Në shqip edhe një profeci, kur librat paralajmërojnë pandemitë dhe fuqinë e viruseve në botë

17 Tetor 2020, 18:45Sociale TEMA

12 vite më parë Sylvia Browne shkroi një libër që ndonëse atëkohë është pritur shumë mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk pati vëmendjen e përkthyesve në të gjithë botën.

Sot, “End of Days”, “Mbramja e ditëve”, siç është përkthyer në shqip po bën xhiron e botës, pasi na tregon fuqinë e një virusi si Covid-19 që po pushton botën. Nga sot e kemi edhe në shqip.

“Duke u ndalur te dy titujt që trajtojnë çështjet e pandemisë në mënyrë të drejtpërdrejtë, “Mbramja e ditëve” dhe “Sytë e Errësirës” të Dean Koontz, do të thosha që në mënyrë paradoksale kanë parashikuar para shumë vitesh.

Dean Koontz që në vitin 1981, që në vitin 2020, në qytetin Wuhan, do të shpërthejë një epidemi që do të përfshijë gjithë njerëzimin.

Por fatmirësisht disa gjëra nuk përputhen, pasi ai thotë se individët do të vdesin brenda pak orësh…”, thotë botuesi Rexhep Hida.

“Te “Mbramja e Ditëve”, autorja thotë se virusi do të vinte në vitin 2020, por ashtu siç ka ardhur, edhe do të ikë. Por do të rikthehet pas 10 viteve”.

Autorja është një ndër ato shkrimtare të vlerësuara edhe nga kinemaja. “Mbi këtë roman është bazuar edhe filmi “Contagion”. Është një film i parë shumë, kohët e fundit i riparë”, thotë Hida.

Ndonëse këtë vit panairi do të jetë online, botuesi premton se titujt në librarinë e tij apo edhe në platforma të tjera të shitjes librat do të ofrohen me uljet, njëlloj si të jetonim ditët e një panairi libri.(A2)

6 komente në “Në shqip edhe një profeci, kur librat paralajmërojnë pandemitë dhe fuqinë e viruseve në botë”

  1. xx says:

    ore fantazist,me keto gjera gjoja misterioze doni te na ushqeni.PARASHIKOI THOTE POR EDHE CIGANIA KUR TE HEDH FALL TE THOTE GJERA QE U NDODHIN GJITHE NJEREZVE.Edhe keta parashikues thone gjera qe kane ndodhur e do ndodhin.KEPUSNI qafen me keto plehra qe na servirni se nuk jemi te gjithe injorante.

  2. Livadhi says:

    Parashikimin e s ardhmes e shpjegon fizika kuantike.
    Ka sharlatan,siç ka edhe kurvarë,por ka edhe parashikues sikurse ka edhe dashnorë.
    T jesh dashnor esht virtyt.
    T jesh profet,……gjithashtu..
    Ka njers qe t shofin se,ça t ka ndodh n t shkumen,ça po ben tash,dhe ça do t t ndodh n t ardhmen..
    ..kta jan me fuqi t mbinatyrshme..
    ..n amerik,kta perdoren nga FBI per zbulimin e krimeve t mbetura n terr.
    Shkoni online dhe klikoni per t ashtuquajturit medium.

    1. xx says:

      Se cfare parashikon fizika kuantike e shkenca ne pergjithsi as qe vihen ne dyshim por skane asnje lidhje me sharlatanizmin.Edhe mediumet bejne nje pergjithsim te fakteve dhe nxjerrin nje konkluzion.Mveshja me misticizem e fuqi hyjnore eshte naivitet per te mos thene papjekuri dhe injorance.Sa per dashurine si ndjenje eshte vertet nje gje e bukur por ne dashuri bien te gjithe njerzit ne pergjithsi qoshin te virtytshem apo hajdut e genjeshtare.Keshtu qe te renet ne dashuri e larteson shpirtin por nuk eshte virtyt.As profecia nuk eshte virtyt.Virtyte jane; ndershmeria,besa,miresia,dashuria per njerzit,zemerbardhesia,karakteri i forte dhe vendosmeria e cilesi te tjera pozitive

    2. vang says:

      Sa per ata qe perdoren nga FBI nuk kane te bejne me ORAKULLIN,parashikimin,ka te beje me aftesi per te analizuar situatat,me mprehtesine dhe ”nuhatjen”

  3. safeti says:

    ne shqipen letrare thuhet “FUNDI I DITEVE”

  4. sadna babul ka bidai says:

    ashtuquajtur mendim paraprak me ndimu lexuesit onlii se keshtu lexojne me mire .nga virusi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje