FOTOT/ Demonët e një dive: Rrëfimi tronditës i këngëtares së njohur, nga abuzimet, tek tentativa e motrës për ta shitur

30 Shtator 2020, 12:27Lifestyle TEMA
FOTOT/ Demonët e një dive: Rrëfimi tronditës i

Ajo është një ndër këngëtaret më të famshme në botë, me një karrierë të jashtëzakonshme.

Por jeta nuk ka qenë aq e lehtë për Mariah Carey, tashmë 50 vjeç.

E lindur në një familje të varfër, me një nënë të bardhë dhe baba të zi, ajo është përballur me një fëmijëri tronditëse.

Gjë që Mariah ka vendosur ta rrëfejë për herë të parë.

Ajo thotë se është dhunuar vazhdimisht nga familjarët e vet, ndërsa sherret kanë qenë të shpeshta në familje.

Aq sa në një rast, janë dashur plot 12 policë, për të ndarë të atin që zihej me vëllain e saj të madh.

Kur ishte vetëm tre vjeç, nëna e saj u nda nga i ati dhe për shumë vite i është dashur të jetojë nëpër “kasolle”, mes një varfërie ekstreme dhe dhunës së përhershme.

Por edhe mes racizmit, pasi ajo nuk ishte e bardhë.

Mamaja e saj ishte braktisur nga familja, pasi të martoheshe me një njeri me ngjyrë në atë kohë, ishte diçka e paimagjinueshme.

Ndaj ato kanë vuajtur gjatë.

Si të mos mjaftonte kjo, Mariah tregon se është dhunuar nga motra e saj më e madhe, Alison, e cila madje, kur ishte 12 vjeç, ka tentuar ta shesë Mariah, për prostitucion.

Por gjithçka ndryshoi kur ajo takoi Tommy Mottolan, bosin e Columbia Records dhe Sony Music.

Carey thotë se gjithë karrierën e vet ia detyron pikërisht atij, megjithëse erdhi me një çmim të rëndë.

Këngëtarja u martua me të në vitin 1993, kur ishte vetëm 18 vjeç.

Ai ishte 21 vjet më i madh dhe sponsorizoi karrierën e saj, duke paguar plot 1 milion dollar për albumin e parë të Carey.

Por ajo nuk pati kurrë një tërheqje fizike dhe seksuale ndaj tij, dhe martesa me Mottola u kthye një ferr i vërtetë, pasi ai e kontrollonte kudo atë.

Carey thotë se ndihej si në burg, pasi ai i kishte vënë kamera në çdo ambient të shtëpisë për ta kontrolluar, ndërsa i kishte vënë edhe roje të shumtë, të cilët e ndiqnin në çdo hap.

Këngëtarja thotë se mbante gjithmonë një çantë me rroba, gati për t’u arratisur, por kishte frikë ta bënte një gjë të tillë, pasi njëherë Mottola e kërcënoi me thikë, në sy të shumë njerëzve të tjerë.

Gjithçka ndryshoi kur ajo njohur sportistin Derek Jeter, me të cilin u arratis.

Ai ishte mashkulli i dytë në jetën e saj, ndërsa më pas pati një mori meshkujsh në jetën e saj, shumë prej të cilëve ajo nuk do t’i përmend, për shkak të zhgënjimeve.

Mes tyre, edhe reperin Eminem, me të cilin pati një histori të shkurtër.

Në vitin 2008 ajo u martua me komedianin Nick Cannon, me të cilin bëri dy fëmijë, para se të ndahej në vitin 2016.

“Fëmijët e mi nuk vuajnë si unë.

Atyre të paktën s’do t’iu vijë ndonjëherë policia në derë”, thotë Carey, e cila gjithësesi, nuk pranon të flaës për problemet e tashmë, siç është sëmundja bipolare nga e cila ajo vuan.

(TemA)

7 komente në “FOTOT/ Demonët e një dive: Rrëfimi tronditës i këngëtares së njohur, nga abuzimet, tek tentativa e motrës për ta shitur”

  1. aaaaa says:

    Nejse sido qe te justifikohet prap kurve eshte.

  2. Scutari says:

    Kjo ka harruar pjesen kur ka punuar si prostitute!! Eshte edhe mosmirenjohese ndaj njeriut qe luajti rolin e Zotit per te, qe e mori nga rruga dhe e beri topten!!

    1. !!!! says:

      mosmirenjohes kundrejt kujt ? kundrejt atij qe e ” ndihmoj ” per ta shkerdh… yer dhe per ta zhvat per 20 vjet rresht ?
      Per kete eshte mos-mirenjohese ajo ?!! Ti besh mire dikuj, nuk do te thote qe merr patenten per abuzim. ‘ Miresi ‘ eshte ajo qe nuk pret te shperblehet or mik.
      Zeri i Mariah Carey- t rreshtohet me zerat me te bukur ne bote. Me ish burrin e saj apo pa ish burrin e saj, talenti i saj do zbulohej.

  3. Luli says:

    Kjo eshte nje menyre per te mbijetuar , cdo femer mund ta bej dhe e ka ne gjak per ta bere
    Femrat jane si puna e kuperit qe u ngjitet dhe kapet pas pemeve ndersa bmeshkujt si puna e trungut te pemeve
    Thenjet e tjera Kurve ,putane baxhelle e te tjera jane te kota dhe urejtese nga ana e Meshkujve
    Cdo njeri bene karjere si ti vije dhe pa norma
    Por Shqipetaret jane te egere dhe te pa zhvilluar me keto metoda dhe me kete stil te jetes

  4. Nuk me takon “mua”
    te komentoj e bej Moralistin e nji bote parazitesh ,
    Xerrosh ,,qe ne jeten e vet i mungon cdo Gravitet
    qe ngado ti shtypesh kaptinen,
    qisin vetem vrer .
    I lshojn komentet thjesht per inerci,si me pas perpara Vip-et e Mhalles ,
    nderkoh qe eshte fjala per nji ⭐ Boteror .
    I duket ndoshta kjo menyre cfryrjere ;
    si dyshek shpetimi,
    nga dallget e frustrimit te jetes se vet . ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje