Këtë javë e fitoi Arjan Çani

Nga Ilir Yzeiri

Në qoftë se do të kishim mundësitë që të masnim realisht pëlqimet e publikut për emisionet politike që organizohen në formën e debateve me të ftuar dhe që alternohen edhe me shfaqje të tjera nga bota e spektaklit, mund të thoshim pa frikë se këtë javë e fitoi « Zona e Lirë » e Arjan Çanit. Ai i mundi dy formatet e tjera simotra : « Opinion » të Blendi Fevziut dhe « Open » të Eni Vasilit me një zgjidhje thellësisht profesionale që vetëm një gazetar me përvojë si Çani mund ta bëjë.

Dy emiosionet e tjera kishin zgjedhur të ripromovonin formatin « spazzatura » apo « bullsheet » apo formatin që në shqip mund të quanim emision ku flitet për mbetjet e rrezikshme të të folurit njerëzor, ku promovohet fyerja, sharja ku opinioni agresiv i gazetarëve shitet për opinion publik, ku ideologjia rrënuese e partive politike nxirret në treg si lajm i fundit dhe ku e vërteta apo përfundimi nuk arrihet nga shkëmbimi i të dhënave, por nga mediokriteti fatal dhe tragjik i drejtuesve të cilët nuk kanë asnjë referencë, por, ashtu si ata tifozët në një ndeshje boksi i nxisin palët se ku ta qëllojnë kundërshtarin.

Edi Rama në emisionin e Fevziut nuk ishte thirrur për t’u dëgjuar si kryeministër por dukej sikur e kishte thirrur Fevziu në një cep pallati për t’u sqaruar për një muhabet dhe aty i kishte nxjerrë edhe shokët. Mund të ishin vrarë në qoftë se nuk do të kishte ndërhyrë Berisha me mesazhe që t’i ndante. Një nga miqtë e mi ngul këmbë se Fevziu sa herë e sheh që Ramës i bie pëlqimi në publik, e thërret dhe me emisionin e tij Rama jo vetëm që ngrihet në sondazhe, por i bind të gjithë se është i pakonkurueshëm.

Ndërsa në emisionin tjetër të Eni Vasilit ishte e ndaluar të flisje për skandalet e presidentit dhe si gjithmonë drejtuesja i orientonte të ftuarit se ku duhet ta qëllonin njëri-tjetrin. Ky mishmash klithmash e sharjesh jo vetëm që është bërë i neveritshëm, por po kthehet dalngadalë në një komedi. Nuk do të jetë e largët dita kur të gjithë do të themi se sot në darkë kemi gallatë te Fevziu apo te Eni. I vetmi konkurent i tyre shumë shpejt do të jetë « Portokallia »

Ndërkaq në emisionin tjetër të formatit të madh që ka krijuar traditën e së premtes, pra në « Zonën e Lirë » të Arian Çanit, ishin vënë përballë lideri i opozitës Lulëzim Basha me një nga gazetaret më të mira në vend që mbulon ekonominë dhe që drejton revistën « Monitor », me Ornela Liperin. Liperi ka vite që ka krijuar profilin e gazetares serioze, thellësisht profesioniste dhe që ka si karakteristikë të stilit të saj interpretimin e të dhënave.

Publikimet e saj që u referohen besnikërisht të dhënave dhe vetëm të dhënave janë të vetmet lajme reale që botohen në këtë vend dhe të vetmet informacione të besueshmë të zhveshura nga të gjitha ndikimet politike. Në opinionin tim, Ornela Liperi, e vetme, është disa herë më e besueshme dhe më profesionale se organizata BIRN dhe analizat e saj, të cilat sidomosa kohët e fundit, janë bërë jo vetëm të njëanshme, por edhe pa asnjë ekspertizë. Ndaj Çani, me intuitë gazetareske dhe ndoshta pa asnjë preferencë tjetër, kishte zgjedhur të vinte liderin e opozitës të cilën ai edhe e përkrah, përballë një gazetareje të ekonomisë me qenë se Lulëzim Basha ka filluar të shfaqet në publik si reformator i madh i saj. Mirëpo, përballja me Ornela Liperin jo vetëm që na zbuloi një lider të paaftë, por, për më tepër, edhe jo të sinqertë dhe manipulues. Kush dëshiron mund ta ndjekë këtu një pjesë të bisedës : (http://www.gazetatema.net/2020/10/16/si-do-e-clirosh-me-700-mije-leke-taksa-basha-perplaset-me-gazetaren-sdalin-llogarite-liperi-kam-pare-faturat-asnje-biznes-spaguan-kaq/)

Nga kjo bisedë kupton jo vetëm që Basha flet pa asnjë kontroll, pra lëshon vetëm lumë fjalësh dhe nuk ka asnjë referencë, por ai nuk është i qartë se çfarë do të bëjë. Gazetarja me fakte i thotë që ato biznesë që ai do të taksojë nesër kjo qeveri i ka bërë zero sot. Po Basha ka përgjigjen epike që hajde dalim në rrugë dhe pyesim bisneset se si taksohen.

Mirëpo, më e rënda është se ky model politikani që nuk mbështetet mbi të dhëna dhe nuk ndjek asnjë këshillë nga ata shumë profesionistë që ka PD-ja për ekonominë, na bind gjithnjë e më shumë se në këtë kohë ai po kërkon me forcë humbjen e tij e cila duket e sigurtë.

Ndaj Arian Çani edhe pa dëshirën e tij, ndoshta, i bëri publikut një shërbim të vyer duke i vënë përballë liderit të « butë » « europian » opozitar një gazetare profesioniste. Në fund të asaj përballjeje të gjithë u bindëm për fuqinë reale që ka media kur formati ndërtohet me paanësi dhe nga profesionistë. Ndaj këtë javë si dhe shumë të tjera, e fitoi me meritë Arjan Çani.

REMOTE_ADDR:[]

27 komente në “Këtë javë e fitoi Arjan Çani”

  1. Www says:

    Derisa me ekonominë në PD merret Jorida Tabaku, këtij zallumit që s’merr vesh as nga aritmetika s’ke ç’i thua.

  2. Olimpia says:

    I nderuar Yzeiri,jam i bindur qe Cani eshte nje gazetar profesionist,por ne pergjithesi eshte antishqiptar. Bashke me Currin perbejne nje dyshe te cilet nga fillimi deri ne fund te cdo programi percojne ne forma te ndryshme idene se ne Shqiperi nuk egziston asnje gje pozitive nga ajri deri tek fshatari qe prodhon perime.Ky tip gazetari u shfaq qe ne vitin 91 dhe shume prej tyre kishin lidhje gjaku grekoserbe. Kuptohet kush investonte dhe paguante.Nen masken e luftes kunder komunizmit u shkaterrua Shqiperia. Natyrisht ne kete krim gjigand te udhehequr nga anarkotribal nazist filoserb Berisha,aventurieri filogrek Pashko dhe krimineli idiot Hajdari,edhe media e shitur luajti luan dhe do te luaje nje rol te madh .Kete po ben edhe Cani….Ne te gjitha menyrat nxin cdo gje qe ka bere Rama,duke pasqyruar Shqiperine si nje sketerre ,nderkohe therret nje gazetare seioze si Piperi per te diskretituar Bashen.Perfundimi qe kerkon te arrije Cani,…Rama eshte nje diktator i tmerreshem se e la cuar vendin ne mjerim,ky qe kerkon te vije, Basha, eshte nje idiot i mire …Pra Shqiperia ,sipas teorise grekoserbe,nuk mund te behet shtet.Kjo eshte detyre e Canit grekofil…Te tjera i mendojne ata qe komandojne Canin.

    1. Plugu says:

      OLIMPIA! Avash se e ke mar me shume te perpjekur.Rames ti t’i maresh te keqen se ai nuk eshte kriminel si ai idhulli yt Sali Berisha.Basha eshte nje koqe e Sali Berishes,pra me shume se idiot.Por ty nuk te pelqejn keto se je bythlepires.Fakti eshte s Arjan Cani ate nate kishte mare gazetaren e kulturuar dhe e kishte vene perball Bashes pa qellim te keq,kurse te Fevziu Rama ishte thirrur qellimisht per t’a kryqezuar si krishti,por i hengren ate qe nuk thuhet o idiot!

  3. Daja says:

    Basha eshte teveqel ne thoshim per berishen duket qe ky nuk shkolle Te mesme dje ishte kulmi
    la nam si nuk ka turp.

  4. Ludoviku says:

    O Olimpia po nga na e nxore serioze kete Leperen e Monitorit. Ajo e hodhi genjeshtren ne tapet sepse tek tatimet figurojne listat e puntoreve qe paguajne kontributet, nderkohe qe ajo thoshte se ska puntore. Basha e kapi kete genjeshter te Laperes dhe e fry si genjashtar qe eshte gjate gjithe emisionit.

  5. Ceni says:

    Shqiperia ka plot ekonomist e financier, te zote dhe serioz. Po TV tona jane ekrane tallava ku thirren, zihen e cirren si ujqrit militantet.

  6. xhemal says:

    cani profesionist? aty ish mbledhur gjithe militantet bashke me canin…o yzeir eshe ti shkruan per sehir…..te gjithe ne nje stalle hane…te uroj te mira …po si canrat ne mjetet e informimit ne shqiperi ka plote…e te vjen per te v…l kur i degjon

  7. Ben says:

    Arian Çani eshte Gomar.Ka kohe qe shqiptaret nuk e dinë,por duhet me i mush menien.

  8. Korabi says:

    Pra Rama paska patur te drejt kur i tha Canit se”ti je balle kazani”,ky grekofili Cani me ate grekofilin e vogel Curri jane dyshja (qe te dy greqisht foles)perverse antishqiptare e berishistit Frangaj.

  9. lenci says:

    Cudi e madhe!!! Tere komentueset femra jane pro Rames! Sidomos te faqja e Temes.
    Personalisht nuk me intereson kush fiton, sepse nuk me hyn ne xhep. Megjithate, me kete shkaterrim ekonomik te vendit tone, sidomos vitet e fundit, dhe me mbylljen qe po i behet Shqiperise nga vendet europiane, ky ekip qeverises duhet zevendesuar.

  10. Olimpia says:

    Ludoviku,jam dakord me ty,kisha idene ,,serioze,, me thonjza,nuk i kisha shenuar.Gjithesesi doja te ritheksoja se te gjithe programet e Canit ,Fevziut ,Vasilit,per te mos folur per Mecon,Peken etj jane nje llum i ndyre i helmuar.90% e mediave shqiptare jane nje mashtrim i gjigand nje helmim masiv i opinionit publik.Nuk ka vend ne bote ku liria e mediave ka kapercyer cdo lloj kufiri, duke e shnderruar te drejten e informimit dhe analizen e fakteve ne nje bombe mediatike helmuese te perditeshme.Mediat shqiptare nga pushteti i katert jane shnderruar ne arme vrastare ne duar te te disa bandave te pasura per tu pasuruar me shume dhe ruajtur sundimin mbi shumicen.Konkurenca e mediave shqiptare nuk behet per te verteten por per te mashtruar dhe helmuar opinionin publik.

  11. Adrian says:

    cuditem kush e shef kete “emisjonin” Zone e Lire te nje sharlatani si Arjan Cani! Cani eshte nje idiot patologjik dhe vetem kaq ,kurse ai Curri eshte tipik katunar qe hiqet sikur di cdo gje ne fakt ai nuk eshte shume me larg se Cani dmth nje tjeter idiot

  12. Soji says:

    Ilir je bere si Frrok Cupi..se Arben Mece e mori lejen e ndertimit ne Durres……Bithelepiresa

  13. Olimpia says:

    ja të gjithë nga tiparet që kam përvojë duke u martuar me
    një narcisist cerebral:

    Një nevojë e pangopur për të qenë superiorë intelektualisht
    Arrogant / mendjemadh
    Nuk kanë konceptin e intimitetit
    Konkurrues (ata vazhdimisht duhet të jenë në qendër të vëmendjes)
    Ata marrin në depresion në çdo të vogël për egon e tyre
    Ata nuk mund të trajtojnë kritikat konstruktive
    Ata duhet të jenë në kontroll
    Ata kerkojne vëmendje Të vazhdueshme
    Ata vendosin iluzionin se ata janë, ose mund të jenë, ekspertë në çdo fushë

  14. Olimpia says:

    ja të gjithë nga tiparet që kam përvojë duke u martuar me
    një narcisist cerebral:

    Një nevojë e pangopur për të qenë superiorë intelektualisht
    Arrogant / mendjemadh
    Nuk kanë konceptin e intimitetit
    Konkurrues (ata vazhdimisht duhet të jenë në qendër të vëmendjes)
    Ata marrin në depresion në çdo të vogël për egon e tyre
    Ata nuk mund të trajtojnë kritikat konstruktive
    Ata duhet të jenë në kontroll
    Ata kerkojne vëmendje Të vazhdueshme
    Ata vendosin iluzionin se ata janë, ose mund të jenë, ekspertë në çdo fushë

  15. Evolution says:

    I nderuar gazetar, meqenese ke dashur te perdoresh fjale ne anglisht, nuk eshte “bullsheet” por “bullshit”.

  16. Franka says:

    Shum bukur, nje shkrim ku futet ne ndjeshmerine e sejcilit per te analizuar ate qe shkruan autori. Dy studio si ajo Open dhe Opinjon jane bere si zyra te nje partie politike, ku shum mire do te inkuadroheshin tek TV/shijak. Qesharake Eni Vasili, i peshtire Blenfi fev-ziuuuu. Te dy fallsikatore imazhi me ate qe paraqesin, njera nderron xhaketat tjetri rruan koken, perfundimi, neveri per njerin keqardhje per tjetren.

  17. Aliqesenjefi. says:

    “Zone e Lire” emison me i ndjekur se “Opinion”,apo “Open”?!!!,nuk ma merr mendja qe ta besoje kush.Ky shkrim eshte nje qoke qe bejne gazetaret kur duan t’i kthejne nderet njeri-tjetrit.

  18. ymer janulla says:

    çani është ushtar i vangjel dules bashkë më atë topen tjetër, leshtë e currës! yzeiri,si prodhim sorrosi dhe birn-i serb që është nuk i shikon dot këto! opozita antishqiptare nuk përkrahet nga askush! po investojnë të krahinarizmi dhe bashkpunimi më pakicat jo shqiptare. lobi grek po lufton fort që të largohet rama dhe të dyshja e ”marrëveshjes së detit”. prandaj gazetrët e komit katalik bashkë më 300-t e dules janë bërë bashkë. mes tyre edhe ithtarët e integrimit dhe internacionalizmit në përgjithësi,si yzeiri me shokë.
    rama duhet hequr,por vetëm një nacionalist të paraqitet në skenën shqiptare. deri atëherë, llumi serbo berishist nuk duhet ti afrohet pushtetit,sepse atë që nuk e arritën në 97-n,(shpërbërjen e shtetit shqiptar)do të përpiqen ta arrinë tanë.

  19. Olimpia says:

    Dy komentet e fundit,, Olimpia, nuk jane te Olimpia. Plugu, besoj se nuk me ke kuptuar….

  20. Z says:

    Respecte per Ilir Yzeirin! Eshte nga te paktet gazetare realiste dhe i pakorruptuar! Por per Arianin qe doli i fituar nga idiotesia e Bashes eshte histori qe hap debat! Keta Ariani,Fefzo dhe shume te tjere e kane kuptuar qe vetem po te jesh gazetar,nenkupto servil dhe mercenar, i nje oborri te caktuar mund te besh para! Jane te paskrupullt. Gazetaret jane bere politikane dhe jo vetem mbrojne krimin por jane dhe vete autore!

  21. Plugu says:

    Jemi te gjithe me Ramen , keshtu qe merremi vesh

  22. Moskoment says:

    Sa të komentoj dhe të më lëshohen si zagarë më mirë nuk po komentoj fare!

  23. shkullaku says:

    Z. Yzeiri. Me gjithe respektin qe kam per ju, me duhet t’ju kujtoj se Cani eshte bolja me e madhe e gazetarise shqiptare.

  24. Lida says:

    Pashe mbreme gazetaren Ornela Liperi te revistes ekonomike ” Monitor” nje diamant i rralle i gazetarise sot.Them i rralle pasi ajo shkurt, sakte e me profesionalizem i tregoi pretendentit per k/ minister se sa tatim paguan biznesi i vogel me fakte e fatura reale jo genjeshtra, i tregoi qe 0.8% i tatim mbi xhiro qe pretendon Basha, nuk shkon jur Rana thote qe biznesi vogel do ta kete zero, i spjegoje qe gjobat num jane taksa e shkurt muhabeti kuptuan qe nqse nje dite ky individ do te behet k/ minister eshte nje zarar i madh per ne.

  25. Lida says:

    Pashe mbreme gazetaren Ornela Liperi te revistes ekonomike ” Monitor” nje diamant i rralle i gazetarise sot.Them i rralle pasi ajo shkurt, sakte e me profesionalizem i tregoi pretendentit per k/ minister se sa tatim paguan biznesi i vogel me fakte e fatura reale jo genjeshtra, i tregoi qe 0.8% i tatim mbi xhiro qe pretendon Basha, nuk shkon kur Rama thote qe biznesi vogel do ta kete zero, i spjegoje qe gjobat nuk jane taksa e shkurt muhabeti kuptuan qe nqse nje dite ky individ do te behet k/ minister eshte nje zarar i madh per ne.

  26. Thanasi says:

    E megjithate cani mbetet pak sa me pak se nje idiot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *