"Shalqi me provë", ja 50 premtimet e bujshme të pambajtura të Lulzim Bashës

30 Shtator 2020, 16:00Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi 

Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2020, kryetari i Partisë Demokratike dhe rrethi i tij, kanë intensifikuar fushatën e premtimeve, për të maksimalizuar numrin e votave.

Premtimet janë në kufijtë e fantazive që nga pagat deri në 1.2 mijë euro në muaj, dyfishim të ndihmës ekonomike, çek 1 mijë euro për bizneset e vogla, bursa të plota për studentët që vijnë nga familjet me të ardhura të ulëta, pension minimal 250 mijë lekë etj. Kur e pyesin se ku do i gjejë paratë, përgjigja nuk ndryshon: Do anuloj tenderat dhe koncesionet korruptive.

Kryeministri Edi Rama, premtimeve të kundërshtarit politik, iu përgjigj me një batutë, duke thënë se Basha është shalqi me provë.

Lulzim Basha është pjesë e rëndësishme e politikës dhe ka mbajtur pozicione drejtuese shtetërore që nga viti 2005. Drejtimi për katër vite i Bashkisë së Tiranës ishte edhe prova e tij më e madhe deri më sot për të treguar seriozitetin dhe përgjegjshmërinë para qytetarëve sa i takon mbajtjes së premtimeve.

Nëse si ministër i Jashtëm, i Transporteve dhe i Brendshëm graviteti i përgjegjësisë për mos mbajtjen e premtimeve binte mbi Sali Berishës, emri Lulzim Bashës lidhet premtimet më të bujshme dhe spektakolare që nuk u mbajtën kurrë si kryebashkiak i Tiranës.

Tramvaji Kinostudio-Kombinat, ndërtimin i Unazës së Madhe, bulevardi i ri, karta e studentit, 30 mijë vende pune, hipotekim të të gjithë apartamenteve, 30 mijë vende pune, transport publik falas për disa kategori, ulje të taksave nga 2-5 herë dhe heqje të 60 taksave, janë vetëm disa nga 50 pretimet më të bujshme të Lulzim Bashës, të cilat mbetën letër. Basha nuk kishte asnjë justifikim për mosmbajtjen e premtimeve, pasi në krye të qeverisë, dy vitet e para të mandatit, ishte Sali Berisha.

Disa nga pretimet e pambajtura të Lulzim Bashës

Ndërtimi i një tramvaji Kinostudio-Kombinat

Zgjatjen e Bulevardit nga Stacioni i Trenit tek Bregu i Lumit

Ndërtimin i Unazës së Madhe

Te stacioni i trenit do ndërtohet aty stacioni interurban i automjeteve

Dy nënkalime përgjatë segmentit rrugor nga “Zogu i Zi” deri tek Dogana

Karta e studentit

Korsi për biçikleta

Hipotekimi i të gjitha apartamenteve

30 mijë vende pune

Heqje nga rruga e fëmijëve që lypin

Kalimin e kompetencave tek minibashkitë për dhënia e lejeve për ndërtime

Ulje të çmimeve të mallrave dhe ushqimeve

Ulja e taksave nga 2-5 herë

Heqja e 60 taksave

Ngritja e një task- force për punësimin e të rinjve

Financimi i stazhit për ata që mbarojnë universitetin.

70 për qind e atyre që mbarojnë stazhin do t’u ofrohet një vend pune

Parqe të vogla dhe qendra argëtuese

Ndërtimi i një parku tjetër të madh për Tiranën

70% e të rinjve të tyre do t’u ofrohet punësim i përhershëm në sektorin privat

Zhvillimi të 14 qendrave urbane dytësore

Krijimi të 5 strehave për të varfrit.

Transport publik falas për të moshuarit, fëmijët dhe personat në ndihmë sociale.

Më pak se 30 nxënës nëpër klasa.

Programe atraktive për të ulur nivelin e braktisjes së shkollës nga fëmijët

Një Bibliotekë Universitare.

Krijimin e një qyteti policentrik, me hapësira të gjelbra.

Ndërtimin e një parku tjetër në Tiranë

Do të dyfishohen hapësirat me gjelbërim

Korridor Rekreativ i Lumit të Tiranës

Parkingje për të zgjidhur problemin e trafikut

Referendum për çështjen e Piramidës

Do të forcohet disiplina fiskale vendore

Do ulet pesha e shpenzimeve për paga dhe ato administrative

Do të kontrollohen dhe turpërohen në publik çdo spekulues me çmimet në Tiranë

Do të ngrihen qendrat e informimit në të gjitha njësitë bashkiake

Linjë telefonike antikorrupsion

Rrjeti për destinacionet turistike të Tiranës

Do të rikthehen të gjitha ambientet sportive

Qendër multifunksionale sportive publike

Qendër rekreatives portive publike për të gjitha moshat në çdo njësi bashkiake

Paketë stimuluese për gratë në marrëdhënie pune

Do të shumëfishohen qendrat e kujdesit parësor

Spitali i Sanatoriumit do të shndërrohet në një spital moder

Sistem mbikëqyrje dhe inspektimi të punimeve ndërtimore

Do të lehtësohet dhe zgjidhet kaosi i trafikut

Do të hapen akse të reja rrugore të qytetit dhe pika hyrëse e dalëse të tij

Do të rehabilitohen rrugët pa ndriçim.

Do të rehabilitohet Parkut i Dajtit

Strategji për të rigjallëruar sektorin ndërtimor (Shqiptarja.com)

20 komente në ““Shalqi me provë”, ja 50 premtimet e bujshme të pambajtura të Lulzim Bashës”

  1. Ed says:

    THJESHT COPE MUTI ESHTE KY

    1. Socialisti i vertete says:

      Cope muti si Rama, Meta Berisha e shume e shume te tjere.

  2. Ndroqi says:

    Akoma vazhdoni me kete Lyl fyellin,ky si koqe qe eshte nuk i ka problem premtimet,lereni ne delirin e tij ne maje te strumbullarit,ose hurit,?!

  3. Nafia says:

    Shikoni keta surreter,votojini dhe dorezojani pushtetin ketyre legenave…..

  4. LUL Holandezi says:

    Shumë e saktë..
    24 karat në b24h mashtrues.
    Bejini dhe një Ramës ju lutem.
    Ta shohim po ai ka mashtruar.
    Me këtë qëllim ti demaskojmë keta mashtrues.
    Qe hapin thesin gjithmonë sa herë ka zgjedhje.
    Dhe pastaj tallin car-in ? me popullin.

  5. Hapu Xhipe says:

    Nga 1 dashnore per cdo antar te ri ne PD per 2 vitet e para, tekja par e rakis dhe 2 qofte i paguan Luli ke tymi, kush shurron te kembet e ures dhe nuk e shef njeri, ka shperblim 1 uj me gaz. Shatervan te ri per njerzit qe te lajn kepucet pas cdo mitingu te PD-s. Etj..etj. Pra votoni Lulin.

  6. Baca-Bajram says:

    Po mire qe botoni listen e premtimeve te Lululkes, por do ishte me mire te botonit listen kerdis qe beri kur ishte Kryetar Bashkie apo minister ne qeveri, milionat qe vodhi ne Rrugen e Kombit, 21 Janarin, afaret korruptive me familjen e tij e te tjera pun si keto. Doni me per Lululken…!?

  7. artiles says:

    Kunder propaganda ju vjen per shtat se duket sikur opozita eshte vetem Basha dhe Meta!
    Mendoni pak më tej, se opozita është populi i zhgënjyer nga aroganca e pushtetarëve, që kontrollohen vetëm nga humori i Ramës!

  8. Xha Braho says:

    Doci ka ngaterruar diten e zgjedhjeve,25 prill 2020 dmth zgjedhjet sipas atij jane bere.hahaha e forte kjo.

  9. Konica Usa says:

    Si mundet Shqiperia e 2020 te ket kandidat per kryeminister nje njeri qesharak si ky kllouni i Saliut?!

  10. Nafia says:

    Une mendoj se PD-eja ka bere perparim te madh,nga nje kriminel si Saliu ne krye tani ka nje karagjoz,d.m.th.nga tragjedi ka kaluar ne komedi,progres qe duhet vleresuar,se nga vrasjet kemi kaluar ne argetim.

  11. emigranti says:

    po do filloje prape te djege cdo gje sepse me pare i kishte ndertuar enveri tani i ka ndertuar edi rama, fillojne prape bandat kriminale , vjedhjet me maska e shume gjera te tjera une per veten time nuk besoj me mire ne shqiperi te behet referendumi per ta marre nja 5 vjete gjermania ose usa

  12. Kapelja says:

    I mbajti premtimet Veliaj.
    Prishi Teatrin Kombetar .
    Prishi Ish Stadiumin Qemal Stafa.
    Muk ka ndertuar as nje park te ri .
    Nuk ka ndertuar asnje Biblotek.
    Ka dhene qindra leje ndertimi per pallate dhe kulla.
    Betonizoj gjithe Tiranen.
    Tirana sot nder 3 qytetet me te ndotura ne Evrope.

  13. Noli says:

    Basha nuk i mban mend as vete ato qe premton.
    Mashtrues qe premton pa llogari.
    Basha e di qe nuk vjen ne pushtet se nuk ka vota.

  14. AVNI RUSTEMI says:

    HAHAH PO GENJESHTRAT E PERDIDSHME TE RAMES KU JANE?

  15. Zeni says:

    Ja ku gaboi Edi Rama kur e emertoi kete Udheheqes te Madh, Kryedemokratin e Shqipersie: A ii tha Shalqi me prove, ndersa une them se ai duhet t’i thosh Kungull me prove, ose Kastravec me prove. Madje, as keto nuk i meriton, mbasi ky nuk eshte as mish as peshk, as frut as perime. Ky nuk ka as trajte as substance, eshte si te thuash nje hibrid, midis njeriut dhe majmunit – ky di vetem te genjeje, te qeshe dhe t[ lyhet si ato kurvat e perjashtuara nga bordelot!

  16. Konjak says:

    Demokraci ne politike , dotethot , rotacion . Politikanet tane keta jane , na pelqen s’na pelqen , keta do te drejtojne , njeri dote pasoje tjetrin , sipas ca rregullave , por edhe votave te popullit .Ka dicka qe nukse shkon tek shumica e popullit ; politikanet tane , jane bijte dhe bijat tone , pra bij te popullit . Ne gjithmone ankohemi dhe sulmojme politikanet kundershtar , — te politikave qe secili nga ne eshte simpatizant — ; a thua se gjysma e popullit , nuk jane shqipetar , here njra pale e here pala tjeter . Ne nukse bejme propagant te vertete e te besushme . Propaganta jone , ose dote jete shpifie , ose genjeshtra e mashtrime ; keshtu qe ne nukse bejme nje retorike te ndersjellte , per te fituar ai grup politik qe ka me shume ide me shume aftesi profesionale dhe shoqerore , me shume njohie institucionale . Ne dim mire te shajme dhe te shesim mend , se jemi me te aftet , me te pregatiturit , ku askush s’mund te na e hedhe ; por per ironi te fatit , ne ja hedhim dhe mashtrojme vet–veten , me mire se do ta bente kete pune kushdoqoft tjeter . Eshte mire qe secili te shikoje vet -veten sa i paster eshte moralisht , pastaj ka te drejten te kritikoje cilindo tieter , qoft politikanet , ministrat apo kryeministrin . Politikanet tane , jane bijte dhe biat e ketij populli , apo i kemi te huazuar nga jasht ; Politikanet tane , jane – biologjikisht – bij identik te popullit tone : Nga rrjedh se edhe ne jemi prinderit apo vellezerit e tyre , pra jemi nje lloj -identik- me ta . Askush te mos beje te mirin , por ti kthehemi punes dhe fjales me vend e me mend .

  17. MOS E DHËNTÊ ZOTI !? says:

    SHALQINI KRYEMINISTËR ??????!!!!!!

  18. sopiqoti says:

    Lulzim Basha ?? KUNGULL I PAPJEKUR.

  19. Stape Pashi says:

    Nuk është thjesht shalqi i papjekur, por dhe i pa rritur. Është shalqi sa një kokër carac.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje