Media britanike tallet me Ilir Metën: Çe lidh presidentin e Shqipërisë me ekipin Celtic, që dhe në takime zyrtare ulëret “Urra, urra”?

Mediat britanike janë habitur me shfaqjet e presidentit të Shqipërisë, si ultras i Celtic. Ndaj dhe kanë bërë një shkrim me nota ironie për Metën.

Ai ka shpjeguar për Sky Sports News se si filloi pasioni i tij për ekipin skocez Celtic dhe si shikimi i ekipit në TV ndihmon në lehtësimin e “stresit” në punën si president.

Shkrimi në median britanike

Presidenti i Shqipërisë dhe Celtic  është lidhja e dashurisë që ka hutuar shumë tifozë të futbollit në Skoci.

Ilir Meta, i cili është president i shtetit Ballkanik që nga viti 2017, poston vazhdimisht fotografi dhe video të tij me një fanellë të Celtic dhe reagimet e tij sa herë sheh ndeshjet e këtij ekipi.

Postimet e tij në Twitter duken mjaft të çuditshme për një udhëheqës botëror. Në të njëjtën ditë, ai mund të fotografohet duke marrë pjesë në takime të rëndësishme presidenciale dhe më pas mund ta shohësh duke vrapuar në plazhet e Shqipërisë me fanellën e Celtic, duke bërtitur për ekipin e tij të zemrës.

Presidenti Meta ka dhënë një intervistë për median skoceze “Sky Sports News”, ku ka shpjeguar arsyet e simpatisë së tij për kampionët skocezë, e cila shkon deri në nënshkrimin e e-maileve dhe mesazheve me tekst për udhëheqësit e tjerë të botës me parullën kelte “Urra Urra”.

Ai tha: “Për herë të parë, e pashë ekipin e Celtic në televizor kur erdhën për të luajtur me Partizanin në Tiranë më 1979. Këto ndeshje ndërkombëtare ishin shumë të rralla gjatë kohës së komunizmit në Shqipëri. Më kujtohen futbollistët e mëdhenj si (Kenny) Dalglish dhe të tjerët.

Më vonë, kapiteni i ekipit tonë kombëtar Rudi Vata filloi të luante për Celtic dhe unë e kisha mik, ende e kam. Ai më fliste se sa krenar ishte që kishte luajtur për Celtic.

Por simpatia ime për Celtic u bë më e fortë kur isha për një vizitë zyrtare në Sarajevë një vit më parë. Isha në qendrën kryesore të qytetit dhe pashë një grup njerëzish, shumë entuziastë, duke pirë birrë e kishte brohorima. Nuk ishte shumë e qartë se çfarë po ndodhte. Më pas pashë kombinimin e shkëlqyeshëm të ngjyrave dhe kuptova që Celtic ishte aty.

Shkova te tifozët dhe i përshëndeta. Ishte një atmosferë fantastike. Mora një reagim të shkëlqyeshëm nga ata dhe më folën  për respektin për Rudi Vatën. Dhe kjo më bëri të përqendrohem shumë te Celtic dhe tani është ekipi i vetëm që unë ndjek.”

Presidenti Meta, 51 vjeç, krijoi një Klub të tifozëve të Celtic në Tiranë me ish-lojtarin Vata, në verë.

Ai është përpjekur ta transmetojë pasionin e tij edhe tek zyrtarë të tjerë qeveritarë në Shqipëri dhe në të gjithë botën duke përdorur një slogan kelt për të nënshkruar autografe e mesazhe.

Ai tha: “Urra, urra” tani është shumë i zakonshëm këtu në Shqipëri dhe shumë njerëz më përshëndesin në këtë mënyrë. Në këto kohë, na duhet kjo energji dhe optimizëm.

“Puna ime si president nuk është aq e lehtë. Je nën stres dhe nën presion për të bërë shumë gjëra. Kështu që kur ndjek Celtic, më ndihmon të marr më shumë energji pozitive dhe të harroj dhimbjet e kokës dhe të frymëzohem.

Celtic më jep kënaqësi dhe motivim të madh dhe më pëlqen ta tregoj atë.

Do të më pëlqente të shkoja të shihja një ndeshje në stadium. Nuk kam pasur kohë, por së shpejti do të vij dhe do të bashkohem me të gjithë tifozët e Celtic, jo në VIP”, tha Meta.

Presidenti Meta shpreson shumë se Celtic të arrijë 10 tituj historikë me radhë këtë vit.

Ai tha: “Tani ne kemi një tjetër shqiptar, Alban Ajetin. Ai do të jetë një makinë golash. Dhe në të ardhmen ne shpresojmë të shohim Rocco Vata (djali i Rudi, i cili është në ekipin e të rinjve Celtic), duke luajtur për ekipin e parë.

Shpresoj që të gjithë ekipet e Celtic të tregojnë karakterin e tyre më të mirë pasi ky sezon është më i rëndësishmi, sepse këtë vit ne duam të kemi 10 tituj rresht. Kjo është arsyeja pse fanella ime e Celtic ka numrin 10. Unë jam optimist që do ta arrijë.”

31 komente në “Media britanike tallet me Ilir Metën: Çe lidh presidentin e Shqipërisë me ekipin Celtic, që dhe në takime zyrtare ulëret “Urra, urra”?”

  1. ndue says:

    LIKE FLORIRI KA IKUR NGA TRUTE….

    1. Shenjestra says:

      Ndue,bravo,me mire shkon ….Like floriri i ka ikur fiqiri.

    2. Kalec Dega says:

      Prit kur Media Britanike te marre ne interviste tifozin e Juves dhe personal te Ronaldos. Do pyesin, perse nuk eshte tifoz me ekipin e Olsjonit?!…lol!

    3. Grek Magjupi Racist says:

      Votoni Sami Birishin me partyn Demokratyke, Lulin, Like Floririn edhe gjith rrumpallekun tjer!! Mutlu Zgjeb(dh) jet e ardhshme. T neruar qytetar, asht ny dit speciale per muu, sot asht dita e demokracys, me vlera demokratyke, posht komunizmi(enveri ka koh qe iku), posht klani i Edvyn Kristaq Rams, Ajdut, Kryminel, Rrofte Lul Basha, qe sa er t shkoni ka rruga e kombit, t thyeni qafen n humner, rroft partya demokratyke.

  2. Ergi says:

    I kan ik delet Like Floririt

  3. Torino says:

    Ndue!Ose ka investuar te Celtic dhe pastaj kjo i shpjegon te gjitha!Anglia dhe komunelthi mbyllin syte dhe nuk hetojne nga vijne leket,tanime ky eshte fakt.

  4. Keqardhje says:

    Z. Meta ke te drejte! Si mos te dhembi koka kur jep rreth 300 nenshtesi te paligjeshme ne shkelje te kushtetute per te ” mbrojtur kushtetuten”?

  5. Roberto says:

    Presidenti me CAR qe me kane zene syte ndonjehere.

  6. Toni says:

    Liken nuk e dua por ndonje tallje nuk shikoj….keni ik per lesh ju atje ne Shqiperi…truri lek ju eshte bere…sufllaqe

  7. Arbert says:

    CA na degjojne veshet o njerez! Nje idiot qe merret me selltikun e skocise,! O zot nje qesharak, nje shtet koti we mban president kete gomar! Nuk do jete Cudi ta shofim aksioner tek selltiku,me aq sa ka vjedh KY njeri.

  8. cuni says:

    Tifoz i cmendur me Celtic prej nje viti?! Presidenti ndihet i vetmuar dhe Celtic njihet si klubi me tifozerine me te zhurmshme (aty duket se gjen mbeshtetje) ne Britani. Meta ka frike se po i vjen fundi

  9. Hydajeti says:

    Kishe qejf te shkoje e te shifje ne stadium nje ndeshje. Shko e mos prito me ate sebep nashiko dhe florinjt qe ke depotizuar a jane shtuar ose mos kalamajt qe ke atje ti kane prekur.

  10. Genti says:

    Ka fshehur miliardat ne britani likja.

  11. Tironci says:

    MOS U HABISNI TE DASHUR GAZETARE BRITANIKE ME PRESIDENTIN TONE ILIR FLORIRI…..KA KOHE QE I KA IKUR BLETA NGA FRIKA E ARRESTIMIT NGA SPAK PASI KA VJEDHUR DHE KA VRARE.
    EDHE NE SHQIPERI DEL NE FOTO HERE ME FANELLEN E SKENDERBEUT, HERE ME TE PARTIZONIT E SE FUNDMI ME FANELLEN E TIRONES TE CILEN KY TERS E MORI NE QAFE.QE KUR VESHI FANELLEN TONE TIRONA NE 6 NDESHJE RADHAZI ZYRTARE KA BO 5 HUMBJE.

  12. Shenjestra says:

    Thjesht dhe troç,Likja eshte budalla.T’i thuash gomar,jo,akoma nuk eshte rritur, vazhdon te jet krriç.

  13. Martin says:

    Presidenti Ilir Meta ben tifozllek per Celtic per t’u bere qejfin femijve te tij ne Angli.

  14. Qizmja says:

    Cfare do shkruajne valle skocezet kur ky te mbyllet ne Reç?!!

  15. Tuneli i Floririt says:

    Do kete fituar ndonje bast per Celtic .

  16. SapuniPerDjathe says:

    Me fal po ku e pate talljen ju ne interviste??

  17. Mare Nostrum says:

    Kjo media britanike nuk e ka ditur se ne kete vendin e vogel ballkanik skraparlinjte i quajme me ironi “skocezë”. Ne te vertete Skrapari ka po aq lidhje me Skocine sa ka edhe Momli me Mynihun por kjo eshte menyra jone per te asociuar highlanderat e Skraparit me highlanderat e Skocise dhe per t’i futur edhe nje te qeshur me kapardisjen tipike te highlanderave tane. Dikush duhej t’ia kishte thene kesaj medias britanike!

  18. Daja says:

    Ka 2 aresye meta ka intelegjence mediokre dhe eshte provincial fshatar.
    Dhe fanella e selltikut I kujton burgun po e do ne mal.

  19. kastro says:

    Duket si historia e dashurise per Kuvajtin,nga nje tjater president!Atij ja kishte mekuar dashurine per Kuvajtin i ati,qe kur ishte dhe ai 10-12 vjec,por harroi se Kuvajti u njoh si shtet diku nga 1969-ta,kur zavalli genjeshtar ishte doktor.Edhe ky i sotmi,ose ka verdhushkat ne Skoci,ose dicka tjeter te vyer,mbase shtepine,vila e pasuri ose ose kalamaqerit(ti rrojne)…por eshte unik ne tifozllekun e tij !Tani do jete i merzitur,Po e mund Rangers1

  20. kujdes says:

    Ky eshte te Celtik qe kur i nxorren sekretin qe paguante 160.000 paund per femijet qe i ka derguar jashte Shqiperise dhe pastaj kush ka dy pare mend e kupton: mendon te arratiset dhe te perkrahet nga Celtik kur SPAK ti vere hekurat. NUk eshte kaq idiot sa ben, atje do marre azil politik. Shtepine ne Lalez do ja lere Saliut me trashegimi formale, ose do banoje Kastriot Islami ca kohe. Do e shikoni ju qe do jetoni.

  21. Adrian says:

    lilir Meta eshte nje katunar injorant prandaj eshte dhe tifoz i nje ekipi me te cilin nuk e lidh asgje prandaj tallen mediat Britanike

  22. Olsi says:

    Po ca te bejme bletet i kane ikur ,i ka mbete kosherja bosh .ky eshte likja na ka mbetur ne dere o anglezer. Ca ti bejme , ne psikiatri se marrin . na ka ngelur vetem ta meshirojme.

  23. ceni says:

    Idioti na turperoi fare…katunar.

  24. sako says:

    e hengri Celtic sot nga Rangers, ka vene kujen Meta

  25. ... says:

    Po ate tjetriin cfare e lidh me Juven?

  26. Qytetar says:

    Ky eshte idiot komplet.

  27. Jimi says:

    Ky piratpresident, si edhe shum te te tjere, edhe pse e shajne Ramen per “novacionet” e tij. me vone fillojne e kopjojne, por tashme ne menyren me te keqe. Ata ne vend te vene vetullat nxjerrin syte.

  28. TAFIL TERFILI says:

    si guxon kjo gazete..skrapari dhe gllazgou jane nje..shkrepa e thepe ne skrapar ,shkrepa e thepe ne gllazgou..pastaj skraparlinjt dhe scocezet nje mentalitet kane..fshatare hesapi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *