Sindikata e futbollit që u shëndërrua në Sindikatë politike: A do e jap dorëheqjen Andi Lila?

12 Tetor 2020, 14:55Sport TEMA

Prej 1- muaji futbolli shqiptar ka ndalur topin dhe ende nuk ka një datë se kur do të mund të rinisë, pas vendimit unanim për bojkot të marrë nga 10- presidentët e Superiores.

Në vendimin e sotëm, Liga Profesioniste vendosi sërish bojkotin e kampionatit pa afat deri në një vendim të qeverisë për të plotësuar katër kërkesat e tyre, që duhet theksuar se kryeministri Edi Rama e ka deklaruar prerazi që shumica prej tyre janë të parealizueshme.

Ndërkohë, që presidentët e Superiores vijojnë betejën e tyre me qeverinë për t’iu plotësuar ato katër pika, që shërbejnë veç për ta, për lojtarët që kanë më shumë se 1 muaj që nuk luajnë nuk flet askush.

Pak muaj më parë, në sportin shqiptar bëri “bujë” krijimi i një “Sindikate Futbollistësh”, që për kryetar vendosi Andi Lilën, një personazh që që në fillim u konsiderua si i dyshimtë dhe jo i besueshëm.

Kjo për shkak të lidhjes së tij të ngushtë me presidentin Armand Duka, që ishte dhe një nga personat që loboi për krijimin e Sindikatës së Futbollistëve.

Dhe nuk kaloi shumë kohë dhe Andi Lila përveç disa takimeve formale me disa lojtarë, nisi menjëherë të vendosej në shërbim të FSHF-së.

Në çdo vendim të kësaj Federate, Andi Lila i dilte menjëherë në mbështetje, duke e kthyer shumë shpejtë në një Sindikatë qesharake, madje edhe politike.

Kujtojmë këtu që kjo e “Sindikatë e Futbollistëve”, vijoi të keqpërdorej nga Andi Lila dhe për interesa të tij politike duke sulmuar antarë të qeverisë, sa herë këta të fundit sulmonin Armando Dukën.

Rasti më i fundit është deklarata për shtyp që “Sindikata e Futbollistëve” ka bërë në lidhje me bojkotin ku sulmon qeverinë dhe kryeministrin, me një gjuhë sikur të ishte një organizatë politike.

Dhe në fakt ashtu rezultoi të ishte. Andi Lila, kryetari i kësaj Sindikate, është zyrtarisht në listën e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike për qytetin e Kavajës.

Edhe pse ka pasur shumë kontestime për kandidimin e tij, për shkak se nuk ka asnjë kontribut në këtë forcë politike, fal lidhjeve të tij me sekretarin e përgjithshëm të PD-së Gazmend Bardhin, Andi Lila arriti që të rikonfiromej në garën për deputet.

Antarësimi i tij si deputet është një skandal më vete për “Sindikatën e Futbollit”, e cila duhet të jetë kategorikisht e shkëputur nga politika.

Fakti që Andi Lila tashmë është kandidat i PD-së, zhvlerëson të gjithë Sindikatën, që tashmë merr zyrtarisht formën e një organizate politike.

Nuk dihet ende se si do të vijohet, nëse Andi Lila do të jap dorëheqjen, por në rast se vijon  si kryetar, kjo Sindikatë e humbet gjithë qëllimin dhe misionin e saj për të ndihmuar futbollistët.

Do jetë thjesht një Sindikatë që do përdoret politikisht për përfitime personale të Andi Lilës, dhe ndonjëherë kur t’i hy në punë Armando Dukës. (TemA)

3 komente në “Sindikata e futbollit që u shëndërrua në Sindikatë politike: A do e jap dorëheqjen Andi Lila?”

  1. Ilirjan says:

    Une do e jap(pa é). Ai/ajo do e japé(me é). Sidoqofte, tashme dihet se rruga per te semafori PD, kalon neper srmaforet e grevave e demonstratave “jopolitike” kunder qeverise. Andushi eshte vecse semaforisti I radhes, se bashku me vellezerit Budina. Kjo diskrediton PD, keta personazhe vete, le vendin pa nje opozite, qe eshte demi me I madh. Dhe forcon pozitat e Edi Rames, edhe pse ky i fundit nuk besoj ka nevoje.

  2. bedriu.xh says:

    Andi Lila katunar nga Kazijet e Peqinit.

  3. Askushi says:

    Bobobobo.ky fiks si injoranti qe per cdo gje thot e bej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje