Karta më e njohur në tregun shqiptar sjell bonuse dhe avantazhe për klientët

E paraqitur në 28 Gusht 2019, Programi i Besnikërisë Happy shënon një risi absolute në tregun shqiptar si skema e vetme multi-brand e cila ofron përfitime të shumëfishta për anëtarët e saj besnikë. Me synimin kryesor shpërblimin e klientëve, Grupi Balfin arriti të sillte inovacion duke bërë së bashku 4 kompani lider nën të njëjtën skemë besnikërie.

Tashmë kjo skemë duket se po funksionon më së miri dhe për këtë flasin vetë shifrat e larta, që tregojnë për klientët e interesuar dhe të kënaqur.

Në fakt, më shumë se 250.000 konsumatorë kanë ditur të përfitojnë nga blerjet e tyre duke përdorur kartën Happy. Ajo është një kartë individuale e projektuar për të shpërblyer klientin duke i ofruar pikë dhe kupona. Mjafton të keni një kartë Happy dhe menjëherë mund të përfitoni për çdo blerje të kryer në dyqanet e Neptun, Jumbo, Spar, Okaidi, Mango, Cortefiel, Geox, Women’s Secret, Carpisa etj.

Me synimin kryesor shpërblimin e klientëve, On Solutions, pjesë e Grupit BALFIN, arriti të sillte një risi që shpërblen blerësit besnikë si edhe i informon ata në lidhje me ofertat më të fundit të dyqaneve më të preferuara.

Arsyeja pse Happy cilësohet si unike për tregun shqiptar është për faktin se ofron një kthim të lartë kundrejt anëtarëve të saj duke i shpërblyer ata me afërisht 6%, bazuar në blerjet e kryera në të gjitha dyqanet e kompanive pjesëmarrëse. Që në momentin e regjistrimit programi Happy të dhuron 80 pikë bonus. Më tej për çdo blerje anëtarët grumbullojnë pikë. Sapo arrin nivelin e 5’000 pikëve përdoruesit e kartës Happy përfitojnë 6 kupona me vlerë totale prej 3’000 lekë ndërsa me 10’000 pikë përfitojnë 5 kupona me vlerë totale 6’000 lekë, të specifikuar sipas kompanive dhe që mund të shpenzohen në të gjitha kompanitë e sipërpërmendura.

Regjistrimi në këtë program është i thjeshtë pasi mund të bëhet në një nga dyqanet e Jumbo, Spar, Fashion Group Albania (pjesë e të cilit janë Prenatal, Okaidi, Mango, Springfield, Cortefiel, Geox, Women’secret, Parfois, Carpisa dhe Goldenpoint) dhe Neptun. Gjithashtu On Solution ka zhvilluar për programin Happy edhe një aplikacion ku përdoruesit mund të regjistrohen dhe të kontrollojnë pikët e tyre nga celulari.

Për të shkarkuar aplikacionin dhe për tu regjistruar mund të klikoni:

Android:  https://play.google.com/store/apps/details?id=com.app.qivos

iOS: https://apps.apple.com/al/app/happy-loyalty-program/id1483225310

On Solution, pjesë e Grupit BALFIN, për zhvillimin dhe funksionimin cilësor të programit Happy është vlerësuar me edhe me çmimin ndërkombëtar “Gold Award” në Athinë këtë vit si skema multi-brand me e mire për vitin 2020. Sot, me mbi 250.000 anëtarë të regjistruar në më pak se një vit, On Solutions si menaxhues të programit, theksojnë se numri pritet të rritet në mbi 300.000 klientë besnikë deri në përfundim të vitit. Gjithashtu On Solution po punon për shtimin e numrit të bizneseve pjesë të kartës Happy duke ofruar më shumë për blerësit besnik dhe anëtarët e programit.

Staf i dedikuar për shërbimin e klientit, pjesëmarrja e kompanive lider në treg, fushatat e personalizuara, oferta speciale, shpërblim i lartë, akses në zbritje të drejtpërdrejta, akumulim i shpejtë i pikëve dhe marrja e përfitimeve të shumëfishta, e bëjnë programin Happy një nga avantazhet konkurruese më të fuqishme në treg me një potencial të lartë zhvillimi duke mos ndryshuar asnjëherë faktin se klienti është prioriteti i përbashkët.

Por nga On Solution bëjnë me dije se risitë dhe përfitimet nuk do të ndalen këtu por do të jenë të vazhdueshme, për ta shpërblyer në maksimum besnikërinë ndaj markave me standard ndërkombëtar të Grupit Balfin, ndaj më të interesuarit dhe kuriozët mund të përditësohen për më tepër edhe në www.happy.al .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *