Ndërsa nazistët grekë shkojnë në burg, helmi i tyre vijon të qarkullojë i lirë

17 Tetor 2020, 11:45Rajoni TEMA

Dënimi i udhëheqësve të Agimit të Artë – partisë së vetme që ishte haptazi neonaziste me prani parlamentare që nga vitet 1940 – përbën një fitore kundër ekstremizmit të djathtë në Europë. Por ndërsa udhëheqësit e partisë po dërgohen në burg, idetë, metodat dhe urrejtja që ata kanë ndaj demokracisë parlamentare po bridhte lirshëm në rrugë në uniformat e policisë, duke terrorizuar rrugët.

Nga Yanis Varoufakis

Shtatë tetori ishte një ditë e mirë për demokratët. Gjykata greke e Apelit la në fuqi dënimet për udhëheqësit e Agimit të Artë, partisë haptazi naziste që kishte fituar mandate në parlament që nga vitet 1940, nën akuzat e vrasjes, dëmtimeve të rënda trupore dhe drejtimit të një organizate kriminale. Një turmë prej 20 mijë athinasish festoi jashtë gjykatës.

Festimet tona zgjatën për saktësisht 400 sekonda para se policia të na shpërndante me gaz lotsjellës. Duke vuajtur për të marrë frymë, bashkëshortja ime dhe unë u përpoqëm të bashkoheshim me qindra të tjerë po po përpiqeshin të shpëtonin përmes një rrugice që të shpie te Mali Likabetus. Një duzinë forcash policore speciale ishin aty, duke hedhur gaz lotsjellës mbi turmën që po largohej. Unë iu luta komandantit të tyre të ndalonte. “Nuk ka kuptim të hedhësh gaz ndaj njerëzve që po përpiqen të shkojnë në shtëpi,” i thashë qetësisht. Ai më shau. Kur unë i tregova kartën e identitetit si deputet, ai m’u përgjigj: “kjo është një arsye tjetër që të të shkërdhej ty.”

Dënimi i udhëheqësve nazistë të Greqisë është një fitore vendimtare ndaj rilindjes së ekstremizmit të djathtë të Europë. Por ndërsa ata po dërgohen në burg, idetë, mjetet dhe urrejtja e tyre ndaj demokracisë parlamentare vijon të gjendet te uniformat e policisë, duke terrorizuar rrugët.

Një javë më vonë, një oficer i çështjeve të brendshme i policisë më intervistoi mua, si pjesë e një hetimi të nisur nga dëshmia ime. Unë nuk isha në gjendje të dalloja fytyrën e policit që më sulmoi, për shkak se mezi po merrja frymë e sytë më digjnin kur ndodhi incidenti. Por unë dallova një gjë: pamja e urrejtësit të qetë në sytë e tij – një pamje që më rikujtoi mua Kapnias, një hetues i trajnuar dikur nga Gestapo.

Unë takova Kapnias më 1991. E pashë për herë të parë ndërsa qëndronte pranë dhive të veta në një fermë në Peloponezin e Jugut ku jetonte me të shoqen, Yiayia Georgia, të cilën unë po e vizitoja për arsye familjare, jeta e së cilës meriton të jetë fokus i ndonjë kryevepre të ndonjë dramaturgu të talentuar. Megjithëse reputacioni i Kapnias i paraprinte atij vetë, unë nuk isha i përgatitur për qetësinë e ftohtë me të cilën ai mund të të mikpriste.

Pasi zura vend në dhomën e gjumit që Georgia e kishte përgatitur bukur, dhe pasi u prezantova me ta, kërkova leje për veten dhe ika për te një qytezë aty pranë për t’u takuar me një mik të zonës. Kur u ktheva në fermë, shumë pas mesnatës, po dëgjoja gërhitjen e Kapnias në distancë dhe disa mace në afsh. I lodhur, u nisa për në krevat. Dhe gjeta dy libra në jastëk.

Njëri ishte Kujtimet e një kryeministri. Autori: kryeministri i fundit i diktaturës fashiste të rinisë time, një kukull i emëruar nga një brigadier që e dërgoi juntën neofashiste më thellë në territorin neonazist pas masakrës ndaj studentëve të 17 nëntorit 1973. Libri i dytë ishte një edicion i vogël me veshje lëkure, në gjendje shumë të përdorur, të Mein Kapmf, publikuar në Gjermani më 1934. Materjale për orën e gjumit për të tronditur një vizitor majtist, supozova unë, kortezi e një fermeri gjysmë analfabet që përpiqej të jepte një mesazh.

Si adoleshent, Kapnias kishte qenë një i “paprekshëm” punëtor ferme i lidhur me babanë e Georgias, i cili ishte si një lloj fisniku në një fshat malor. Gjatë pushtimit Nazist, babai i Georgias punoi si ndërlidhës mes shërbimeve sekrete britanike dhe partizanëve të majtë të zonës, duke sabotuar në unison brigadën e Vehrmahtit që vepronte aty pranë si dhe disa toga ushtarësh italianë. Georgia, bukuria e zonës, ra në dashuri dhe u martua në mënyrë sekrete me një nga partizanët. Në kuadër të një lufte të egër, dy fëmijë u lindën nga çifti i lumtur.

Ndërkohë, Kapnias, varfanjaku adoleshent, u lidh me anën tjetër: ai u bashkua me një njësi paraushtarakësh grumbulluar nga Gestapoja e zonës dhe u dërgua në Kretë për trajnim në artet e errëta të hetimit dhe kundër-sabotazhit. Aty ishte ai Hansi, instruktori i tij, që i dha kopjen me kapakë lëkure të Mein kampf.

Ndërsa gjermanët u tërhoqën, Greqia u zhyt në një luftë civile të tmerrshme. Aleatët u kthyen kundër njëri-tjetrit, vëllai kundër vëllait, vajza kundër babait. Bashkëshorti partizan i Georgias e gjeti veten duke luftuar kundër ushtrisë kombëtare që britanikët e mbështesnin dhe për të cilën babai i saj, pasi kishte besimin e britanikëve, ishte bërë i fuqishëm i zonës. Brenda dy vjetësh bashkëshorti partizan i Georgias u vra nga trupat me të cilët po punonte i ati. Për ta plotësuar tragjedinë, shokët e bashkëshortit të saj vranë babanë e saj. E mbetur e ve nga nacionalistët e të atit dhe jetime nga partizanët e të shoqit, Georgia u la në varfëri me dy fëmijë të vegjël.

Ky ishte rasti i Kapnias. Pasi bëri tranzicionin nga paraushtarakët e organizuar nga Gestapo te xhandarmëria vendëse, ai tashmë ishte në pozicion për të marrë hak ndaj klasës së lartë në universin e tij të vogël thuajse-feudal. Ai iu afrua Georgias me një propozim: “Nëse martohesh me mua, unë do të ndaloj grupin tim të sulmojë tokën tënde dhe farën tënde komuniste.” Duke besuar se nuk kishte alternativë por të pranonte, Georgia nuk gjeti kurrë rehati deri në vdekjen e saj më 2012.

Kur unë e takova atë më 1991, supozoja se figura si Kapnia ishin relike që do të zhdukeshin me kalimin e kohës. E kisha gabim. Një ndjenjë disfate të përhershme, mungese shprese dhe poshtërimi të gjithëpërhapur krijon një mjedis në të cilin ADN-ja e fjetur e Nazizmit rizgjohet. Sapo shoqëria greke u zhyt në poshtërimin tërësor pas falimentimit të shtetit tonë më 2010, një gjeneratë e re nazistësh, me pamjen e Kapnias në sy, zuri vendi e tyre në parlament. Tani, shumica e tyre janë në burg për krime të neveritshme. Por ajo pamje vijon të jetë në sytë e shumë të tjerëve dhe jo të gjithë ata janë me uniformë.

Project Syndicate. As Greek Nazis Go to Prison, Their Poison Runs Free

12 komente në “Ndërsa nazistët grekë shkojnë në burg, helmi i tyre vijon të qarkullojë i lirë”

  1. Eri says:

    Mire do te ishte te pastronin dhe forcat e armatosura dhe policine nga fashissto-nazistat po dyshoj se qeveria greke e beri kete gje per tu hedhur hi syve opinionit evropian qe gjoja eshte kunder ekstremizmave,per ta vazhduar vete ne menyre te kamufluar institucionale.Nuk kane bese greket.

    1. Plehraaaaaaaaa arabe.... says:

      Po mire more beqir mos duhet te merresh me birazeret e tu muslims politikane ne Albanistan te cilet kane edhe besa…!?

      1. demokrati says:

        Gjaku i Kapnias

    2. Grek Magjupi Racist says:

      Harrojne edhe komentatoret Greko gabele ktu ne forum, qe vjellin!! Arrestlni kto qdlbanike te papune qe nxisin urrejtje. Bravo Greqis, tashti Shqipria ti pastroi halete qe vjellin ne forume ktu.

  2. Saimir says:

    Mire me nazistet,po me faren tende,o komunist i ndyre,cfare duhet bere?!

  3. Dembabadem says:

    Ky ishte nje show e Greqis . Shumica e popullsis eshte anti evropiane , anti amerikane , anti muslimane dhe pro serbe , pro ruse . Besojne se ortodokset jane te zgjedhurit e zotit prandaj pjesa tjeter e botes duhet te rrije gati-tu para tyre . Mirepo per fatin e keq te tyre kane Turqin ne krah qe nuk i ha keto doktrrina . Po te mos ishte Turqia greket me djallezi do kishin pushtuar ballkanin .

    1. Klimax says:

      Ballkani, brigjet e Adriatikut, Jonit, Egjeut, Detit te Zi e Mesdheut ishin qendra e botes, u pelqen apo nuk u pelqen dembabademeve turko-mongola, kjo fale kultures e zhvillimit te civilizimit grek per te pakten 2500 vjet. Megjithate edhe kur Ballkani u be pjese e Perandorise Romake, edhe kur Ballkani kaloi ne periudhen e kristianizmit, ishte civilizimi grek, gjuha greke dhe natyrisht besimi greko-ortodoks qe mbajten ne nivele te larta per me shume se 1000 vjet territoret ballkanike nen shtetin bizantin!
      Fatkeqesisht ishin barbaret turko-aziatik te stepave te Kaspikut qe me dyndjet drejt Azise se Vogel e Ballkanit me te ashtequajturen Perandori Osmane sollen erresiren, mjerimin, prapambetjen, sharine dhe kulturen islame. Mbijetesa e kesaj perandorie ne Ballkan per 500 vjet beri me te keqen e mundur qe Ballkani te ngelet shume me mbrapa dhe shume me i prapambetur se vendet e tjera te Europes dhe kjo dallohet ne epoken e sotme moderne ku vende me shumice myslimane ne Ballkan ndodhen kaq larg zhvillimit, kultures dhe demokracise europiane.
      Ti dhe te tjere si puna jote ashtu si krimba jashteqitje qe jeni ju pelqen te jetoni ne mut. Shijojeni!

      1. Grek Magjupi Racist says:

        Si e shpjegon qe Sllovakia, Ukraina, Moldavia, Bjellorussia jan llumi i evropes si Balljani, mos i ka fajet Güzelleku, jo se i dua, po kur Greku qe esht jevg akuzon turkun per jevg, me nevrikosen.

  4. Aleksander Thana says:

    Kulture greke pa greke. Greqia nuk ka egzistuar ndonjehere. Ju shikoni enderra me syhapur dhe flisni percart (kalimaxi). Gjate 2200 vjeteve nuk ka as emer helen, as grek she asnje lloj figure qe te levdohen greket moderne. Sa per krishterimin, e vendosen perandoret ilire te Romes. Harrojeni perrallen Bizant-grek. S’ka asnje lidhje. Mos u merni me profkat e Janulles.

  5. Lani says:

    Alexander thana. Mos fole ma se eshte 100 per 100 vertet

  6. Kosta says:

    Klimax —-prifterinjte e kishes greke qe para 200 vjetesh thoshin se kush eshte ortodoks eshte grek.Kjo i ka bere njerezit konfuze se po te ishe i besimit ortodoks automatikisht ishe grek.Kurse hoxhallaret e Turqise thoshin kush eshte musliman eshte turk.E percaktonin etnine ne baze te besimit fetar.

  7. D... says:

    Civilizimi Helen, jo “grek” qe eshte nje fjale relativisht e re, ka qene parapriresi i kultures europiane, por nuk ka asnje lidhje me kete shtet te krijuar ne shekullin e 19, me DNA shqiptare por me nje politike te piset ndaj vete krijuesve te tij,,. Dhe ky eshte misteri me i madh, lufta ndaj popullsise themeluese shqiptare duke i penguar te flasin dhe te mesojne gjuhen e tyre te lashte, dhe nje pjese tjeter te kesaj popullsie nen pretekstin e fese… Perse kjo lufte, perse nje pjese tjeter e ketij populli te lashte qe shkoi ne Itali vazhdon te flase edhe sot kete gjuhe…. Dhe ky shtet “demokratik” ka pjelle keta mostra dhe morrat qe na rrijne neper kembe si puna e ketij “klimaqit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje