Si u përmbyt “TV Klan” me dezinfektantë dhe pse u ça çatia e Fevzos kur mbërriti Rama?!

17 Tetor 2020, 11:32Sociale TEMA

Ky koronavirus dhe kjo pandemi po sjell ngjarje kaq të çuditshme, tronditëse, gati gati të pabesueshme.

Një e tillë ndodhi pardje në mbrëmje, përpara emisionit “Opinion” të zotni Blendi Fevziut, në debatin mes Edi Ramës dhe disa gazetarëve.

Atë çka ndodhi në ekran, e ndoqi një popullatë jo e vogël, por ajo që ndodhi jashtë ekranit, është e çuditshme dhe e pandodhur ndonjëherë, që nga koha kur u shpik televizionit dhe deri më sot.

Pas fillimit të emisionit, gazetari i njohur, Lenci Vangjeli, fshehtas kameras, filloi t’i bënte shenja Fevziut, duke i treguar se brenda dhe sidomos rreth e qark tij, po binte shumë shi.

Ç’kishte ndodhur vallë? Si ka mundësi të çahet çatia e studios më të madhe të vendit tonë dhe të mbarë rajonit?!

Ç’ishte ky vërshim ujrash, që mund të rrezikonte jo vetëm studion dhe takëmet e saj, por edhe kryeministrin, gazetarët e njohur, deri edhe vetë Fevzon?!

E vërteta e asaj që po ndodhte, ishte edhe për të qarë edhe për të qeshur. Ja ç’kishte ngjarë në fakt!

Dalja e Ramës live në studion e Fevzos, kërkonte masa të ashpra sigurie, jo vetëm me pjesëmarrjen e forcave të gardës dhe të sigurisë, por mbi të gjitha kërkoheshin masa të ashpra sigurie kundër koronavirusit.

Dyshimet kryesore ishin, se mos ndonjëri nga gazetarët, apo operatorët, ishte i infektuar, kur dihej që njëri prej tyre, e kishte kaluar virusin.

Për këtë arsye, i gjithë televizioni Klan, sigurisht me urdhër nga lart, u spërkat me një sasi të madhe dezinfektanti dhe veçanërisht studio “Opinion” e Fevziut, gati u përmbyt nga shtëllungat e dendura që lë pas solucioni.

Aq mjegull ishte situata, saqë 30 minuta përpara emisionit, kur Fevzo mbërriti në studio, nuk mund të bënte asnjë hap brenda.

Si do të zgjidhej ky ngërç?

Njoftimi që edhe Edi Rama ishte nisur drejt Klanit, e rriti edhe më tej tensionin. Tmerr i madh! Emisioni po anullohej, në një moment shumë deçiziv.

Për një çast Fevzo u kujtua dhe vrapoi një kat më lart, për të parë nëse mund ta transferonte debatin me Ramën, tek studio e Ardit Gjebresë. Kur pa hapësirat e pafundme, të frikshme, me rafte, që shërbenin për PR-in e ushqimeve dhe sallamerisë, në formë dyqani dhe sidomos këndin e gjyqit të zonjës Eni, Fevzo u kthye dhe u largua me vrap.

Gjithçka po shkonte keq e më keq, por befas, u shfaq Sandri dhe si nëpër filmat turq, që transmeton Klani, sa hap e mbyll sytë, çdo gjë ndryshoi, sigurisht për mirë.

Siç thotë populli, vetë i zoti e nxjerr gomarin nga balta dhe në këtë atmosferë trullosëse dhe bllokuese, Sandri bëri veprimin më të thjeshtë në botë. Ai urdhëroi që të çahej çatia, e ndërtuar me lëndë të çmontueshme dhe çdo gjë u zgjidh, si me magji. Reja e madhe e dezinfektantit, dalëngadalë filloi të dalë nga çatia e shqyer.

Pesë minuta më pas, debati filloi dhe gjithçka eci siç e patë, por edhe me detaje që s’mundët t’i shihnit.

Populli pa, që një pjesë të emisionit, Edi Rama filloi të vërititej nëpër studio si aktor i tragjedive dhe komedive antike. Dukej, që përveç sikletit të madh të inceneratorëve, e kishte zënë, dezinfektanti i Fevziut, që nuk ishte larguar plotësisht.

Më fatkeq nga të gjithë, në këtë debat, ishte Lenc Vangjeli. Shiu i madh që i binte rreth e qark, jo vetëm nuk e la të merrte pjesë në bisedë, por ja thau edhe pyetjen në gojë.

Ndodhitë dhe lajthitjet e tjera, të nderuar lexues, ju i ndoqët vetë live…

Marrë nga rubrika satirike “Tej e këtej”, e Ylli Rakipit

7 komente në “Si u përmbyt “TV Klan” me dezinfektantë dhe pse u ça çatia e Fevzos kur mbërriti Rama?!”

  1. erti says:

    kjo eshte veper e spiropalit, haaaaaaaa, llogarite kush na drejtojne: spiropali, taulant kokcepi, ed palla surreli, lul gjumashi, sal maloku, like floriri, e sa trapa te tjere qe i kemi per politikane.

    1. sopiqoti says:

      O zoti ERTI,te kesh fat qe te ndodhesh prane “palles” te Surelit.

  2. kujdes says:

    Mut muti e soj ses Ylli Rakipi; ai qe shkoi me Saliun ne spitale kur u vra Azem Hajdari dhe moren intervisten e bodigardit, ai i gazetes banale Albania, ai sojses qe pellet si gomari kur ha gjemba. Kush ka sy dhe s’i kane plasur akoma, e shikon se u çalon gomari Ylli Rakipi, por dhe te gjithe mbeshtetesit e tij bastarde. Megjithate votoni Ylli Rakipin prape qe: tu vije çeku bardhe, tu marrin dhe ate qe i ka mbetur Shqiperise, tu vrasin si ne 1997-en, apo tu pushtojne kryeministrine apo televizionin si ne 1998-en, tu rjepin te gjalle e mos tu gjendet nishan si Remzi Hoxhen, Gerdeci, 21 Janarin, tu detyrojne perfundimisht qe te ikni nga syte kembete pa e ktheyer koken mbrapa, ne nje kohe qe prisnim nga drejtesia qe te ktheheshim edhe ne te vdisnim ne token qe na lindi. Eshte shkruar me te vertete: syrgjynosja apo zhdukja se ligji i xhungles ne Shqiperi ka marre permasa katastrofike, veç hallit qe ka pushtuar tere boten te pandemise. PO ben efktet baruti Sali Berishes dhe ILir Metes! Dhe ca nuk i largohen dot qe jane kanibalet.

  3. sotiri says:

    Ylli Rakipi me falni (Nje bythe qire) lepires,sharlatan, Idiote qe nuk di te lidhi dy llafe
    Koha gjoja e democracis ka nxjere kete dhe shume si ky ne skene
    Jane armiqesor dhe te pa bese dhe shkojne nga fryne era,nuk ka nje drejtim te tij si dhe shume te tjere si puna e ketij
    Gjithe inatin e ka me Edi Ramen sepse nuk mori ndonje cope qe pretendonte kur ai u be Kryeminister
    Tani bene gjoja humoristike dhe gojore Turp per te dhe shume te tjere si ky
    Keta jane Shqipetaret e tanishem gjoja gazetar apo analist (Kanalist) te sotem ne kete te shtuquajturen Demokraci Shqipetare

  4. Juliano says:

    Keta njerez vdesin per disa kohe, pastaj ngrihen si fantazma duke thene se tani do vdes tamam, po te them dhe kete gje te fundit per ramen. Ai rame qe pranon ne studio qe ti thote (nje i lepire nga lopa dhe tjetri pa ekuiliber kur rri ne kembe se njeren e ka me te shkurter se tjetren, formule e zotit, per ti dalluar njerezit e keqinj nga te miret duke u lene shenja) qe kush je ti, ç’far ke ti me shum e tj. Nje studio neveri me drejtues dhe panel palaçosh ku moren nga teleshikuesit nje peshtytje dhe distancim me ate qe ata ç’ka perfaqesojne. Ky eshte dallimini ketij te sotmit me ate qe çon batuta ku qesh drejtuesi misionit fev-ziu si i zi ne shpirt, me ate qe ketyre apo kolegeve u ka djegur studiot apo u ka q….e robt e shpise. Ky kr/minister i ka dhe kete liri shtypit, ku pune babalesh sot jane te statusmuar vete me emra opinjoniste dhe anal-iste. Shtetin nuk e ben qeveria, por ata qe jane per rreth shtetit, ku me ksi palaçosh, do kemi dhe studio me misione rrugeçesh.

  5. Nik says:

    Nqse èshtè e vèrtet se çfar ka ndodh me tv mafioze otomane atèhere tè shikohet komplet se si funksionon garda .Kèto fakte ndodhin vetèm nè shqipèri,Garda qè duhet tè kontrolloj dit mè parè ambjentin rreth saj ,ky èshtè skandali i madh si pèr sigurin por edhe televizionin e telenovelave turke.kryeministri èshtè pèrfaqsuesi nr njè i shtetit,garda duhet tè kontrolloj situatèn dhe tè jetè prezent orè ose dit pèrpara se K/minis,, tè vij nè takime.Njè çmènduri e vèrtet,tè rishikohet gjith sistemi i gardès dhe funksionimi i saj ,duhen njerèz ekspert jo mbushèsa topi,ky èshtè skandali mè i madh sepse edhe nipi i tradhètarit esat toptanit ,qerozi nuk mund tè filloj punè nè tv kur èshtè jasht çdo norme shèndetèsore dhe ambjentale.Prokuroria duhet menjèher tè hapi njè dosje dhe tè hetoj se si u organizua takimi nè plehrat e TV klanit otoman,skandaloze pèr gardèn sepse ata japin urdhèr se çdo gjè èshtè nè rregull apo jo.Rama dhe pjesmarrèsit e tjer duhet tè kontrollohen urgjentisht tek mjekèt .Njè zot e di se si funksionon televizioni privat dhe shteti,zoti ju mbroftè tè gjithève,mè vjen tè qaj kètè moment.Ju pèrshèndes .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje