30 vjet në kërkim të eshtrave të dy zv.kryeministrave që pushkatoi Enveri në ’77-ën

17 Tetor 2020, 17:06Dossier TEMA

Në Scan TV ka startuar prej dy javësh formati më i ri televiziv, emisioni Memorie, me autor dhe moderator gazetarin e njohur, Dashnor Kaloçi, si dhe pjesmarrjen e z. Artjan Tepelena (gazetar dhe drejtor i programacionit të TV Scan), i cili në këtë emisionin të ri me tema historike, kryesisht ato të krimeve të regjimit komunist të Enver Hoxhës, ka rolin e analistit dhe opinionistit.

Sipas autorit dhe drejtuesit të këtij emisioni, gazetarit Kaloçi, i cili prej gati tre dekadash në shtypin e shkruar ka mbuluar rubrikën historike “Dossier”, dhe gjithashtu si autor, kryeredaktor e skenarist i disa emisioneve dhe dokumentarëve televiziv po me tema historike në disa media të ndryshme, formati më i ri i emisionit Memorie, që zgjat 90 minuta, është një bashkëpunim i ngushte i TV Scan ku ai punon prej disa vitesh, me portalin Memorie.al, që ai gjithashtu drejton prej më shumë se një viti dhe ka pasur mjaft interes.

Sipas Kaloçit, ai bashkë me z. Artjan Tepelena, i cili është ndër gazetarët e parë që nga fillimi i viteve ’90-të kur në rolin e drejtorit të Informacionit në Radio-Televizionin Shqiptar, ka inicuar dhe pasqyruar aty, kronika speciale e emisione të ndryshme, duke evidentuar krimet e periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës, edhe formati më i ri televiziv, Memorie, që ata të dy kanë marrë përsipër, synon dhe tenton që të sjellë para shikuesit, disa prej personazheve dhe ngjarjeve më të spikatura e të përfolura, të njohura dhe të panjohura, të periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës.

Kjo temë, sidomos në këto vitet e fundit, ka ngjallur interes dhe ndjeshmëri të lartë edhe në arenën ndërkombëtare, lidhur me atë që ka ndodhur në Shqipërinë komuniste për afro gjysëm shekulli me rradhë, çka i ka detyruar disa qeveri të këtyre vëndeve perendimore, si Gjermania, Zvicra etj., që nëpërmjet ambasadave dhe përfaqësive të tyre në vëndin tonë, në bashkëpunim me prezencën e Zyrës së OSBE-së në Tiranë, në vitin 2017, të mbështesin një cikël të gjatë dokumentarësh të titulluar “Përballje me të kaluarën”, që u realizua asokohe në Radio-Televizionin Publik Shqiptar, nga gazetarët Dashnor Kaloçi dhe Monika Stafa, nën kujdesin e Drejtorit të Përgjithshëm, z. Thoma Gëllçi.

Kaloçi tregon se formati më i ri i emisionit Memorie, i cili është konceptuar me inserte të realizuar nëpërmjet intervistave të ilustruara me material filmike, foto, dokumenta arkivore, video, inskenime etj., do ketë edhe nga një të ftuar në studio për çdo emision, ku bashkë me kolegun Tepelena, do tregojnë, diskutojnë dhe analizojnë, lidhur me temën përkatëse që do trajtohet aty.

Në emisionin e parë që u trasmetua para dy javësh, i ftuar në emisionin Memorie, ishte z. Gëzim Çela, nga qyteti i Durrësit, ish-i burgosur dhe i përndjekur politik që ka vuajtur 22 vite burg dhe pesë internim në regjimin komunist të Enver Hoxhës, i cili tregoi para kamerave të Tv Scan, historinë e babait të tij, Mahmut Çela, ish-prefekt i Tiranës dhe Durrësit, që ishte larguar nga Shqipëria që në vitin 1944, pasi i kishte shpëtuar disa atentateve nga njësitet guerilje komuniste të Tiranës, ndërsa ai me nënën e tij, Roza Zef Llupi, vuajti persekucionin e egër komunist dhe luftën e klasave deri në vitin 1990.

Ndërsa në emisionin e dytë Memorie, që u trasmetua javën e kaluar, u trajtua historia e panjohur e të ashtuquajturit “Grupi sabotator në Ekonomi”, që u godit nga Enver Hoxha në vitin 1975, ku dy zv/kryeministrat, Abdyl Këllezi dhe Koço Theodhosi, u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan në vitin 1977, ndërsa dy ministrat, Kiço Ngjela dhe Vasil Kati, së bashku edhe me disa prej familjarave të tyre, vuajtën në burgjet komuniste deri në vitin 1991.

Pas inserteve të përgatitura ku dëshmuan familjarët e tyre, si Leon Këllezi, Spartak Ngjela, Arben Theodhosi dhe Adrian Kati, në studio ishte i ftuar ekonomisti i njohur, Prof. Dr. Lulzim Hana, i cili së bashku me dy drejtuesit e emisionit, Kaloçi dhe Tepelena, treguan, diskutuan dhe analizuan ngjarjen në fjalë, të ashtuquajturit “Grupi sabotator në Ekonomi”, ku me mjaft interes u prit rrëfimi i gjatë i z. Leon Këllezi, (me profesion Fizikant, i specializuar në Republikën Popullore të Kinës që në fillimin e viteve ’70-të), i cili rrëfeu para kamerave, se si, që pas vitit 1991, kur u kthye në Tiranë pasi kishte vuajtur 15 vite internim në fshatin Kotë të Vlorës, prej gati 30 vitesh, ende vazhdon të kërkojë eshtrat e babait të tij, Abdyl Këllezit, (ish-anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH-së, zv/kryeministër, ministër, deputet, Kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit etj.), por ende pa rezultat…?!

Ndërsa në emisionin e tretë. Memorie, që do të trasmetohet sot, e shtunë 17 tetor, ora 20 e 30 në Tv Scan, sipas autorit Kaloçi, do të trajtohet një temë mjaft delikate, siç është tortura, që është aplikuar dhe ushtruar në mënyrë permanente ndaj të arrestuarëve dhe dënuarëve në qelitë e hetuesisë, Sigurimit të Shtetit, kampet e dhe burgjet etj., gjatë gjithë periudhës së regjkimit komunist të Enver Hoxhës.

Përveç disa dëshmive mjaft interesante ku disa ish-të burgosur politik tregojnë para kamerave të Tv Scan, torturat fizike që janë ushtruar ndaj tyre personalisht, familjarëve apo bashkëvuajtësve, duke përmëndur me emra konkretë, hetues, policë, gardianë, oficerë të Sigurimit të Shtetit etj., që i kanë dhunuar, në studio do jetë i ftuar edhe z. Tanush Kaso (i dënuar në vitin 1961 me “Grupin e Pjetër Arbnorit, Uran Kalakulës, Agim Mustës etj.), një nga drejtuesit e njërës prej shoqatave të ish-të burgosurve dhe internuarëve politik të Shqipërisë, i cili ka vuajtur 13 vite burg politik dhe ka pësuar mbi supet e tij torturat fizike dhe psikollogjike gjatë vuajtjes së dënimit, gjë të cilat ai i ka pasqyruar dhe në një nga librat e tij. / E. Shehaj

4 komente në “30 vjet në kërkim të eshtrave të dy zv.kryeministrave që pushkatoi Enveri në ’77-ën”

  1. Genti says:

    Enveri pushkatonte tradhtaret e kombit.A nuk e meritojne Basha me Berishen ti pushkatosh dhe tu humbesh eshtrat se i dhane detin grekut????????

    1. ububuja says:

      Kush te ka thene more gomar se pushkatonte tradhtaret e kombit? Enveri hante shoket e vet

  2. Jaku says:

    Koci Xoxe tradhtar ishte se donte ta bente Shqiprin republik te 7 te Jugosllavis.Dhe Vasil Shahini tradhtar ishte se ishte spiun i Greqis.Lista e tradhtarve qe pushkatoi Enveri eshte e gjate qe nga ata qe bashkepunun me armiq qe ne luft e pare botrore e ne te dyten dhe mbas clirimit.Enveri po ta tradhtoje kombin pushkatonte dhe shoket e tij se ai mbi kombin dhe atdheun nuk vinte asnjeri,as shoket e vet e as familjaret e vet.Enveri ishte fanatik i madh per atdheun.

    1. ububuja mi none says:

      Qeke ftof ti fare. Koci Xoxe donte ta hiqte Enverin dhe t’i zinte vendin. Enveri deri me 1948 ishte projugosllav dhe po e bashkonte Shqiperine me Jugosllavine. PSe e vrau veten Nako Spiru (ose pse e vetevrane?). Pastaj kur pa se jugosllavet kishin zgjedhur Kocin, u be me Stalinin dhe Koci e hengri.
      Nejse, po Sabiha Kasimati, intelektuale gjirokastrite, tradhtare ishte? Po Beqir Balluku, Petrit Dume, Abdyl Kellezi, Koco Theodhosi, qe benin be per koke te Enverit? Po Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu, heronj te luftes dhe kriminele si Enveri, tradhtare ishin?
      Enveri ishte fanatik i madh per pushtetin e vet qe e barazonte me atdheun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje