Kina: Sjellja armiqësore e SHBA na bën të mos deklarojmë arsenalin bërthamor

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme të Kinës tha sot se prej “politikave armiqësore” të SHBA, Kina do të ruajë ambiguitetin mbi masën e arsenalit të saj bërthamor.

Fu Cong shtoi se për arsye të rrethanave aktuale, Uashingtoni nuk mund të pretendojë që Pekini të përfshihet në bisedimet e kufizimit të armatimeve.

Në një intervistë me të përditshmen ruse Kommersant, Cong shtoi se për të siguruar efektivitetin e strategjisë së saj bërthamore “është e rëndësishme të ruhet ambiguiteti sa i përket shifrave”.

Ai shtoi: “Veçanërisht prej faktit që SHBA e konsideron Kinën si konkurrentin e saj më të afërt, dhe për këtë ajo mban një arsenal prej rreth 6,000 mbushjesh luftarake bërthamore”.

Departamenti amerikan i mbrojtjes tha në një raport të fundit mbi fuqinë e ushtrisë së Kinës se gjigandi aziatik pritet të dyfishojë arsenalin bërthamor gjatë dekadës së ardhshme.

Ndërsa Fu vijoi duke thënë se arsenali kinez është një masë parandaluese për zgjerimin e arsenalit amerikan.

“Në rrethanat ku ndodhemi, ata nuk mund të presin që Kina të jetë transparente si në doktrinën e saj ashtu dhe në shifrat”.

SHBA pas daljes nga traktati bërthamor me Rusinë, Kina të përfshihet në një marrveshje të ardhshme të mundshme, duke argumentuar se arsenalii saj përbën kërcënim për atë dhe aleatët e saj.

Fu refuzoi një ide të tillë duke e quajtur “të padrejtë, të paarsyeshme dhe jorealiste” pasi SHBA dhe Rusia janë fuqi më të mëdha bërthamore sesa Kina.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Kina: Sjellja armiqësore e SHBA na bën të mos deklarojmë arsenalin bërthamor”

  1. american16al says:

    Kush po rrun trapin se sa eshte arsenali berthamor i Kines , edhe kaq sa dihen se shtetet e ndryshme kane eshte e mjaftueshme te zhdukesh boten!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *