Nga manipuluesit e votave, te gjyqtarët: 37 qokat e fundit të Ilir Metës

17 Tetor 2020, 20:48Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Presidenti Ilir Meta nuk u është ndarë qokave me lëshimin e nënshtetësive shqiptare për njerëz anonimë dhe personazhe të lidhur me histori krimi, korrupsioni dhe këngëtarë damash, deri në orët e fundit të skadimit të ligjit të vitit 1998, duke përdor gjithnjë në mënyrë abuzive një hapësirë në këtë ligj, ku në raste të veçanta parashikohet dhënia e shtetësisë, edhe pa plotësuar kushtet dhe pa ndjekur procedurat, nëse kërkuesi përbën interes kombëtar për Shqipërinë, pra është personalitet i shquar. Në 13 tetor 2020, vetëm një ditë para hyrjes në fuqi ligjit të ri, i cili i jep fund historisë së dhënies së nënshtetësive si të ishin tesera partie, Presidenti Ilir Meta, me dekretet nr. 11779 dhe 11780, ka pajisur me nënshtetësi shqiptare 37 persona të tjerë, me procedurë të jashtëzakonshme dhe pa zbatuar protokollin e sigurisë, me pretendimin se janë ‘asete kombëtare’.

Në 29 shtator 2020 është botuar në Fletoren Zyrtare ligji i ri nr. 113/2020, për dhënien e nënshtetësisë, i miratuar fillimisht në korrik 2020, i kthyer nga Ilir Meta në gusht dhe i miratuar sërish nga Kuvendi, pa asnjë ndryshim në shtator 2020. Ligji merrte fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, pikërisht në 14 tetor, ndërsa Meta ka firmosur dekretet në 13 tetor, duke i shpëtuar përfituesit nga procedura e verifikimit që parashikon ligji i ri. Ashtu si lista me 382 emra të botuar nga Shqiptarja.com., edhe listat e fundit, përmban tre-katër personalitete që e meritojnë vërtetë shtetësinë pa procedura të stërzgjatura, ndërsa pjesa tjetër janë njerëz anonimë dhe personazhe të implikuar në skandale.

Konkretisht, në 13 tetor 2020, Ilir Meta i ka dhënë me urgjencë nënshtetësinë shqiptare si ‘aset kombëtar’, Alban Shalës, një militant i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i arrestuar për manipulim të votave në Runik të Skenderajt. Në emër të interesit madhor kombëtar, Ilir Meta u ka dhënë shtetësinë edhe gjyqtarëve Lumni Sallauka, Arsim Hamzaj dhe Valon Totaj. Pa zbatuar procedurën e rregullt ligjore, Meta i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare edhe Valdet Gjinovcit, kreu Ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, i lakuar në Prishtinë pas zbulimit të skandalit të hyrjes së mishit jashtë standardeve në Kosovë.

Edhe në këtë listë nuk mungojnë këngëtarët e dasmave dhe tallavasë, të cilët sipas Ilir Metës janë ‘asete kombëtare’ dhe ‘heronj’. Ata janë Granit Hyseni, këngëtar dasmash, Afërdita Ramiz Janova, (Demaku), këngëtare dasmash dhe tallavaje si dhe Shkëlzen Morina këngëtar. Ilir Meta i ka dhënë nënshtetësinë në limitet e skadimit të ligjit të vjetër edhe Arian Mavriqit, vrojtues shpendësh.

Qokat e fundit të Ilir Metës rrëzojnë edhe një herë reagimet e Presidencës kundër investigimit të Shqiptarja.com mbi skandalin e dhënies së nënshtetësisë, duke pretenduar se përfituesit nënshtetësisë me procedurë të jashtëzakonshme dhe pa plotësuar kushtet ligjore janë ”familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së dhe artistët e intelektualët e spikatur shqiptarë në Kosovë, Maqedoni të Veriut e Diasporë”.

E vërteta rezulton se në listën e gjatë të emrave që Ilir Meta i ka pajisur me nënshtetësi në bazë të pikës 7 të nenit 9 të ligjit, ka disa personalitete shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia që e meritojnë nënshtetësinë dhe justifikohet zbatimi i kësaj pike. Por, mbi 90 % e kësaj liste përbëhet nga persona anonimë dhe njerëz të dyshimtë, të cilëve u është gjendur Ilir Meta, për të marrë nënshtetësinë shqiptare dhe për ta përdorur për qëllime që nuk kanë asnjë lidhje me interesin kombëtar të Shqipërisë.

Ligji për shtetësinë i vitit 1998, në nenin 9, parashikon që shtetësinë shqiptare mund ta fitojnë personat që kanë banuar ligjërisht në Shqipëri, në mënyrë të vazhdueshme, për jo më pak se 5 vjet, kanë një banesë, kanë të ardhura të mjaftueshme, të mos kenë qenë të dënuar me jo më pak se 3 vjet heqje lirie dhe se pranimi i tij si shtetas shqiptar të mos prekë sigurimin dhe mbrojtjen e Shqipërisë.

Pika 7 i nenit 9, bën një përjashtim për raste shumë të veçanta, duke parashikuar që “Të huajit, që ka mbushur moshën 18 vjeç, mund t’i jepet shtetësia shqiptare me natyralizim edhe në qoftë se nuk plotëson kushtet e këtij ligji, me përjashtim të pikës 6, në qoftë së Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar”.

Edhe rastet e veçanta, kjo pikë i ka kushtëzuar me zbatimin e pikës 6 të nenit 9, e cila parashikon zbatimin e protokollit të sigurisë dhe për rrjedhojë vënien në lëvizje të Ministrisë së Brendshme, e cila ka kapacitetet për të kryer verifikime.

Nga investigimi i Shqiptarja.com, Ilir Meta ka shkelur në çdo rast pikën 6 të nenit 9 të ligjit si dhe ka abuzuar në mënyrë flagrante me pikën 7, duke u dhënë nënshtetësinë personazheve të dyshimtë, të cilët i ka paraqitur si familjarë dëshmorësh, heronj dhe personalitete të kombit.

Ndërkaq, ligji i ri që ka hyrë tashmë në fuqi, i jep fund kësaj historie, pasi parashikon ngritjen e një strukture të posaçme në Ministrinë e Brendshme për verifikimin e personave që kërkojnë nënshtetësi si raste të veçanta. Pikërisht për këtë arsye, Meta kundërshtoi ligjin e ri, duke e kthyer mbrapsht me dekret.(Shqiptarja.com)

Personat që u pajisën me nënshtetësi nga Ilir Meta në 13 tetor 2020 si ‘asete kombëtare’ duke anashkaluar procedurat ligjore

Dastid Sadri Ferati

Afërdita Ramiz Janova (Demaku)

Besnik Hashim Janova

Besnik Musa Jakupi

Driton Adem Hysenaj

Granit Bujar Hyseni

Arian Tafil Mavriqi

Alban Isaj Shala

Artan Mursel Behrami

Delfina Osman Krasniqi Behrami (Krasniqi)

Ardian Nue Kolaj

Arta Xhevdet Hasimja Efendija (Hasimja)

Behar Fehmi Efendija

Valdet Ahmet Gjinovci

Ngadhnjim Rexhep Kastrati

Xhevat Azir Syla

Astrit Tosun Kryeziu

Xhavit Ali Aliaj

Ilir Hajrush Shala

Fisnik Skender Korenica

Dren Zija Doli

Adriatik Flamur Kelmendi

Lumni Halil Sallauka

Arsim Sylejman Hamzaj

Valon Sejdullah Totaj

Armend Aziz Podvorica

Veli Bajram Hoti

Anton Nikollë Selitaj

Enver Shaban Selimi

Dorontina Rexhep Ponxha

Ruzhdi Qazim Krasniqi

Fisnik Vehbi Gecaj

Besnik Abdyl Xhemaili

Rezarta Ismet Jakupi (Zeka)

Armend Rexhep Jakupi

Dorina Armend Jakupi

Shkelzen Hazir Morina

12 komente në “Nga manipuluesit e votave, te gjyqtarët: 37 qokat e fundit të Ilir Metës”

  1. Xoni says:

    Vazhdo hetimin o Adriatik, se ky presidenti yne ka menduar qe eshte pronari yne…I Shqiperise. Ky mbrojtesi I kushtetutes eshte hajduti me ordiner I trojeve tona.

  2. kujdes says:

    Tani, po SPAK ka ndonje pergjegjesi qe nuk e merr te pandehur Ilir Meten?! Ndryshe do tu themi shqiptareve qe mos te zbatojne asnje ligj kur presidenti i shkel me kembe.

  3. Bato says:

    Jepi Like.Ýp xhixhi

  4. Jake Kondi says:

    Ky Ardian Nue Kalaj, mos është i biri i Nue Kalajt, që nuk gjendet nga Gjykata dhe Prokuroria, në çështjen e CEZ, për paratë e tërhequra Cash, për familien Berisha ?
    Ku është i implikuar edhe vetë Ilir Meta ?
    Do parë kjo punë o Mero Baze, të paktën ti gjejnë adresën Nue Kalajt.

  5. Daja says:

    Meta eshte Toto Rina tiku kujdes se meta perdor spond ka shume qe paguan tiku.

  6. President pa pike vlere.E vetmja “vlere” e ketij presidenti eshte ngritja ne nivel akademije vjedhjen e korrupsionin.Ne historine Shqiptare do te kujtohet si presidenti me maskara qe vendit te tij i ka nxirosur perespektiven Europiane.Eshte nje president qe mbrohet nga Rusia dhe mediat Ruse dhe kjo nuk do te thote pak.Nuk do te habitemi aspak qe ky president palaço mbas nje hetimi me rrenje nga organet kompetente te jete i rekurtuar nga zbulimi Rus.Nuk ka si shpjegohet qe ky president mashtrues e ka te theksuar urrejtjen per Ameriken dhe BE.Eshte nje president qe po perdor te gjithe potencialin presidentcial per te mos lejuar Shqiperine te futet ne familjen Europiane.Eshte detyre urgjente e SPAK per ta hetuar kete tradhetar .

  7. TURI EMIGR says:

    O TEMA PO CDREQIN KENI ME ILIRIN, ME POLITIKANITREGTAR ME TE SHQUAR TE HISTORISE SHQIPTARE, TE KOLOSIT TE TREGETISE POLITIKE NGA KU DUHEN TE MESOJNE TE GJITHE SE SI NXIRET PARAJA DHE ATY KU STA PRETE MENDJA. DO TA SHIKONI SE DHE NGA BURGU DO TE DIJE TE TE MBUSHI ARKEN E TIJ .AI DHE NGA PLESHTI NXJER QUMESHT, E NGA GURI NXJER FLORI.

  8. Tv klan ku qelbesirat e kesaj toke jane bashkuar says:

    ..ne Opinion.

  9. likefloriri says:

    Sigurisht qe likja do ta bente pasi ka marre parate, pasi te gjithe e dime se likja jone pa para nuk ben asgje, e jo me te japi pasaporta shqiptare. Mendoj se ato pasaporta duhen nxjerre jashte ligjit pasi jane dhene me procedura jashte ligjore, si dhe likja te mbaje pergjegjesi per kete akt kriminal dhe hajduterie.

  10. sasha says:

    Do edhe nja pesemije veta qe ti paisi me pasaporta shqipetare e pasketaj do filloje revolucionin!Ora po afron ,deklaron Toto Likja,por harron se per ke!Tik Tak ,Tik Tak, Tik Tak, ja ku jam SPAK ,SPAK,SPAK.
    Ai vazhdon kengen e vjeter “Me 200 petrita,hajduteri o lule”!

  11. Aleksander says:

    Sja vlen te merremi me te tani ,
    Me 25 prill do japim pergjigje HANDUTEVE.

  12. sopiqoti says:

    Per kete shkelje ligore,i nderuari Presidenti Ilir Meta te procedohet dhe drejtesia te vendose per fajesine ose jo te tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje