Italia merr masa ekstreme, mbyllen sheshe, shkolla e universitete. Conte: S'mund të humbasim kohë

18 Tetor 2020, 23:31Bota TEMA

Rregulla të ashpra do të ndiqen në Itali për të luftuar një rritje të rasteve me koronavirus.

Ndër masat e reja të marra nga qeveria në kuadër të epidemisë u prezantua rregulli i ri: kryetarët e Bashkive do të duhet të mbyllin rrugët dhe sheshet pas orës 21:00. Shkollat e mesme dhe universitetet do ta zhvillojnë mësim online.

Gjithashtu, nuk lejohet grumbullimi deri në 6 person, ndërkohë që për palestrat dhe pishinat është lënë një javë kohë për të adaptuar rregulloren e re.

“Ne do t’u japim palestrave një javë kohë për të marrë masat për respektimin rigoroz të protokollit të sigurisë”, shpjegoi kryeministri Conte, duke nënvizuar se ka lajme kontradiktore për këtë sektor në lidhje me përshtatjen e strukturave individuale, me rregullat.

“Mbetet e ndaluar – shtoi Conte – “sporti i nivelit amator dhe garat e aktivitetet themelore amatore. Restorantet do të lejohen të punojnë deri në mesnatë, ndërsa do të kufizohet numri në 6 persona për tryezë. Do të vijojnë ende pa kufizime spitalet, aeroportet, autostradat”, sqaroi Conte.

“Strategjia nuk është dhe nuk mund të jetë e njëjtë si në pranverë: në muajt e fundit kemi punuar intensivisht. Masat më efektive mbeten ato paraprake themelore: maska, distanca dhe higjiena vetjake.

Ne i duhet t’i kushtojmë vëmendje sidomos grumbullimeve me të afërmit dhe miqtë. Në këto situata kemi nevojë për kujdes maksimal. Qeveria është aty por të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre”, theksoi kryeministri italian Conte.

1 komente në “Italia merr masa ekstreme, mbyllen sheshe, shkolla e universitete. Conte: S’mund të humbasim kohë”

  1. Genti says:

    Përktheni saktë
    Nuk tha që mësimi do jetë on line

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje