Ish-deputeti i PD garon për KQZ, Murrizi e mbështet: Duhet të jetë burrë m “B” të madhe që mos trembet kur e marrin në celular

30 Shtator 2020, 20:53Politika TEMA

Ish-deputeti i PD, Sali Shehu u paraqit para Komisionit të Posacëm për të folur për kandidaturën e tij si komisioner në KQZ.

Ai u shpreh se do të merrte pjesë pasi dëshironte që Shqipëria të kishte një palë zgjedhje të ndershme.

Gjiknuri me të qeshur, vendosi që t’i linte radhën për të folur Myslim Murrizit, i cili me ironi i kujtoi kohën kur ka qënë vetë “viktimë” e zgjedhjeve.

Sali Shehu: Nuk kam nevojë të flas për vete, besoj në faktin se ndryshimi i ligjit do të sjellë të reja për zgjedhjet dhe besoj se një harmonizim elegant ti japë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Damian Gjiknuri: Na godite dy palët. Po ja lë Myslimit se është palë e tretë këtu.

Myslim Murrizi: Palë e tretë zoti Gjiknuri prej 31 vitesh janë vetëm shqiptarët që kanë ngrënë shkelmat e 2-3 palëve në kurriz. Ti e di shumë mirë.

Unë jam viktimë e ikjeve të zgjedhjeve në drejtim të paditur tre herë rresht. Unë mbështes gjithçka tha Shehu dhe ka ardhur koha që duhet të jetë burrë me B të madhe që të mos trembet kur në celular e merr Hasani apo Hyseni.

4 komente në “Ish-deputeti i PD garon për KQZ, Murrizi e mbështet: Duhet të jetë burrë m “B” të madhe që mos trembet kur e marrin në celular”

  1. Juristi says:

    O bo bo.Edhe ky kandidon?E tmerrshme

  2. kerkesa says:

    çfare eshte kjo pune, kerkojne te gjithe te degraduarit e pd-se te kryesojne komisionin! para pak lexova per Rusmahilin, tani ky dhe me duket se do ngrihet dhe Bashkim Gazidede te konkuroje per ate post.

    1. Loku says:

      Thone qe e ka bere aplikimin javen e kaluar!

  3. Gazetarja says:

    Ky eshte nje burre me H te madhe. Eshte mjeshter per te vjedhur. Lerjani atij te numuroj votat dhe e ben numurimin me mend ! Eshte mjeshter . Pse beni sikur nuk e njihni ? Apo keni frike sepse….
    Jane keta njeres , prandaj nuk behet ky vend !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje