A jemi të përgatitur për pasojat që pandemia do t’i shkaktojë shëndetit tonë mendor?

History Today

Gripi Spanjoll mendohet se ka shkaktuar mbi 50 milion viktima në të gjithë botën midis 1918 dhe 1919, por kishte gjithashtu një ndikim të fshehur në mirëqenien psikologjike.

Një shekull më vonë, ndërsa  Covid-19 u përhap në muajt e parë të vitit 2020, organizatat shëndetësore dhe organizatat e shëndetit mendor filluan të paralajmëronin për efektet e tij të dëmshme në mirëqenien psikologjike.

Mërzitja që vjen nga imponimi i bllokimit, ankthet në lidhje me financat dhe shëndetin e përgjithshëm dhe vështirësitë në rritje për sa i përket qasjes në shërbimet e specializuara të shëndetit mendor  janë shkaktarët kryesore.

Organizata Botërore e Shëndetësisë është vetëm një nga shumë organet kombëtare dhe ndërkombëtare që jep këshilla dhe mbështetje për këtë aspekt shpesh të neglizhuar për shkak të koronavirusit.

Ne kemi mësuar nga Gripi Spanjoll se ky është një rrezik shumë real, por më shumë se kaq, e kaluara mund të na ndihmojë gjithashtu të njohim ndërveprimin kompleks të faktorëve socialë, ekonomikë, fizikë, mjekësorë dhe psikologjikë që lindin në situata të tilla.

Pasojat  neurologjike

Në kohën kur pandemia e vitit 1918 goditi Britaninë, lidhja midis gripit dhe mirëqenies psikologjike dihej. Gjatë viteve 1890, mjekët amerikanë kishin filluar të identifikonin ndikimin afatgjatë neurologjik të  pandemisë së gripit rus ( i njohur si gripi aziatik) 1890-91.

Është pak e çuditshme që në vitin 1918 autoritetet e shëndetit publik britanik dhe profesionistët mjekësorë menjëherë nxorën në pah problemet e shëndetit mendor si simptomat kryesore që vinin si pasojë  e virusit.

The Times, raportoi se e njëjta situatë ka ndodhur edhe në shpërthimin e gripit të vitit 1898,ku shumë njerëz kishin probleme të shëndetit mendor, paaftësi për të menduar në mënyrë koherente, dhe pasojat ishin afatgjata.

Në një artikull të titulluar ‘Depresioni i Gripit në 1919’, korrespondenti i The Times raportoi se ‘një nga tiparet kryesore të valës aktuale të gripit ishte depresioni i theksuar pas pandemisë”.

Si rezultat, ndikimi psikologjik i Gripit Spanjoll u ndërthur me efektet fizike.

Ndërsa u morën masa parandaluese të tilla si maska, kombinimi i shëndetit mendor dhe fizik hapi dyert për një infeksion të dytë. Në të vërtetë, gjatë vitit 1918 në Sketch , një botim javor, përshkroi  simptomat fizike të gripit pothuajse të njëjta me ato mendore.

Ajo që ju mundon

U zhvilluan ilaçe dhe dieta të ndryshme, të cilat duken së zbehën efektin e gripit. Ilaçet të cilat supozoheshin të ishin për të trajtuat simptomat fizike, dhanë efekt edhe në mirëqenien psikologjike te njerëzit. Një reklamë e vitit 1919 pretendonte se Phosphorene një verë tonike në formë të lëngshme ose tabletash, parandalonte ‘dëmin në sistemin nervor’.

Në mënyrë të ngjashme, mishi i pulës, i deleve ose viçit, supozohej që ‘të shëronte nga  “depresioni”.

Në disa raste, ishte e vështirë të dallohej ndikimi mendor nga ai fizik; diçka po aq e vërtetë në pandeminë tonë aktuale, sa ishte në fillim të shekullit të 20-të.

E gjithë kjo na tregon se njerëzit në të kaluarën thjesht kishin nevojë të ishin të vetëdijshëm për ndikimin që ka një pandemi në mirëqenien e tyre psikologjike  dhe të merrnin masat e duhura për t’i shpëtuar më të keqes.

Ka dyshime se periudha e Gripit Spanjoll ka shtuar më shumë ankthin e popullatës së përgjithshme, shumë prej të cilëve po përpiqeshin të pranonin humbjet dhe pikëllimin e Luftës së Parë Botërore.

Asnjë sasi ilaçesh ose leximi, apo çiklizmi nuk mund të parandalojë shfaqjen e problemeve të shëndetit mendor të shkaktuara nga gripi, disa aq serioze sa psikoza dhe, disa madje kanë shkaktuar encefalititin (inflamacion i trurit).

Një studim i vitit 2003 i pacientëve të spitalit mendor në Norvegji në vitet 1918-23, për shembull, ka treguar rritje të shtrimeve për ata që shëndeti i tyre mendor ishte përkeqësuar  nga gripi ose pneumonia.

Ndërsa një ekip nga King’s College dhe universitetet Johns Hopkins, kanë treguar ndikimin neurologjik më afatgjatë të Gripit Spanjoll.

Me studime të tilla, mbase nuk duhet të habitemi kur lexojmë se një ekip nga UCL(Kolegji Universitar i Londrës) kohët e fundit ka treguar se, Covid-19 ka të ngjarë të rrisë potencialin e rrezikut të goditjeve në tru.

Viktimat dhe pandemia

Shtrimi në mjediset e kujdesit intensiv gjatë një pandemie mund të ketë edhe pasoja të padëshiruara. Ashtu si disa institucione bashkëkohore, të tilla si shtëpitë e kujdesit për të moshuarit dhe për njerëzit me aftësi të kufizuara janë shkatërruar veçanërisht nga Covid-19, ashtu edhe azilet në fillim të shekullit të 20-të.

Infeksioni u përhap në të gjithë rrjetin e azileve të Britanisë dhe disa u goditën më shumë se të tjerët. Në 1914-18,  në Menston, afër Leeds, u regjistruan 88 viktima, afërsisht 4.5 përqind të popullsisë së përgjithshme institucionale.

Një raport qeveritar i vitit 1918 nxori në pah se në disa vende pothuajse i gjithë stafi dhe pacientët u prekën nga sëmundja. Numri i viktimave në të gjithë institucionet në Angli dhe Uells ishte të paktën 1,320.

Nuk u prekën vetëm njerëzit me probleme të shëndetit mendor brenda institucioneve, edhe për ata që vuanin nga efektet shoqërore, ekonomike dhe mendorë të shkaktuara nga gripi.

“Në pandeminë sot, shkroi  Thomas Horder, ndihmës mjek në Spitalin St Bartholomew’s në Londër në 1919, tha se depresioni ishte i zakonshëm.

Në mënyrë të ngjashme, sipas disa kërkimeve në SHBA,  u zbuluan lidhje midis disa vetëvrasjeve dhe pandemisë.

Ndërsa në këtë moment Covid-19 duket se prek kryesisht njerëzit e  moshuar, Gripi Spanjoll preku në mënyrë disproporcionale të rinjtë. Nga ana tjetër, mirëqenia psikologjike, jo vetëm që prek të gjitha grupmoshat. por gjithashtu ilustron bishtin e gjatë të simptomave që ishin të ndërlidhura me Gripin Spanjoll, transmeton abcnews.al

‘Frederick’, një piktor 26-vjeçar, u hodh nga një dritare në mes të delirit të lidhur me gripin. ‘Mabel’, një grua beqare 22 vjeç, u gjet e mbytur në një kanal ‘ në një gjendje depresive nga gripi’. Në vitin 1926, Howard’, 55 vjeç, bëri vetëvrasje pasi u sëmur 2-3 herë nga gripi.

Lidhja midis gripit dhe vetëvrasjes u bë aq e njohur  kur ‘Edith’, një amvise 40-vjeçare e martuar me një polic, preu fytin në 1928, gazeta lokale e quajti atë ‘një tjetër viktimë  të pasojave të “gripit”.

U  krijua një Task-Force, në Britani në vitin 2020 për adresuar dhe parandaluar vetëvrasjet, por a do të jetë e mjaftueshme kjo?

Duhet të shohim përpara

Covid-19 është i ngjashëm disi me  Gripin Spanjoll të viteve 1918-19.

Ai na ka kujtuar se nevoja për të distancuar shoqërinë dhe për të mbajtur pajisje mbrojtëse mund të shtyjë një valë të frikshme të dytë. Ne kemi qenë kryesisht të mbrojtur nga statistikat e Mbretërisë së Bashkuar, por kemi qenë dëshmitarë të pamjeve tronditëse nga Italia në Amerikë, të cilat na kujtojnë dëmin e tmerrshëm të jetës dhe shëndetit.

Këto gjëra janë  çelësi për të kuptuar Covid-19 dhe efektet e tij, por ne gjithashtu duhet të marrim parasysh shëndetin mendor të njerëzve që janë prekur në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe indirekte nga sëmundja.

Grupet e ndjeshme duhet të jenë sigurisht më mendimet tona kryesore, por gjithashtu duhet të jemi të vetëdijshëm për ndikimin e fshehur në mirëqenien psikologjike që mund të vazhdojë për vite me radhë.

Mosha, si në vitet 1918-19 ashtu edhe sot, është një pjesë e rëndësishme e kësaj, por ndikimi në mirëqenien psikologjike para dhe pas Covid-19 do të jetë edhe më i qartë.

Ne e dimë nga Gripi Spanjoll që efektet neurologjike nga pandemitë, ka të ngjarë të shfaqen te shumë njerëz.

Gjithashtu është e qartë se çështjet e shëndetit mendor post-Covid-19 do të jenë produkt i një bashkëveprimi të faktorëve; faktorë që do të duhet të jenë një përparësi më e madhe në mes të bisedimeve për rimëkëmbjen kombëtare dhe globale.(abcnews)

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *