Humbje e madhe për botën e letrave, shuhet një tjetër poet e shkrimtar, Faslli Haliti mbylli sytë në moshën 85-vjeçare

Sot ka mbyllur sytë në moshën 85-vjeçare një nga shkrimtarët e mëdhenj të letërsisë shqipe: Faslli Haliti.

Poeti, shqipëruesi, një nga penat më të rëndësishme të letërsisë sonë letrare, krijon një boshllëk të madh në librin shqiptar, e sidomos në poezinë shqipe.

Faslli Haliti lindi në Lushnjë në 5 dhjetor 1935. Ka mbaruar Liceun Artistik për pikturë. Është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka punuar mësues vizatimi dhe letërsie në Lushnjë 1961-1973.

Nga viti 1973 – 1983, për gabime ideore në krijimtari dhe veçanërisht në poemën Dielli dhe rrëkerat, ka punuar si kooperativist i thjeshtë në një kooperativë bujqësore të rrethit Lushnjë e në Komunale. Gjatë gjithë kësaj periudhe konvaleshence ideologjike iu hoq e drejta e botimit.

Gjatë viteve 1998-2001 ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Që nga viti 1969 është anëtar i LSHASH. Është nderuar me çmime kombëtare e ndëkombëtare. Është përfshirë në disa antologji në gjuhë të huaja si italisht, anglisht, gjermanisht, greqisht.

Është dekoruar me Urdhërin Naim Frashëri të klasit III, të klasit I si dhe me Urdhërin “Naim Frashëri” i Artë. Është Qytetar Nderi i qytetit të Lushnjës. Është Nderi i Qarkut Fier. Ka fituar çmimin e madh “Poeti më i mirë i vitit” – 2017, dhënë nga Fondacioni Kulturor “Harpa”.

Është autor i mbi 20 librave, kryesisht me poezi.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Humbje e madhe për botën e letrave, shuhet një tjetër poet e shkrimtar, Faslli Haliti mbylli sytë në moshën 85-vjeçare”

  1. Shoku says:

    Ngushellime familjes !Iku dhe nje pene e arte jo vetem i Myzeqese,por mbare Shqiperise . Qofte i paharruar !

  2. Koci says:

    Ngushellime familjes , i paharur qofte kujtimi i Faslli Halitit. Lushnja dhe Shqiperia humben nje nga bijte dhe penat e nderuara ne fushen e letersise.U prehte ne paqe miku yne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *