Karmina shpjegon pse u skualifikua Astrit Veliaj në Berat

30 Shtator 2020, 20:15Antena TEMA

Pas lajmit se Astrit Veliaj u skualifikua në Berat, shumë demokratë pyesin të shqetësuar, nëse kjo ishte një direktivë e partisë, apo vërtet populli i Beratit reagoi kundër tij.

Analisti Qim Peka i Zeni TV shpjegon për fansat e Karminës:

“Astrit Veliaj kishte nevojë të merrte një mësim.

Ai ka qenë bashkëpunëtori im i vjetër.

Unë e caktova atë pronar televizioni qysh në vitin 2010, duke i premtuar se do bëjmë televizionin më të madh në vend.

Ai e pranoi postin dhe për disa vite u tregua korrekt me pagesat ndaj meje.

Pastaj doli në opozitë dhe më mbylli televizionin në një moment të vështirë për mua, kur sa kisha bërë dhe aksident.

I thashë që këtë do ta paguash shtrenjtë.

Dhe ja ku erdhi dita.

Ai njeri që bleu mandatin nga Ed Halimi me 500 mijë euro dhe më la mua pa punë, nuk mund të bëhej më deputet i PD.

Ai duhet ta kuptojë se pa kontribut financiar nuk mund të jesh deputet i PD.

Akti i braktisjes sime prej tij është aq i rëndë, sa është detyruar Zeni të nxjerrë paratë e djersës dhe gjakut nga sunduqet e të bëjë televizion për mua.

Pra ky ka arritur të detyrojë dhe Zenin të paguajë për herë të parë në jetë të vet për të bërë një television, se i dhimbseshin paratë të paguante një TV në opozitë.

Tani ai nuk ka më punë me PD.

Nga ana tjetër ne ja kishim fal faktin që ai është kushëri i Erion Veliajt dhe bënim sikur nuk e kishim parasysh këtë fakt.

Por kur pamë që ai e kishte fshehur në formular këtë gjë, nuk mund ta toleronim.

Kjo vlen dhe si mësim për të tjerët, dhe sidomos ata që nuk janë treguar të gatshëm të paguajnë në opozitë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje