhe femrave qe ju imponojn veshjet arabe dhe burka.Situata eshte pertoke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje