Modelet e rreme të paneleve televizive në Shqipëri: Standarde të dyfishta dhe “Babale News”

16 Tetor 2020, 19:14Sociale TEMA

Ka një standard tejet të dyfishtë mediatik në lidhje me ato që quhen akuza, por që shumicën e tasteve përbëjnë sulme të politikës ndaj palëve, e që pas një kohe shkrihen si kripa në ujë e nuk merret askush më të.

Shembulli për të matur këtë sjellje të paneleve televizive mund të merren dy nga emisionet e mbrëmshme të darkës.

Tek Fevziu ishte Edi Rama, ku kryesisht u diskutua mbi akuzat për impiantet e përpunimit të mbeturinave, ndërsa tek Eni Vasili po diskutohej për dekoratat e presidentit Ilir Meta.

Në rastin e Ramës, pati një show agresiv mes palësh, ku përgjithësisht, akuzatorët e kryeministrit, duke renditur Shkullakun, Rakipllarin, apo edhe Lulzim Bashën, me ndihmën e helmuar të Berishës, patën argumente, letra e qasje krejtësisht të ngjashme, pasi kanë ardhur nga një burim, e që është Partia Demokratike.

Këtyre akuzave, Edi Rama ju përball me duel të ashpër, duke sjellë jo vetëm argumentet për t’i hedhur poshtë, por edhe kundër-akuzat e tij ndaj Lulzim Bashës.

Çështja është se mbi këtë çështje, pra ndërtimin e tre impianteve të përpunimit të mbeturinave në Tiranë, Elbasan dhe Fier, ka pasur vetëm një shkrim të hollësishëm nga ana e BIRN, si burim jashtë politik.

Pra ka atë që klasikisht quhet si një hulumtim i medias, i cili do të duhet të analizohej duke pasur përballë kryeministrin, për të shteruar sa më shumë dilemat dhe pikëpyetjet që shtrohen në shkrimin në fjalë, për të mbërritur sa më afër një panorame më shteruese për çështjen.

Opozita nuk ka dilema, ajo mendon se ka vjedhje, grabitje, monopol etj, etj.

Nëse opozita nuk ka dilema, ka dy rrugë të cilat mund të jenë edhe paralele, se ndihmojnë njëra- tjetrën; duke i çuar të gjitha “dokumentet” dhe dyshimet në Prokurori, dhe njëkohësisht duke i ofruar medias mundësi që ta investigojnë çështjen.

Dhe investigimi në radhë të parë bëhet duke shkuar në vendngjarje, pra në impiantet përkatëse, t’i hetojnë, filmojnë e marrin edhe qëndrimin e aktorëve përkatës që merren me përpunimin e mbetjeve.

Duke i nxjerrë para kamerave kush janë protagonistët, menaxherët, drejtuesit dhe pronarët.

Është gjëja më e thjeshtë e mundshme; nuk e kanë bërë, por thjesht marrin akuzat e opozitës të gatshme, ja servirin Ramës që e kanë në studio jo si pyetje, por si akuzë dhe përleshen me të, duke e vënë veten në lëkurën e aktorëve politikë.

Në këtë rast nuk janë gazetarë dhe nuk i shërbejnë fare opinionit public, që pret një mendim të tretë sa më të balancuar, që jep të dyja anët e një medaljeje.

Rasti i dytë; emisioni i Eni Vasilit. Media shqiptare: TemA dhe Shqiptarja.com, kanë publikuar disa shkrime hulumtuese në lidhje me dhënien e shtetësisë nga ana e presidentit Ilir Meta, duke shkelur ligjin dhe duke i shërbyer një klientele të tij; politike, tribale apo edhe përfituese.

Këtë argument, Vasili jo vetëm që nuk e prek, por e ka “Mollë të Ndaluar”, dhe në momentin që analisti Frrok Çupi e risjell në emision, si një shqetësim i opinionit publik, merr një qëndrim të prerë nga Eni Vasili, që ajo nuk mendon se presidenti kishte shkelur rregullat.

Po mirë, nga e di Eni Vasili? Ka bërë investigim? Po pse s’e bën, kur mundësitë edhe i ka të shumta për ta bërë?

Por ajo që ndodhi mbrëmë nuk është asgjë tjetër veçse një fotokopje e shëmtuar e një modeli të tmerrshëm në gjithë këto vite. E mbani mend Babalen?!

E mbani mend që edhe Fevziu, por edhe Eni Vasili e të tjerë, e nxirrnin në emisionet e tyre si fakt qënien e personit që fliste me Babalen, se ishte vëllai i Fatmir Xhafajt. E që rezultoi që nuk ishte dhe e gjitha ishte një rreng, një skenar i përgatitur nga Ervin Saljanji me shokë, i cili u dënua nga Gjykata.

Kërkuan ndjesë këto televizione? Asnjëherë! Jo për politikën, por thjesht për respekt të një integriteti profesional.

E pastaj thonë pse ka rënë kaq poshtë gazetaria në Shqipëri….

29 komente në “Modelet e rreme të paneleve televizive në Shqipëri: Standarde të dyfishta dhe “Babale News””

  1. sensibilizimi says:

    grat gazetare te ngrejn zerin per grate e ballshit ne greve
    ku vajten grat e mrekullueshme gazetare ???

  2. Gazetarucet kakarisin, dezinformojne. says:

    Keta gazetaruce mburravece dhe pa edukaten me elementare te nje gazerie te ketij shekulli duhen fshire nga studiot e tyre. Ata cdo gje mund te jene vec gazetare jo sidomos Ai Fevziu nje maskara , i pacipe , nje i pa edukate,arrogant se ska faj ai apo te tjeret si ai kur shteti nuk ben punen me kesisoj horrash qe vetem dezinformojne qe jane te shitur dhe te dreqi boll qe xhepi tyre te mbushet me para. Pthuuuuu felliqesira te ndyra antishqipetare. Fevzi ne burg e ke vendin ti dhe te gjithe si ty.

  3. Berti says:

    BLENDI FEVZIU DHE ENI VASILI KANE NJE TE PERBASHKET…JANE TE DY TE RRYMES ” BERISHIANE “,
    NUK E KANE PER TURP TE PREZANTOHEN SI BYTHLEPIRES TE SHQUPIT, BEJNE EMISIONE KU P.SH.NDER 4 TE FTUAR 3 JANE GAZETARE MILITANTE TE PD DHE 1 NDOSHTA GJYSEM ASNJAHES.
    NUK E KANE FARE PER TURP QE GJATE EMISIONEVE TE TYRE TE POZICIONOHEN HAPTAZI ME OPOZITEN E TE DEKLAROJNE PA U SKUQUR TE PAVERTETA PER QEVERINE.
    JANE TURPI I GAZETARISE SHQIPTARE.

  4. Lanabregesi says:

    Mos kerkoni objektivitet nga kazani mediatik,fevzinjt,qimetpeket,enivasili,shkullaket e shkalluar,raqipllaret dhe gjithe qipllaret e tjere,jane rreshtuar me dyshen Meta-Sali.

  5. k says:

    Gazetarët dhe tv në shqipëri ,janë avokatë mbrojtës të korrupsionit,mafjes dhe krimit.
    Pa përjashtim.Ato çirren dhe shkulin flokët në favor të atyre që i paguajnë.
    Duhen mbyllur të gjitha dhe në vënd të tyre të vihen “kartoni animati”.

  6. Populli says:

    KY Kazan duhet flakur..kurvat si fevziu ..Vasili..mbeten po KURVASH ne shpirt …dhe vrime…

  7. Kazani says:

    e paska shkruar vete Rama kete shkrimin. sic shpesh ben dhe i vendos poshte emrin TemA. eshte e pa mundur te besosh qe Rama nuk qendron vet personalishte pas cdo koncesioni qe ka dhen. ben kot sikur ja hedh fajin nje her ben ahmetajt ketij kryehajduti, nje her damianit, nje her tjeter klosit…

    1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

      O Kazan,te pakten ne gjetjen e emrit ke goditur ne shenje,e meriton.
      E dyta,emrat e pervecem,ne shqip shkruhen me shkronje te madhe.
      E treta,Rama nuk eshte engjell,edhe ai ka kusuret e veta,
      pooooor ai nuk ka bere krime,ai e mori shtetin,kur i ashtuquajturi shtet i Sales
      ishte me breke neper kembe.
      Gropat qe la mbrapa Sali Brek’skisha ,nuk kishin te mbaruar.
      Rama ka te pakten guximin te per ballet me perfaqsuesit pseudogazetar te O bo- bo-zites,

      ne goje te ujkut Fev-zi,ne nje kohe qe gazetaret qe i benin pyetje Doktor Mortjes,
      kthenin patkonjte nga dielli,sepse perbindeshi i Vici-doli-t te vriste.
      Dhe ka shembuj te tille plote
      Ky eshte ndryshimi,aty perballen dy bote,
      civilizimi Ramian me egersine shtazarako-primitive fashiste berishjane.
      Dy fjale edhe per pinjollin e famshem te Toptaneve,
      qe per hir te se vertetes,duhej e pakta te kishte ndryshuar mbiemrin,
      se kjo familje i ka sjelle shume deme Shqiperise.
      Ky person eshte misherim organik i cinizmit dhe poshtersise.
      Nje pseudogazetar qe me hipnozen e tije arriti te infektoi masa injorantesh,
      qe nuk vene dote aresyen ne pune,por i marin si te verteta dallaveret e tije.
      Bojkotoni Toptanin,bojkotoni Fejzon.
      Eni Vasiliqia,ben kritiken me njerez me llogjike te shendoshe,
      kurse Berishes i lepihet,me hapur nje gazetare,nuk mund te mbaje anen e krimit.
      Gazetaria shqiptare eshte vite drite larg profesionalizmit.
      TemA,f.l.m.

  8. ABC KORCA says:

    TemA
    Nje nder premtimet e naltmadhnise, edvinit, ne 2013-en,ishte se do “mbaronte” pune me fejzon dhe sidomos me henri cilin… perse nuk e permendeni?!
    A ishte naltmadhhnia vete, edvini i pare, qe na premtonte se veshet tane do pushojne se degjuri terrorizma politike nga ora 21:00 e tutje?!
    Aty i kini vidiot, me ze e figure kur premtonte se stili opinion beres nga tipet fejzo+cani+çili, do mbaronin se egzistuari sepse nuk do u jepej e drejta te talleshin me publikun, por vete naltmadhnia shkon ne keto emisione te pakten 4 here ne vit… ju tek TemA i kini harruar?!
    TemA, emisione te stisura me aprovimin edhe te edvinit jane…. Asgje me teper sesa “ushqim per mazen*
    Pyetje dhe cuditeri:Perse nuk i kerkoni ju te TemA nje interviste kryeministrit, ti beni pyetjet perkatese, pyetjet qe si degjojme ne asnje emisio te stisur, qe te kuptojme e te kuptoni edhe ju se si pergjigjet” naltmadhnia” dhe a eshte i afte te qeverrisi shqiperine?!
    Fillojeni me pyetjen, cfare u be premtimi i tij se do conte me cdo cmim perpara drejtesise vrarsit e 21 janarit dhe perse jo me larg se dje i uroje te rroje te pakten 100 vite sali berisha
    E meqenese jemi tek TemA dhe Z. Mero eshte der te paktet njerez qe merren me ekologjine shqiptare, per mos te thene i vetmi, pyeteni se cfare u be me premtimet e 2013-es se do pastrohej cdo lum ne shqiperi, e vazhdoje ne 2017 te na premtonte se do rregullonte hedhjen e mbeturinave ne prrej se aty ishte hasur problemi.
    Ja pyeteni cfare u be me prrenjet se lumejt i shofim???
    Kur ia lejon vetes vete edi rama te shkoje ne keto paçavure, ju nuk kini perse ta “mbroni” kryeministrin… po te ishte i sakte, jam 100% me ju.

  9. Trebeshina says:

    Fevziu dhe Eni Vasili dy nga gazeyaret me te ndyre ne Shqiperi,dhe te dy ne tv-et kombetare,mire klani i batakciut Frangaj po Top-Channal i te nderuarit Artan Hoxha,apo atje e bene ligjin Ben Blushi,ky megalloman i perhershem.

  10. Nafia says:

    Ben Blushi i Top-Channel eshte bere i ngjashem me gazeterine e kazanit,prandaj dhe ky kanal tv-eje nepermjet Eni Vasilit po mer formen e tv klanit te Fevziut.

  11. Populli says:

    Po cfare mut gazetaresh jane,keta jane vemje,keta jane mbeshtetsit kryesore mediatik te krimit ne pergjithesi,po te krimit politik ne vecanti,njeri qe na cau k…,kaq kohe eshte maksimalisht i shemtuar,me disproporcion gjymturesh,,koke shpatulla ne raport shume te zhdrejte,njeri qe urren veten,ne sencin e paraqitjes,paraqitje qe i tregon dhe shpirtin,_Cehre beg byly-thote turku,plus qe keta jane njerez te akuzuar publikisht dhe per pasurite,njerez pa karakter,qe t’kurren,kur marin ne interviste keta kriminelet politike,rrine para tyre si te dhjere,keta jane qe kane zaptuar ekranet kryesore te tv.kombetare.po shyqur qe nuk kane influence ne opinion,se jane te diskretituar rrenjesit me gjithe tutoret e tyre,keta gjithcka e llogarisin me leke,nje koqe kandari mbreme,qe na i kane dhene dhe atij te menazhoje nje emision,na kishte thir nje trap tjeter,qe dhe ai drejtus emisioni kaq vjet dhe na e rradhiste ne tre njerzit me te njohur ne Gjirokaster,nje njeri qe nuk nuk eshte ne gjendje vete te percaktoje nga eshte,se ka dhe arsye qe nuk e din,keto jane turpe,po nga keta mostra te tilla gjera pret

  12. Ersida says:

    Dy fytyra te poshtra, njeri si shreku tjetra si shtriga. Te dy unik ne cmiresin e njerezve, te dy unik per te kthyer emisionin ne mision. Te dy te poshter, njera mer mesazhe per trillime, tjetri plas te çoj mesazhe poshterimesh. Te dy te yrryer ku misioner e tyre do kthehen si puntatat e julian dedes, ku qesh ai vete. Te dy kamikaze te se keqes, ku lirine e shtypit e gjejne tek personi qe e akuzojne per liri shtypi. Ça do ndodhte nese do ja kishin bere berishes, me e pakta gruan apo vajzen e fevziut do ta shikonim ne titrat e news24. Ky eshte niveli mediatik, mjafton te nderrosh xhaketat apo fustanet, dhe te genjen mendja per te sukseseshem. Dy pisa qe bejne pis me panel pisash.

  13. George says:

    Po kryeministri i Shqiperise Edi Rama nuk ka faj qe del e llomotit me keta provokatore,
    ne vend qe t’u kerkoje televizioneve te bejne dokumentare prane objekteve te prodhimit?!

  14. xhepi says:

    Kur dy mediat kryesore nepermjet prostitutes Eni Vasili dhe Fevsos qe eshte nje ndyresire nxjerrin konkluzione pa baze, te rreme, maskaralliqe e plot ndyresyra te tjera, cfar do presesh nga PORTHALET qe i kemi me shumice. A e shikoni cfar fytyr ka Eni Vasili, a eshte tamam me ato te semaforit, po Fevzo a nuk ngjan me vrasesit me pagese, mire klani qe dihet se i tille eshte por per topin e Tanit te madh eshte turp qe mban nje plere ne emisjonin me te mire politik.

  15. Mal Cori says:

    Kur thote Basha se mediat jane te kapura, nuk besoni ju.
    Po ai e di fort mire. Kur eshte Berisha ne studio, Fevzo nuk e pyet, por rri si pule. Sepse Berisha ta ben ftyren si kpuca.
    Ndersa Rames, i therret o Edi, ose dje i thoshte , o Rama, o Rama. Sepse e di Fevzo se nga Rama nuk e gjen gje. Rama eshte demokrat, eshte tolerant. As te rreh me bodigarde, as te djeg makinen, as te shkaterron biznesin.
    Pra media eshte e shitur. Nga 15 gazeta qe lexon Bashkimi ne mengjez , 13 sulmojne Ramen ne menyre shume agresive.
    Pra besojeni Bashen kur thote qe mediat jane te shitura…..
    ……
    ……
    …….
    Sepse ai eshte bleresi.

  16. zheji says:

    Te dy burra te prishur ne gjak

  17. Eda says:

    Po s jan gazetar as njoni e as tjetri medioker te shitur

  18. USA says:

    I lutem bashkeshortes se te ndierit Artan Hoxha,flake jashte Top-Channalit Eni Vasilin,kete ndyresire berishiste.

  19. Ceni says:

    Media shqiptare? Ku eshte kjo media? Keto jane studio thashethemesh, ky tha keshtu e ai ashtu. Neper studio mblidhen cdo darke ca delenxhinj, si dikur rreth oxhakut pleqt e fshatit. TV jane qendra banalitetesh e thashethemesh ne dore te politikes e krimit. Nuk ja vlen ti ndjekesh e te diskutosh per cka thuhet ne ato ekrane. Njerez, ka plot kanale te huaja me muzike, informacione dhe programe argetimi.

  20. Korabi says:

    Dikur e ndiqja me shume deshire Sokol Ballen,kurse tani sapo me cfaqet surrati i kesaj ndyresires Eni Vasili, qe kalon ne orgazem me surratin e Sali Berishes,ndroj kanal.

  21. USA says:

    Rama është Hero
    unë hyra me paragjykim në emisionin e djeshëm por dola shumë i kënaqyr me kryeministrin tim.

    I uroj të rrijë sa Putini patriot!

  22. USA says:

    Rama është Hero
    unë hyra me paragjykim në emisionin e djeshëm por dola shumë i kënaqyr me kryeministrin tim.

    I uroj të rrijë sa Putini patriot!

  23. mira says:

    Kudo dëgjon kakofoni në televizionet shqiptare, në secilin emision, kudo, pyet gazetari apo moderatori e nuk pret përgjigje por pyet prapë jo vetëm tek kjo Eni(më vjen ndot t’i përmënd emrin) apo Fevziu (më vjen 2 herë ndot t’i zë emrin këtij vemje) por në të gjitha emisionet e stacionet. Nuk ka respekt për dialoguesin, nuk dëgjohet, vetëm flitet, sa që kujton se kanë 5 gojë e 1 vesh. O shqiptarë prandaj kemi 2 veshë dhe 1 gojë, që të dëgjojmë më shumë e më pak të flasim, t’i lëmë rradhë njëri tjetrit që dhe emisioni të ketë vlera. Turp për këta moderatorë që e quajnë veten gazetarë. Ne këtej kemi gjetur zgjidhje, kur vjen ora 21.00, ndrrojmë kanal e shohim filma.

  24. Shpalosësi says:

    Dy zjarrvenesit tinzar,
    Eni Vasilin e pelqeja tej mase deri sa ishte lexuese e lajmeve. Ishte shkelqyeshme. Ajo fytyre e kendshme gjate leximit te lajmeve ne vitet e fundit u shenderrua ne nje fytyre me sy te trembur. Ndaj çdo te intervistuari sillet keq nese nuk i pelqen mendimi i tij apo i saj, (perveç ndaj avokatit Spartsk Ngjela) i cili Enit me kohe i ka terhequr veshin.
    Kurse per moderatorin e ngrir e fitova nje pershtypje te keqe gjate leximit te nje vepre te cilen ma dhuroi nje i njohur ne vitin 2012 kur isha ne Shqiperi per 100 vjetorin e pavaresise. Sapo i lexova ca faqe, e futa ne nje these mbeturinash. Qe atehere e verejta qe ky moderator eshte i gatshem Shqiperine ta shoh ne zjarre, te djegur.
    Kete pyroman tani e shoqeron Eni Vasili…

  25. Berti says:

    Cfare t’i bej Edi Rames, qe na deturon te shohim keta fytyra te ndyra, sherbetote te bindur te krimineleve Berisha e Meta

  26. Nik says:

    Mos u qani tani,ka 7 tè vjet nè qeveri dhe njè ligj pèr gazetarin, tv,duhej bèr kèshtu normalizoheshin dhe propagandistèt.Pastaj K/Minis,,, jonè administron njè tv private?çfar janè kèta fejzira toptanèt e enra vasilra ?Janè nènprodukte tè demokracis sepse kèshtu èshtè formuar gazetaria nè shqipèri ,luajn rolin e mafies edhe pse E,Rama nuk èshtè èngjèll,tè pèrgjigjet njè pèr njè pèr inçeneratorèt sepse janè pothuajse kudo burim mafie dhe shkelje ligji .Mè falni ju tè Temès,pèr kuriozitet meqènse kèto tv e keqtrajtojn Ramèn pèrse nuk e intervistoni ju pèr inçeneritorèt,pèr punonjèsit e Ballshit,pèr ujin e pijshèm nè vlorè qè derdhet nè det kurse ai tha 7 tè vjet mè parè se do tè keni 24 orè ujè?Intervistoheni dhe tè lexojm pèrgjigjen.

  27. p.m.p. says:

    Populli i di te gjitha sepse eshte shume i zgjuar, i shef me sy dhe i degjon me veshe realisht.
    Po keshtu, populli i shef dhe ne media, shikon drejtuesit e emisioneve dhe gazetaret apo kanalistet e thirrur ne emision, pastaj gjykon, kush mashtron, kush genjen me shume dhe kush jane pelivanet e medias.
    Ne fund POPULLI arsyeton jdhe ja ben “BAM” ne votime ne 25 PRILL 2020, duke u thene pseudodrejtuesve te emisioneve dhe kanalisteve ne keto media “HIP KETU DHE SHIF STAMBOLLIN”.
    Nje gje te dini ju drejtues emisionesh dhe ju kanaliste: “POPULLI DO DREJTESI, NUK I PELQEJNE PELIVANET, NUK I PELQEJNE GENJESHTARET, NUK I PELQEJNE HAJDUTET, NUK I PELQEJNE MASHTRUESIT DHE ATA QE MUNDOHEN TE MASHTROJNE TE TJERET”
    POPULLIT I PELQEJNE PUNETORET, NJERZIT E DREJTE TE NDERSHEM DHE TE PERGJEGJSHEM, NJERZIT ME VIZIONE DHE ZBATUES RIGOROZE TE LIGJIT, NDERSHTIM LIGJOR E DERGTE CILET KUR VINE NE PUSHTET NUK PRISHIN PROJEKTET E BUKURA TE PARAARDHESVE DHE QE CDO GJE QE ESHTE BERE NE KUNDERSHTIM ME LIGJIN NGA PARAARDHESIT, JA RELATOJNE ORGANEVE LIGJZBATUESE.

  28. Faljani Fevziut se eshte nje dobic fere, kurse Vasili eshte nervoze nga qe qihet pake says:

    Halet tv shqiptare jane mbushur me Rakipllare te cdo permase , injorante dhe qelbesira qe paguhen nga pronare qelbesirash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje