Igli Tare: Kënaqësi që prezantoj Muriqin, e bën super sulmin e Lazios

Vedat Muriqi u prezantua gjatë ditës së sotme si lojtar i Lazios.

Bomberi dardan foli përpara popullit bardhekaltër në konferencë, aty ku nuk mungoi komenti i Igli Tares.

Drejtori sportiv i Lazios nuk e fshehu lumturinë e mbylljes me sukses të operacionit të blerjes së patriotit të tij, teksa ka bindjen se Muriqi do e ndihmojë shumë ekipin e Inzaghit.

Nuk e fsheh që ndjej kënaqësi mbi faktin që ndodhem këtu duke prezantuar Muriqin. Negociatat për blerjen e Vedatit ishin të lodhshme dhe të gjata, por jemi të lumtur që e sollëm te Lazio.

I shtohet një reparti shumë të fortë, kemi edhe Immobilen, Correan dhe Caicedon. 

Muriqi e kompleton sulmin tonë. Do të luajmë në tre turne sfilitës këtë sezon, do të jetë shumë i rëndësishëm“, deklaron Igli Tare.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *