Rama bën ironi gazetarët dhe i dërgon mesazh Bashës që të durojë: Këtu do më keni edhe 5 vjet, pastaj flasim! Do privatizojmë Kryeministrinë, Teatrin, Gjykatën, TKOB, godinën e UT. Do ti bëjmë kazino

29 Shtator 2020, 15:17Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama tha se do të jetë në politikë deri në vitin 2025. “Këtu më keni edhe 5 vjet, pastaj flasim”, iu tha ai gazetarëve në konferencën për shtyp, pasi u pyet për idenë e legalizimit të kanabisit.

“Nuk heq dorë nga ajo ide, do e bëjmë kur të jetë gati”, tha Rama.

I pyetur nëse do të legalizohet kanabisi në këtë legjislacion, Rama tha:

“Legjislacioni s’ka mbaruar akoma, do jetë gati kur të jetë gati e njësoj si amnistia fiskale është e lidhur me konsultime dhe ekspertizë ndërkombëtare mos u nxitoni, këtu më keni edhe 5 vjet, pastaj 2025 -2029 flasim, flisni ju se unë, po flasim flasim”.

“Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do privatizohet? (qesh) Po është e vërtetë, është një paketë privatizimesh, Kryeministria, TKOB, Galeria e ASrteve, godina e Universitetit dhe Korpusi Gjkyqësor më duket do privatizohen do bëhen kazino”, e mbyli Rama përgjigjen e tij me ironi për pyetjen e fundit nga gazetarja.

5 komente në “Rama bën ironi gazetarët dhe i dërgon mesazh Bashës që të durojë: Këtu do më keni edhe 5 vjet, pastaj flasim! Do privatizojmë Kryeministrinë, Teatrin, Gjykatën, TKOB, godinën e UT. Do ti bëjmë kazino”

  1. ERTV says:

    Tek rrapi ore në Mashkullorë
    Foli Ed Rama me gojë.
    Këtu do rri sa trapi të me dojë
    200 vjet sa rrapi në Mashkullorë…

    1. Rrapi says:

      Po e pate trapin me te madh se te Edit, ta bej hallal komentin. Nryshe, mbaje per vete kengen (edhe trapin e Edit).

  2. Gri says:

    Mire e ka! S’mund ti thote njeri soc i thone Sales, Ilrit dhe Lulit:
    Sale Gerdeci, Ilir floriri 7%, Lul rruga e kombit, 21 janari dhe shitja e detit.
    Rama duket e keqe shume e vogel!

  3. Je Gjigond KM

    KUJDES TÄRZÄNI PLÄK
    BIRISHIN SE E DUN ME LUJT ???????????????

  4. Nevrikari says:

    O Ed palloshi…..sa te kesh Sal Birishin….talle rroçkën me ate popull????…hë më të lumte trapi….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje