“Si do e çlirosh me 700 mijë lekë taksa?” Basha përplaset me gazetaren, s’dalin llogaritë, Liperi: Kam parë faturat, asnjë biznes s’paguan kaq

Lulzim Basha i ka shume problem shifrat, duke shenuar gafe pas gafe.

Por duke qene se deri me tani ne studiot televizive apo ne konferenca shtypi nuk ka pasur perballe gazetare ekonomie, keto gafa kane mbetur ne fazen e lapsusit 7X7=42.

Ne “Zone e Lire” ka pasur Ornela Liperin, nje gazetare veterane te ekonomise qe e njeh me themel kete sektor, njeheresh drejtuese e revistes ekonomike “Monitor”!

Basha ne perpjekje per te thene se po lehteson biznesin nga taksat, ka marre pergjigjen e Liperit se Rama e ka hequr fare per biznesin e vogel. Ndersa Basha premton uljen ne 0.5%.

Pjesë nga biseda:

Ornela Liperi: Për taksimin, unë nuk e di si i keni bërë llogaritë, por mua më del që bizneset do të pagujanë më shumë më këtë mënyrë

Lulzim Basha: Jo

Ornela Liperi: Po, mua kështu më del

Lulzim Basha: Jo, pra, ja t’jua sqaroj…

Ornela Liperi: Atëherë sipas premtimit të Ramës, çdo biznes që bën deri në 140 mijë euro në vit xhiro, nuk do të ketë tatim fitim.

Ndërsa Basha thotë do ta tatoj 0.5 % të xhiros. Ndërsa sot nuk po paguan asgjë. Jua heq këtyre që marrin rroga të mëdha dhe jua rrit atyre të vegjëlve.

Lulzim Basha: Mungon një gjë thelbësore, në propozimin tim që është kopjuar keq. Se është kopjuar keq, propozimi im është kopjuar keq.

Ornela Liperi: Rama e ka hequr fare

Lulzim Basha: Nuk e ka hequr fare. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me bizneset. Sghpeshehrë dhe në praninë e medias. Mjaft të dalim sot tek një biznes në rrugë dhe ai do të thotë që paguan taksa. Paguan taksa bashkiake dhe gjobat dhe ai ka frikë të shkojë të hapë qepenin.

Ornela Liperi: Gjoba nuk ka lidhje, por flasim për taksat.

Lulzim Basha: Ka një zgjidhje integrale. Dua ta them shtruar. Biznesi i vogël pa taksë është një gënjeshtër e Edi Ramës. Çdo biznes torturohet me taksa. Çdo biznes paguan 3-7 herë më shumë detyrime ndaj bashkisë se sa kur paguante deri në vitin 2015.

Nesër nuk do të përballen më me inspektorë. Nesër do bëjmë që biznesi nuk do përballet më me 10 lloje inspektorësh, por do ketë detyrim vetëm 0.5% të xhiros vjetore. Biznesi më i madh ndër të vegjlit do paguajë maksimumi 700 mijë lekë të vjetra në vit.

Kush i paguan rregullisht, i vendoset një pullë fiskale në hyrje të dyqanit dhe nuk do të shohë më presion tatimorësh apo inspektorësh. Asnjë cent më shumë, i bëjmë me laps në dorë.

Ornela Liperi: Nuk arrij ta kuptoj. Si do çlirohet kur do paguajë 700 mijë lekë në vit?

Lulzim Basha: Po do çlirohet pra…varet nga xhiro

Ornela Liperi: Po jo se sot s’paguajnë aq, unë kam faturat e bashkisë…paguajnë 75 mijë lekë. Në Tiranë të paktën.

Lulzim Basha: Të reja?

Ornela Liperi: Të vjetra..unë i pashë po them. Kam parë faturat

Lulzim Basha: Po taksa e shkollës?

Ornela Liperi: Po janë të gjitha…pjesa më e madhe e biznese të Tiranës nuk kanë reklama. Pjesa më e madhe paguajnë 75 mijë lekë të vjetra, korrupsionet janë diçka tjetër.

Lulzim Basha: Korrupsioni është gjithçka.

Ornela Liperi: Ne po flasim për taksat zyrtare.

8 komente në ““Si do e çlirosh me 700 mijë lekë taksa?” Basha përplaset me gazetaren, s’dalin llogaritë, Liperi: Kam parë faturat, asnjë biznes s’paguan kaq”

  1. Plaku says:

    E shikoni more ju anal-istat e gazetaret e kazonit,nje gazetare qe njeh detyren se ç’fare ju punon politikaneve. Ky Lylzimi o si kungull pa fara,haberin sja ka per ekonomine,flete gjithmone te njejtat gjera pa asnje lidhje me realitetin….troç muhabeti o trap komplet 😛😛😛😛😛

    1. Dymi says:

      Ku je o Plaku? Kishte kaq kohë që nuk të shihja në komente.Shkruaj or mik virtual më shumë.

  2. Loku says:

    Dmth nje biznes “i vogel” qe ben 14 milione leke ne muaj nuk paguaka gje se esbte i vockel. Une qe marr te ardhura mujore disa here me te vogla paguaj 2.4 mln ne vit. Te besh biznes nuk eshte patriotizem. O paguaj o ik gris bythen se e ben tjetri. Keta politikane duhen zhdukur nga faqja e dheut.

    1. Astrit says:

      Se biznesi kudo ne bote ka te pakten 2 apo me shume tyca si puna jote dhe qe ta kuptosh me mire : Shteti leket i merr dhe stimulon biznesin qe nga 2 ti bej 3

  3. Gradishta says:

    Lulush bëj kurs të mësosh arithmetike se je bylmez ,mëso njëherë mbledhje,zbritje,shumëzim, pjestimi,pastaj del,ose mbaj në xhep një fletore nga ato të qemotshmet që kishin në kapakun e fundit tabelën e shumëzim pjestimit deri në 100 se me shume nuk të mban truri ty je bylmez i lindur,të keqen o sude.

  4. Rrok Cubi says:

    Po ky eshte budalla moj,cmeresh me te,pastaj keto shifra qe ti i thua,ky nuk i koncepton dot,se ky lun me shifra qjndra milionshe,qe dhe keto ja cojne distine ose me nr.llogarie,ky eshte ne hava,po ku ka qene ndonjehere ne toke ky-do thush ti,jo tamam ashtu eshte,ky e ka me shaka problemin per KM,se eshte me rehat keshtu,po i duhet atyre te tjerve ne ate pozicion,qe ata te vjedhin,ky te firmosi,ata te vrasin,ky te beje urdherat,ne fund dhe ky mire,po ata mire e me mire

  5. nkolla says:

    Basha di mire vetem te marre ryshfete nga bizneset e nuk e ka haberin e ekonomise, me qarte se ne kete emision nuk ka me. Ja pra ky eshte kandidati per km, ky do ta nxjerre shqiperine nga prapambetja, o zor na ruaj nga debilat e kriminelet e hajdutet injorante.

  6. qytetari says:

    Gazetarja cuditerisht harron se perpara,ka nje hajdut dhe kriminel dale nga shpella,qe eshte antipod me shtetin njerzor dhe jo me te flase per taksat e shtetit.
    Vazhdojne cfaqie me se te neveriteshme dhe te peshtira me ´´kryetare opozite´´´´presidenta´´,qe kane lene prej vitesh vendet bosh neper burgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *