Anila Denaj takim me përfaqësuesit e Ligës së Futbollit: Bëm një tjetër hap përpara për të arritur një dakordësi

Ministrja e Financave Anila Denaj ka zhvilluar këtë të premte një takim me përfaqësuesit e Ligës Profesioniste.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Denaj thekson se është bërë një një hap përpara, duke miratuar në Parlament ndryshimet në ligjin për TVSH-në, për reduktimine shkallës së tatimit mbi vlerën e shtuar në 6% për investimet në infrastrukturën sportive.

POSTIMI I PLOTË I ANILA DENAJ.

📌 Zhvilluam këtë javë takimin e parë me përfaqësuesit e Ligës së Futbollit.⚽️
Me Znj. Milva Ekonomi, Z. Ylli dhe Z. Libohova diskutuam bashkarisht🤝 kërkesat e Ligës së Futbollit dhe propozimet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.
Në vijim të kësaj tryeze të parë të përbashkët do të ndjekim diskutimet teknike, me synimin për të arritur së shpejti një dakordësi.
🟢Edhe këtë javë, bëmë një hap përpara, duke miratuar në Parlament ndryshimet në ligjin për TVSH-në, për reduktimin⬇️ e shkallës së tatimit mbi vlerën e shtuar në 6% për investimet në infrastrukturën sportive.⛹️‍♀️
 
(TemA)

 

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Anila Denaj takim me përfaqësuesit e Ligës së Futbollit: Bëm një tjetër hap përpara për të arritur një dakordësi”

  1. drino says:

    Zonja ministre mos u jepni lek ketyre te pa afteve qe nuk shikohen me sy… FSHF eshte kthyer ne nje vater krimi prandaj lerini te deshtoj e se te tille jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *