Bilushi Metës shpjegon platformën e LSI për naftëtarët në grevë

18 Tetor 2020, 20:06Antena TEMA

Pas vizitës së Monikës pranë grave naftëtare që kanë hyrë në grevë urie, për shkak se rafineria e Ballshit nuk punon, Bilushi i Metës bëri publike disa nga dialogjet e Monikës me gratë naftëtare.

Monika: Mirdita. Unë kam ardhur si grua dhe nënë këtu jo si kryetare LSI, …se nuk dua të bëj politikë. Do vija më herët, po isha ca ditë në Itali se ngjeva dhe flokët. I bëra afërsisht si ngjyra  e naftës në shenjë solidariteti me ju.

Gruaja greviste: Faleminderit shumë. Ne jemi të ndërgjegjshme që ju dhe familja juaj ja keni ditur vlerën naftës, në çdo kohë.

Monika: Ne e kemi ndihmuar me shpirt sektorine  naftës. Ju ndoshta se dini por Taçin e ka fut në treg Ilir Meta. Ai kishte plot ëndërra për këtë rafineri, por erdhi Edi Rama dhe e shkatërroi.

Gruaja greviste: E dimë të keqen e dimë. Se burri juaj ishte Ministër kur filluam ne me Taçin ne…

Monika: Po ku e lanë burrin tim moj motër të punonte. Sikur nuk e mbani mend ju. As një vit se lanë Ministër Ekonomie.

Gruaja greviste: E di, e di, ken hequr dhe ju plot. Gjithë jetën ju e keni pasur në ngarkim naftën.

-Monika: Po dhe kemi punuar me ndershmëri. Vumë Bes Peshën, sa e drodhi se kërkonte lek lart e poshtë, e hoqëm. Nuk lejojmë korrupsionin ne në radhët tona.

Gruaja greviste: E di, e di të keqen. Tani është bërë rrëmujë. Nuk merret vesh kush është i pari, e i dyti. Atëhere dihej i pari.

Monika: Ndaj kam vendosur ta drejtoj vetë LSI-në. Se gratë janë më nikoqire dhe nuk i shpërdorojnë lekët kot. Ja po bisedoja me Klejdin dhe shoqet e tjera tani që po vinim këtu. Ne harxhojmë kot lekë në palestra dhe qendra trajtimi për të humbur 2 kg. Ja sa thjeshtë e keni zgjidhur ju.

Gruaja greviste: Kërkesat tona janë të thjeshta. Ne duam të punojë rafineria se nuk kemi çfarë hamë.

Monika: Ajo është dhe kërkesa jonë. Sa të vijmë në pushtet do ta vëmë në punë, se as ne, nuk kemi çfarë hamë.

 

2 komente në “Bilushi Metës shpjegon platformën e LSI për naftëtarët në grevë”

  1. Malo says:

    Banaliteti Po e bene kete gazete nga me te lexuarat me te shpifuren Gazete.

  2. fabi says:

    Artikull gjenial! Je i modh Mero!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje