Orikum-Dukat, ndërtimi nuk ka nisur, Ministria e Infrastrukturës: Shtymë me një muaj afatin për koncesionarin

15 Tetor 2020, 21:05Ekonomia TEMA

Rruga nga Porti i Jahteve në Orikum, deri në urën e Elizës në Dukat, gjithësej 14 kilometra u dha me koncesion për t’u ndërtuar nga kompania Gjikuria.

Ajo u negociua nga ish ministri Gjiknuri e po ndiqet tani nga ministrja Balluku. Kontrata e miratuar në Kuvend parashikonte që ndërtimi duhet të niste më tre tetor, por këto janë pamjet e kësaj rruge këtë të enjte. Aty nuk ka asnjë kantier apo makineri të kompanisë ndërtuese.

Po përse është shkelur afati i vendosur me vendim të parlamentit. Nga ministria e Infrastrukturës që është përgjegjëse për këtë kontratë ka disa variante.

Në muajin prill nga ministrja u fol për pezullim e më pas për shtyrje. Top Channel pyeti zyrtarisht ministrinë dhe përgjigjia ishte se për shkak të pandemisë, afati ishte shtyrë për në 16 nëntor. Ky është afati që kompania duhet të plotësojë të gjitha kushtet për të nisur punë.

Por çfarë është kjo kontratë koncesionare? Ajo u kritikua që në fillim si abuzime dhe klienteliste. Akuzat erdhën nga institucione shtetërore. Kontrolli i Lartë i shtetit zbuloi se në tabelën financiare ishte një gabim me një faturë prej 3.6 milionë euro me shumë për pagesa interesash.

Më pas ishte presidenti I cili rrëzoi ligjin e miratuar nga mazhoranca me argumentin se në fillim cmimi ishte më i ulët, duke larguar konkurentet ndërsa fituesit ju dha mundësia të negocionte çmimin duke e cuar në 70 milionë euro. Ndërsa deputeti I PD agron shehaj zbuloi një tjetër shkelje.

Ai tha se një dokument i BERZH tregoi se një kilometër e asaj rrugë do ndërtohej me 600 mijë euro. Ndërsa pjesa e dytë e rrugës që u dha me koncesion do ndërtohet me 5 milionë euro për kilometër. E gjithë rruga sipas Shehajt duhet të kushtojë 8 milionë euro dhe jo 62 milionë.

3 komente në “Orikum-Dukat, ndërtimi nuk ka nisur, Ministria e Infrastrukturës: Shtymë me një muaj afatin për koncesionarin”

  1. Skrapari says:

    Gjiknuri i edi ramês ! . Tik tak …25… shpagim ! O kurva !!!

  2. ...rote kari says:

    Cobani numuron vetem dhente…

  3. Vlora says:

    Do I ruani bolet Rames ju kurvat e skraparit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje