Muriqi: I lumtur që do luaj krah Immobiles, jam në klubin kryesor të Romës

15 Tetor 2020, 16:05Sport TEMA

Vedat Muriqi bëri një tjetër hap të madh në karrierë këtë verën pasi u transferua nga turqit e Fenerbahces në kampionatin italian te Lazio, për shifrën e 20 milionë eurove, ndërsa sot bëri edhe prezantimin zyrtar.

Në daljen për mediat sulmuesi nga Prizreni foli me superlativa për Lazion dhe shokun e tij të ri të repartit Ciro Immobilen, ndërsa theksoi se mezi pret të luajë derbin ndaj Romës dhe të ndihmojë bardhekaltrit të marrin suksesin.

Transferimi te Lazio – Jam në një nga klubet më të rëndësishme në Itali, në klubin kryesor të kryeqytetit dhe dua të jem po aq i madh sa edhe Lazio. Jam shumë i lumtur për transferimin këtu.

Derbi ndaj Romës – Të gjithë futbollistët do të donin të luanin. Është një ndeshje e jashtëzakonshme dhe mezi pres ta përjetoj në fushë.

Immobile – Është një ëndërr të luash me të dhe të veshësh të njëjtën fanellë me të. E di që mund të mësoj shumë nga një sulmues si ai dhe do të bëj të pamundurën që ta ndihmoj të shënojë sa më shumë gola.

Ibra i Lazios – Dua të jem Vedat Muriqi i Lazios. Do të bëj maksimumin për këtë fanellë, për trajnerin, shokët e skuadrës dhe gjithë tifozërinë.

1 komente në “Muriqi: I lumtur që do luaj krah Immobiles, jam në klubin kryesor të Romës”

  1. Tan_Tironci says:

    Mire, mire. Por UEFA duhet te filloj urgjent nje hetim per moslejimin e lojtareve kosovare ne ndeshjen kunder Maqedonise Veriore.
    P.S. Mero Baze, jane paguar klubet e lojtareve kosovare nga Maqedonia Veriore? Nese klubet ku lojtaret kosovare do mbanin te njejtin qendrim kundrejt Mesit?
    Te takon ty dhe gazetes tende popullore e me te respektuar te vesh me dijeni UEFA-n,e te hapesh nje debat te konstruktiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje