Përgjigjja e egër e Messit ndaj Real Madridit, kur i ofroi 450 mijë euro në javë

16 Tetor 2020, 22:40Sport TEMA

Superstari i Barcelonës ka qenë një “ferrë në këmbë” për të bardhët, që nga debutimi i tij në vitin 2004. Real Madridi ishte interesuar të nënshkruante me të në vitin 2013. Libri i Di Marzio pretendon se “Los Blancos” synonin t’i paguanin Messit 450.000 € në javë.

Sidoqoftë, argjentinasi nuk kishte synime të bashkohej me galaktikët kryeqytetas, ndaj u përgjigj prerë: Mos humbisni kohë, unë nuk kam ndërmend të largohem nga Barcelona!

Një kontratë 8-vjeçare dyshohet se ishte përgatitur dhe babai i Messit, Jorge, do të fitonte 16 milionë euro. Messi duke u bashkuar me Real Madridin në atë kohë do ta kishte luajtur në formacion së bashku me rivalin e hidhur, Cristiano Ronaldo.

Pra, do të kishin formuar një duet shkatërrues. 33-vjeçari u lidh me një lëvizje të bujshme larg Barcelonës edhe këtë verë, pasi u zhgënjye me drejtimin e klubit. Manchester City u tha se ishte i interesuar për shërbimet e tij, por një klauzolë lirimi prej 700 milionë euro siguroi qëndrimin e kapitenit në “Camp Nou”.

Ish-shoku i tij i skuadrës, Carles Puyol, e kishte uruar Messin kur njoftoi fillimisht se donte të largohej, por më pas e mbështeti argjentinasin për qëndrimin te skuadra e zemrës edhe të paktën një vit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje