Shkatërrohet banda e rrezikshme e të miturve, 22 shqiptarë dhe 4 grekë akuzohen për vjedhje me metoda barbare

30 Shtator 2020, 18:52Kronika TEMA

Policia greke ka shkatërruar një bandë të rrezikshme grabitësish në qendër të Athinës.

Bëhet fjalë për 22 shqiptarë dhe 4 grekë, të gjithë në moshë të mitur, mëson Top Channel. Sipas policisë greke, banda operonte në zonën e qendrës së Athinës, kryesisht në zonat turistike të Akropolit,Monastirakit, Plakës dhe Ominias.

Deri tani është raportuar zbardhja e dhjetëra grabitjeve që anëtarët e saj kanë kryer ndaj qytetarëve të kryeqytetit helen vetëm gjatë muajve të fundit.

Metodat e bandës ishin shumë të ashpra, madje anëtarët e saj nuk nguronin të përdornin edhe thikat për të trembur viktimat e tyre, raporton TCH.

Në shumicën e rasteve, anëtarët e bandës e rrethonin viktimën,dhe nën kërcënim dhe presion, e detyronin t’ju jepte sendet me vlerë dhe celularët.

Nëse viktima reagonte, atëherë rrihej barbarisht madje në disa raste viktimat e dhunuara u dërguan në spital me plagë të rënda.

Ata akuzohen edhe për trafik lëndësh narkotike. Të gjithë do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.

Ndërkohë autoritet vendase u bëjnë thirrje prindërve të bëjnë kujdes lidhur me sjelljen agresive të të miturve dhe të raportojnë rastet e dyshuar se fëmijët e tyre janë bërë pjesë e bandave me qëllim për të parandaluar ngjarje edhe më të rënda kriminale.

Vetëm vitin e fundit sidomos mbas shpërthimit të pandemisë covid 19, janë shtuar ndjeshëm krimet e të miturve në vend, përkundër krimeve të të rriturve që kanë pësuar një rënie me më shumë se 12%.

Artur Bibe, Athinë

1 komente në “Shkatërrohet banda e rrezikshme e të miturve, 22 shqiptarë dhe 4 grekë akuzohen për vjedhje me metoda barbare”

  1. far e keqe says:

    Me i vogli 8 vjec ! Spo haroemi dot e na e kan fajin te huajt ! Far e keqe na qiten bojen ………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje