Ministri italian Spadafora: Ronaldo theu protokollin e shtetit për Covid 19

Pozitiviteti i Kristiano Ronaldos me Covid-19 dhe sjellja e tij aspak korrekte ndaj rregullave dhe kushteve që ka shteti italian ndaj pandemisë, ka sjellë polemika dhe reagime edhe të organeve shtetërore.

Madje ka qenë vetë ministri i sporteve të Italisë Vinçenzo Spadafora, deklaroi, se Kristiano Ronaldo ka shkelur protokollin e sigurisë, pasi portugezi fluturoi fillimisht drejt atdheut të tij dhe më pas u kthye dje në Torino, ndonëse vetëm 24 orë më parë kishte rezultuar pozitiv ndaj një testi për koronavirusin.

Ministri Spadafora, gjithashtu ka folur për çështjen e dhënies në tavolinë të 3 pikëve Juventusit për ndeshjen me Napolin.

Ai u shpreh se do të bëjë një reagim dhe nuk është aspak dakord, por fillimisht do të presë apelimin e Napolit.

Në fund, i gjithë interesi i sportdashësve në të gjithë botën, në këtë periudhë pandemie, është rikthimi në stadiume, çështje për të cilën ministri italian i sportit, deklaroi:

“Mendoj se do të vijojnë bosh, të paktën deri në fund të muajit të ardhshëm. Klubet kanë kërkuar një hapje në masën 25%, por momentalisht do të duhet të presim ecurinë deri në mesin e muajit nëntor dhe më pas të marrim në konsideratë kërkesën e tyre”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *