VIDEO/ Biznesmeni i ndërtimit Andon Dhima: Si i shpëtova atentatit, 3 persona më ndoqën deri te hyrja, por më shpëtoi ashensori

17 Tetor 2020, 17:43Politika TEMA

Biznesmeni i ndërtimit Andon Dhima pretendon se i ka shpëtuar një atentati nga tre persona, të cilët nuk arritën në kohë për ta qëlluar në pallatin ku ai banon në Tiranë.

Në 15 tetor 2020 rreth orës 22:09 Dhima, iu drejtua banesës së tij, dy persona me kapele dhe njëri prej tyre shfaqet me armë në dorë  janë futur në ambientet e brendshme dhe më pas janë larguar të qetë.

Vetë Dhima ka shpërndarë një video dhe pretendon se shpëtoi pasi  hyri në ashensor pak sekonda se të shfaqeshin dy personat të cilët mbanin kapele dhe pistoletë. Ata u larguan sapo Dhima u ngjit në katin e tij.

Për këtë ngjarje biznesmeni kërkon nisjen e hetimeve nga prokuroria dhe policia e Tiranës.

8 komente në “VIDEO/ Biznesmeni i ndërtimit Andon Dhima: Si i shpëtova atentatit, 3 persona më ndoqën deri te hyrja, por më shpëtoi ashensori”

  1. 001 says:

    O andon karkaleci
    Para se te na mbushesh mendjen ne dhe policise trego Cfare ke bere me shitblerjet pagesat e puntoreve dhe zenien e pronave
    Se nje gje e dime si drita e dielli ne shqiptaret,
    Nuk te vret njeri kot!

  2. Tony E says:

    Si duket kane bere aq pislleqe keta biznesmenet e ndertimit sa smban me uje pilafi duke shitur nga dy e tre here apartmentet dhe duke u hyre me hak fukarenjve Po vjene nje pike ku samba me

  3. Patrioti says:

    Ky biznesmeni te tregoje sesi e ka hallin dhe ku i fle lepuri. Ben Blushi mund te jete gjithçka shkrimtar, pijedashes, kumarxhi, imoral etj; por vrases apo porosites vrasje nuk ka asnje mundesi te jete. Nuk eshte ne adn e tij kjo gje. Ky zoteria po devijon me qellim adresen ose po inskenon per te fituar azil dikund ne perendim.

    1. Roberto says:

      Ky Patrioti do jete shoku i Ilir Metes por desha te di se c’lidhje ka Ben Blushi ne kete mesele??

  4. Beno says:

    Keqardhje per per kete ngjarje dhe per ate ne Himare sot.
    Ne keto raste personat qe vriten jane si pasoje e moszbatimit te ligjit nga Prokurorite dhe Gjykatat shqiptare.
    Kur nje qytetar mashtrohet ( vjedhet me mashtrim) nga bisnesmenet hajdute ordiner dhe qytetqri shkon ne Prokurori dhe Gjykate me dokumente ligjore, ceshtja pushohet dhe thuhet nuk ka elemente te vepres penale !!! Anipse vepra penale eshte hapur vjedhje me ane te mashtrimit.
    Kjo ndodh se nuk i kerkon as njeri dhe ligji llogari Prokurorit apo Gjykatesit per shkeljet qe ben.
    Atehere qytetqari shqiptar kalon ne ekstrem dhe kryen vetegjyqesi duke marre jete njerezish, duke kryer krim dhe duke vajtur vete ne burg. Duke demtuar edhe familjen e viktimes por edhe familjen e tij me pasoja per te sotmen dhe te ardhmen. Po sa raste te tilla kemi.
    Epo duhet pare gjeneza e fillimit. Mos dhenia e drejtesise nga Gjykatat dhe mos venja para pergjegjesise nga Prokuroret kur krimi ndaj interesave te qytetareve eshte i dukshem dhe kur ata ankohen dhe nuk ju jepet drejtesi.
    Une mendoj se kur ka nje krim te tille duhet te ndiqen aresyet qe derguan ne kete akt te rende kriminal. dhe kush te gjendet fajtor te ndeshkohet. Po nuk u ndeshkua fajtori nuk ka shpetim dhe krimet perseriten. Te ndeshkohet ne radhe te pare bisnesmeni hajdut. Cfar i duhet shoqerise nje person hajdut bisnesmen. atij duhet ti hiqet e drejta e administrimit, eshte hajdut. Prokurori qe mbyll kallzimin dhe Gjykatesi qe pushon ceshtjen te hiqen nga puna. Atehere rregullohet gjendja.

  5. Raqka says:

    Aaaaahh goneja shoku i dyte me i ngushte i Niko leshit pas tomasit. ka paguar act oret e al pazar te beje kete skec.

  6. rrushi kuq says:

    Ore mos u gezo shumë ato qe jane nisur nuk te ndahen deri sa te gjejne me mire eshte gjeji ti ata harxho ca pasra se ke shume dhe keshtu shpeto koken se ndryshe do ta haçte sëmes ok bej si duash.

  7. Ppp says:

    AI QE KA BERE PLAN TE VRASE, TE VRET DHE BRENDA NE SHTEPI, MUNDESITE JANE NGA ME TE NDRYSHME. KETO JANE VETEM SHOW, INSKENIME ME QITJE TE LARGET.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje