“Mbylle gojën se do vritesh dhe ti”: Zbardhet dinamika e krimit në Himarë, autori ndoqi në këmbë biznesmenin

Është zbardhur dinamika e krimit të rëndë, që tronditi mëngjesin e sotëm Himarën dhe mbarë vendin, ku u ekzekutua me armë zjarri biznesmeni 51-vjeçar Niko Goro.

Autori i krimit, 53-vjeçari Kliti Leka, ka parkuar makinën e tij në cep të rrugës dhe ka ecur në këmbë në drejtim të marketit, ku ishte futur biznesmeni Goro, raporton BW.

Pasi ky i fundit ka dalë nga marketi i motrës së saj, Leka e ka qëlluar disa herë me pistoletë, duke u lënë të vdekur.

Në atë moment ka dalë dhe motra jashtë dhe ka parë vëllanë të shtrirë, duke ngritur kujën. Goditja fatale ka qenë plumbi në kokë, ndërsa dy të tjerët kanë qenë pranë zemrës dhe në kraharor.

Menjëherë jashtë ka dalë edhe pastruesja, e cila i është drejtuar autorit e alarmuar, duke i thënë “çfarë bëre, i vrave”?

Ndërkohë, 53-vjeçari Leka i është kthyer, duke i thënë “Mbylle gojën se do vritesh edhe ti”!

Pastaj, ai ka lënë mjetin në rrugë dhe ka ikur në këmbë. Momenti i largimit të tij është parë nga kamerat e sigurisë, gjë që ka ndihmuar policinë për arrestimin e autorit.

Më pas, mësohet se autori ka thënë se nuk kishte qëllim ta vriste, por vetëm ta trembte për t’i kthyer borxhin.

Biznesmeni ka pasur një biznes në qendër të Himarës dhe dy të tjerë, njëri në proces ndërtimi. Shkaku i kësaj ngjarjeje, deri më tani, thotë gazetari, është pikërisht objekti në afërsi të bregdetit dhe shuma që, sipas Lekës, nuk i është kthyer, pasi toka ku po ndërtohet i përket të afërmit të tij.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në ““Mbylle gojën se do vritesh dhe ti”: Zbardhet dinamika e krimit në Himarë, autori ndoqi në këmbë biznesmenin”

  1. Hale Shqipe says:

    Popull barbar dhe problem mendore. Fatkeq. Vetem diktatura eshte ilaci per kete lloj haleje.

    1. Populli says:

      Drketësia o hale

  2. Rrokku says:

    Greku kur gjen kundershtar, qe nuk pranojne qe jane Grek, i qeron me ca idiot si puna e ketij qe i kane rrembyer tokat. Njelloi sic gjoja burri i Eleni Kocaqit vrau vellane e Elenit, per mendimin tim per llogari te grekeve.

    1. Tuti says:

      or taj Roc Kjo eleni eshte e bij e Feritit dhe Qanies te duken greg ty keta ,eh mer roc vetem K ne fund te mungon.

    2. Ala says:

      Budlliku me i madh eshte kur idiotet si ty mbivleresojne jenvgjit neo grek.

      Jeni aq idiot saqe mendoni se neo greket rrine me.plane kunder Shqiptareve cdo dite.

  3. dyshuesi says:

    Dhe thone qe himarjotet jane minoritare grek . Leka ju duket grek juve ? Mua me duket mirditor si nga stili ashtu dhe nga mbiemri qe me kujton kanunin.

  4. Supaxhiu 300 evro says:

    Shkèrdhata me pseudonimin Rrok,je nje bastard vlleh 300 evro qe vjen ketu dhe na hap barkun me provokime.Gjith Himara eshte shqiptare por halli i beri grek disa,pis dhe bastardi Rrok.,Ketu humbi njeriun familje kurse ti hedh helmin.Me nder çfar gazete jeni,lexoni gazetat e huaja pèrpara se tè botojn komentet i kontrollojn kurse nè Tema shkruajn fashistat grekè tè paguar .Ngushèllime familjes Goro por edhe per familjen Leka eshte tragjedi sepse himara dy pellemb vend eshte ,njihen te gjithe .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *