'Rishikimi i Alfabetit', pas romanit të Mustafa Nanos- botim i UETPRESS

18 Tetor 2020, 16:43Kulturë TEMA

Nga Bashkim Kopliku 

Duke lexuar Romanin, e veçantë (!) të Nanos, u frymëzova më tej në propozimin tim të “lashtë”, për modifikimin e Alfabetit shqip. me të cilin synoj që Alfabeti i aktual i shqipes të mund të shkruhet pa asnjë problem, me çdo lloj tastjerë apo mjeti shkrimi mekanik apo elektronik bashkëkohor, në botë, me të 36 tingujt, shkronjat, e tij.

Sot, që tash nja 40 vjet, që me fillimin e shkrimit me kompjuter, shqipja praktikisht shkruhet vetëm me 34 tingujt (shkronjat) e saj, pa “ë” dhe pa “ç”, sepse vërtetë që janë dy shkronja shumë të bezdisshme për t’u shkruar.

Bezdi dhe më të madhe kanë shqiptarët jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët, edhe po ta konfigurojnë tastjerën e kompjuterit, në variantin për shqipen, do të çorientohen fare, sepse do t’u duhet të kalojnë nga tastjerë e konfiguruar shqip, në tastjerën e vendit ku jetojnë, gjë që është me bezdi që kushdo që e ka provuar, e di mirë.

Duke lexuar Romanin e Mustafait, rishikova edhe një herë shkronjat e alfabetit tonë, nga diskutimi në roman, për zgjatjen e shkrimit të shqipes, nga dyshkronjëshat, dhe konstatova se dyshkronjëshi “sh”, ishte grafema e një tingulli që përdorej shumë në shqip, duke zënë nga 2,53 deri 2, 58 % të shkronjave në një tekst.

Pra, ishte një gabim i kohës, sepse të gjithë dyshkronjëshat tjerë nuk kalojnë më shumë 1, 13%, bile ka edhe që janë poshtë 0,04%.
Nga kjo më doli ideja e zëvendësimit të grafemës “sh”, me një shkronjë, konkretisht me shkronjën “x”.

Kurse shkronjën “x”, me një dyshkronjësh të ri, “cz”. Tingulli që aktualisht shkruhet me shkronjën x dhe propozohet të shkruhet me dyshkronjëshin cz”, zë vetëm rreth 0,04% të shkronjave. Si rrjedhim, vetëm me këtë zëvendësim, do të kursehen afërsisht mbi 1,30 % të gjatësisë së tekstit, pra në çdo 100 faqe shkrim shqip, do të kishim më shumë se një faqe kursim. Pra, një libër me 1013 faqe, do të dilte me 1000 faqe.

Ky modifikim, mund të bëhet njëkohësisht me modifikimin e parë, të propozuar tash 16 vjet, që po jua kujtoj në vijim:
Tingullin e Alfabetit, që sot e shkruajmë me shkronjën “ë”, ta shkruajmë me shkronjën “f”;

Tingullin e Alfabetit, që sot e shkruajmë me shkronjën “ç”, ta shkruajmë me dyshkronjëshin “ch”;

Tingullin e Alfabetit, që sot e shkruajmë me shkronjën “f”, ta shkruajmë me dyshkronjëshin “ph”.

Menjëherë, e për disa minuta, do të shini se kudo ku jeni, mund ta shkruani shqipen, me të gjitha shkronjat e saj, pa asnjë problem.

Po ju kujtoj bezdinë e shkrimit të shqip, aktualisht, pa u bërë ky ndryshim:
Shkronja (grafema) “ë” nuk është shkronjë latine bazë, si rezultat nuk është në shumicën e alfabeteve të botës, as në atë të Amerikës, as në atë të Italisë, Gjermanisë, Greqisë, Anglisë etj., ku jetojnë shumica e shqipshkruesve jashtë Shqipërisë dhe Kosovës. E ka vetëm frëngjishtja ë-në, edhe ajo si një shkronjë margjinale, të rrallë, që edhe në tastjerën franceze shkruhet me dy butona.

Po e mbyll shpjegimin, duke ju kujtuar, se praktika aktuale, e shumicës së shqiptarëve, që shkruajnë “e” në vend të “ë”, bën që 1 në çdo 5 shkronja që shkruajmë, të jetë e dyshimtë.

Miq të fb, shpjegime me të hollësishme kam dhënë në një bisedë me Mustafa Nanon, te Provokacia, të cilën mund ta ndiqini në youtube, në linkun:

https://youtu.be/BIlQjTD5BIE

Mendojeni, është fare e thjeshtë, dhe shumë e leverdishme!!!

27 komente në “‘Rishikimi i Alfabetit’, pas romanit të Mustafa Nanos- botim i UETPRESS”

  1. ca ca says:

    Kesaj i thone te nxitohemi ta ”falim”alfabetin,ta njesojme.te mos kemi asgje si tonen,ta zhdukim.Asnje se ka bere ,ne do dalim me budallenjte?Latinet megjithse baze kane latinishten ndryshe shkruhet italishtja,ndryshe frengjishtj e spanjishtja,ndryshe rrumanishtja e ndryshe portugezja.Po ashtu dhe gjuhet sllave e gjermanike.Do vije dita qe gjuhet do ”mbesin”ne muze por le ta konsolidojme kombin tone e jo ta prishim para kohe.

  2. Shqiptari says:

    Bashkimi do bente mire te studionte ne fushen e tij dhe t,ua linte problemet e gjuhes gjuhetareve.Propozimet e tij jane nje deshire personale,ndoshta nje argetim ose nje pasion,por me mangesi ne shkencen e gjuhes.Si shkodran,tana i ban,por jo punen e dom Ndre Mjedes,imzot Gjergj Fishtes,Mati Logorecit,prof.Jup Kastratit dhe shume e shume shkodraneve te tjere qe kane kontribuar ne kete fushe.
    Se pari Alfabeti i Manastirit u ndertua mbi tere tingujt qe shqiptohen ne te folurin shqip.U gjet nje zgjidhje duke kapercyer pretendimet dialektore dhe duke shmangur disa shkronja te alfabeteve te tjera,pa shenjadiskriptive.
    Digramet dh,gj,ll,nj,rr,sh,th,xh,zh,jo vetem qe zgjidhen sakte dhe qarte shkrimin e tyre,por dhe disa perplasje me shkronja te tjera duke sjelle ngaterresa,
    Sot rreth nesh ka gjuhe qe shkruhen me alfabet cirilik,serbokrostishtja,maqedonishtja,boshnjakja dhe
    Zanorja. Ë ?! Kjo eshte çeshtja dhe lufta e hapur nga gegerisht folesit kryesisht ne Shqiperi,por dhe ne Kosove.
    Kjo zanore perdoret ne mes te fjales si zanore mbeshtetese,ne fund te fjales,por dhe per te ndertuar shumesin te foljet gjate zgjedhimit.Perdoret ne parafjale,per dallim ndajfolje mbiemer dhe shume ne lidhesa,pasthirrma,
    Nese ne gegerisht kjo zanore sjell bezdi,ne standart ajo sjell qartesi,dallim,saktesi gramatikore ne te shruar dhe ne te folur gje qe eshte e pamundur te eleminohet pasi shkaterron teresisht shqipen.
    Greqishtja perdor alfabetin e saj
    Rusishtja dhe gjuhet sllave.
    Vetem pak vite ka qe Turqia perdor alfabetin latin
    Po keshtu Indishtja,Kinezçja,arabishtja,persishtja etj
    Si is bejne rreth 5,5miliard njerez qe nuk shkruajne me alfabet latin,por punojne te gjithe ne kompiuter.
    A e di se çfare do te thote ti shkaterrosh themelet nje godine,or inxhinier gjuhesor.
    Nese te bren krimbia se ne Manastir nuk u vendos alfabeti geg pasi kishte probleme,kjo eshte pune per ty.
    Gegerishtja,Bashkim eshte nje pasuri e mrekullueshmr e shqipes.por ajo ka probleme ne te folur e te shkruar,
    Ka problem me zanoret e gjata,poo,kam shkuuu,haangraa
    Ka problem me diftongjet ia,ie,ua ye io etj
    Me grupbashketingelloret mb ng nd ngj
    Ka problem dhe perdor gabimisht bashketingelloret q-ç. Çen,qen,qezem-çezem,rinoqeronti,,,xh-gj ,xhup-gjup,Behxhet-Behgjet,bugjet,borgji,digjitalb
    Ll-dh.. dhoma-lloma llalla
    Ka problem te format e pashtjellura si per te punuar
    tuj punu,kam per te punuar,kam me punu
    Çeshte me kryesoreja gegerishtja nuk ka nje variat perfaqesues por ka nje mori variantesh qe sjellin probleme kuptimore ne shqiptim.Ajo ndahet ne verilindore,veriperendimote,ne qendrore,jugore dhe ekstremet lindore dhe disa te folme si ajo e DbredKosoves,Malesise,Mat,Mirdite etj
    Shqipja,Bashkim ka bere nje progres kaq te madh dhe po shkon drejt kristalizimitqe .Standarti,Rregullat e drejtshkrimit,Alfabeti,Leksiku dhe çeshte me kryesorja morfologjia,sintaksa,fjaleformimi jane te nje niveli tejet shkencor dhe funksional.
    E vetmja fushe lejon nderhyrje te kujdesshme qe nuk cenojne themelet e shqipes eshte drejtshkrimi.
    Edhe ne kete fushe nuk mund te nderhyet me pasion,me njesnshmeri dhe qellime krahinore e dialektore.
    Per fat te mire kemi ende gjalle shume gjuhetare tejet kompetente,shkencetare dhe kompetente te cilet duhet medoemos te degjohen dhe te angazhohen.
    Gjuhetare dhe shkencetare qe vijne nga kozmosi dhe propozojne gjera oa lidhje kemi 30 vjet qe i degjojme.

    1. Arbeni/Tetovë says:

      E thënë shumë bukur. Nga ana tjetër, Bashkim&co, mos ja prekni shkronjën “ë” shqipes. Është bukuria e shkrimit shqip.

  3. kujdes says:

    O inxhiner! Isha fut ne kursin e frengjishtes dhe e pyeta profesorin francez: pse shkruhet, psh “beaucoup” dhe nuk shkruhet “boku” si lexohet, pse , pse , pse … per nje sere gjerash. Ja si mu pergjigj: se komsa (po e shkruaj shqip), nga se do dallohet gjuha frengjisht nga gjuhet e tjera?! Por edhe me sqaroi qe kane nderhyre shume nga jashte ne gjuhe ect. Tashti inxhiner “ë” e ke ne tastjere, shtyp butonin e 5 ne krahun e djathte dhe butonin pas “p” me dy pika larte dhe “e” del “ë” kur ke germat e vogla, kur ke te medhate, direkt butonin me dy pika larte dhe “E”. Germa “ç” ndodhet ne tastieren fr tek butoni larte me numrin 9 ( shtyp direkt. Germen “sh” e ke direkt “s” dhe “h”, formohet “sh”. Germa “f” eshte direk, perse duhet shkruar frengjisht apo anglisht “ph”?! Kombi sot e ka te kristalizuar dhe te percaktuar gjuhen, çdo korigjim e bastardon kombin. Nderro germat, nderro flamurin, nderro Himnin kombtar, nderro dhe njerezit e pastaj thua qe jam shqiptar. Ky eshte nje bastardim si po bastardohet familja qe do ta shkrije fare kombin. Nuk e di ne qoftese behet lufte qe kombet te zhduken, por me sa shikoj tendeca eshte qe te zhduken kombet e vegjel dhe ata qe kane mendje e ca shqiptareve pa “IP”. Me respekt.

    1. Shaqo says:

      Sh.mire i the ing. Por ky si duket nuk e di qe para tastjeres se kompjuterit jane perdorur makinat e shkrimit, te famshmet Oliveti apo Optima e shume e shume marka te tjera, qe per inat te mediokerve e gjithologeve, kane edhe germat qe zoterinjte nuk i gjejne ne tastjeren e kompjuterit.
      …sa shume budallenj paska rritur Shqiperia..

  4. millosh kopiliqi says:

    Ne koqevaret kemi vetem nje “Q” ate tjetren se kupojme fare, prandaj munde te hiqet . Perse “gj” dhe “xh” ???? shkronja “gj” duhet hequr??? keshtu zvoglohen gabimet drejtshkrimore!!!!! shkronja “e” dhe “e me dy pika ” edhe nese gabohet fjala mbetet e kuptueshme prandaj nuke jane problem i madh !!!! shqipja me 34 shkronja eshte ideale. propozimi i koplikut eshte qesharak !!!! shqipja ka nevojen me te madhe per heqjen dhe zevendesimin e fjaleve te huaja me fjale te pastra shqipe

    1. vang says:

      MILLOSH: 36 SHKRONJA.

  5. qytetari says:

    Koplik na e ke fik:
    Shqiptaret kane mbi gjysem shekulli qe nuk ja mesuar me leket e reja,por vazhdojne ti bejne llogarite me leket e vjetra,megjithse vetem nje zero leviz,jo me te bejne keto abrakadabrat e tua,pa qene as dhe linguist.
    ke marre rreshqitjen andej nga torollaku sazan-guri.

  6. millosh kopiliqi says:

    Ideja e autorit eshte qesharake dhe e pakuptimte. Perse “ç” dhe “q” ne kosovaret se kuptojme dote “ç” si do ta kuptojne te huajte .Kjo “ç” duhete hequr . Përse “gj” dhe “xh” . shkronja “gj” duhete hequr . keshtu shqipja bëhet shume reale me 34 shkronja . Shkronja “ë” edhe nëse gabohet kuptimi i fjalës mbetet prandaj edhe nuke paraqet shume problem.

  7. czaczi xkflqimi says:

    Do te ishte shume interesante nf qoftf se gjithe shkimin ta kishit publikuar me ndryshimet e propozuara nga ju.

  8. Shaqo says:

    Sh.mire i the ing. Por ky si duket nuk e di qe para tastjeres se kompjuterit jane perdorur makinat e shkrimit, te famshmet Oliveti apo Optima e shume e shume marka te tjera, qe per inat te mediokerve e gjithologeve, kane edhe germat qe zoterinjte nuk i gjejne ne tastjeren e kompjuterit.
    …sa shume budallenj paska rritur Shqiperia..

  9. nord.al says:

    Bashkim, te gjithe qe kane komentuar deri tani jane injorante patriot. Mos ia ver veshin.

    1. Kapterri says:

      Kadal mos na dhitesh or malok.al! Na mytët me gegnishten sikur t’ishte kërthiza e gjithë gjuhëve. I thuj k’tij kopilikut tat se ka tastature në gjuhën shqipe në të gjithë versionet e reja te Windows. Meqë është edhe in(cz)enier, le t’i futet mësimit të shkrimit me 10 gishta.

  10. D.DIDANI says:

    Alfabetin shqip do ta kishin zili te gjitha gjuhet e bote.Se mblidhen ca psikopatwer dhe japin ide halucinative,nuk do te thote qe ne do c’mendemi mbas tyre!Vetem germa”c” nuk eshte ne tastiere.PIKE!

  11. Iliria e bashkuar says:

    C’eshte ky kriminel ? Me c’te drejte ben ky keto proposime ? Pse duhet te ndryshohet alfabeti per shkak te disa njerzve te dobet, per shkak te nje edukimi jo te mjaftueshem ? Ky shemtire qe duhet te kerkoje e te propozoj forma te tjera edukimi ose teknike. Perse ne Shqiperi e kudo nuk punoni per nje tastiere te thjeshte, te pershtatshme me gjuhen. Keta jane vrasesit e shqiptarve qe e mbajne veten per te ditur. Kjo eshte çmenduri.

  12. Z says:

    Nuk eshte problem alfabeti! Secili le te mendoje dhe shkruaje me alfabetin e tijpor me drejtshkrim,ndryshe eshte gjyemeanalfabet! Eshte lufta qe na ndan Veri-Jug qe eshte armiku me i madh Shqiptar! C’na duhet serbi dhe greku si armiq kur kemi keta miq shqiptare! Pastaj ne jemi edhe pasardhesit e Pellazgeve ,te vetmit,por qe jetojme midis Europes dhe Orientit! Gjuha shqipe duhet te na bashkoje dhe jo ndare! Nuk eshte koha per keto lloj temash te dashur Shqiptar! Duhet ndertuar shteti ligjor me pare se c’do gje tjeter dhe kulture!

  13. nord.al says:

    Edhe ti kapterri hyn ne grupin e injoranteve patriote qe jeni gati ta ndani ne dyshe Shqiperine vetem te dominoni ju .

  14. shqiptar says:

    Keta loqe po e marrin ne qafe gjuhen shqipe.Keta zagare e dine qe shkaterrimi i gjuhes shkaterron kombin jane spiune te neveritshem te shteteve qe duan shkaterrimin e ketij kombi dhe fshirjen nga harta.Ptu qelbash

  15. Koha rrjedh ndryshe bucko says:

    Me propozimet qe bene, po dhe me kembenguljen e tij, shume peshk me duket ky Bashkimi. Sepse kompjuteri ka aftesine ti shkruaj te gjitha germat e alfabetit. Per plakushin mund te kete probleme, po jo per ata qe rriten me kompjutera.

  16. Nuk na prish pune alfabeti por .... says:

    Kaosi apo nderimi e fes qe jemi ne bote te turperuar dhe te dyshuar nga njolla myslymane .Kj eshte zanafilla e gjendjes se indetitetit te kombit shqiptar , duam sduam kjo eshte drama qe vazhdon edhe sot me ulurimat e xhamive ku edhe te huajt qe vine ne shqiperi ndjejne idherim dhe nuk arijne ta kuptojne perse ne te gjith ballkanin kombi shqiptar nuk ariti dote te pastrohet nga islamizmi eshti sic beti bullgaria ,greqia rumania hungaria serbia etj. O balo te engert tenja e ke te keqen brenda.

  17. Kopliku says:

    Ti je spiun Rus. Mos kujto se nuk je filmuar ne bazen e tyre ne Nish o majmun! O hale qe ben si gjithollog.

  18. Llazar says:

    A jane mire nga trute…? Mbajini mbyllur.

  19. ëëëççç says:

    ëëëëëëëççççççççç
    microsoft language
    në të gjitha versionet e windows-et 7,8,10
    gjithashtu në të gjitha telefonat si ato të apple dhe të gjitha smartphone mund të futësh edhe gjuhën shqipe dhe të gjitha gjuhët e botës dhe nuk ka fare problem ,për këtë duhet të zgjidhni gjuhën në softuerin e paisjes elektronike që përdorni është fare e lehtë.

  20. Haka Tekizoti says:

    Ç’budallallëqe të lezeçme këputka ky Kopliku?! Sa mirë që s’paska punë tjetër, se me aftësitë shpikëse që paska do të na e mbrothësojë Atdheun…
    Oh sa vuajta duke shkruar gjithato ëëëëë etj.

  21. Elidion says:

    Dikur vendosnin burra per alfabetin, sot vendoska tastjera. Ore, jeni ne vete apo jo?!

  22. joel shkodra says:

    Mua nuk me sjell asnje problem ne tastjere sepse e kam vene shkronjen “e me dy pika” ne vend te shenjes +. Kur me duhet (rralle) shenja + e shtyp dy here ate tast. Keshtu gjithe kjo ngaterrese per te vendosur shkronjen “f” ne vend te “e me dy pika” jo vetem qe eshte e padobishme, por sjell ngaterressa edhe per shume gjuhe te tjera ku “f”-ja eshte vertete “f”. Si ia bejne popujt veriore, suedezet, norvegjezet, finlandezet qe kane “o me dy pika”, “a me dy pika” etj. As nuk i ka shkuar mendja t’i ndryshojne. Besoj se edhe ata perdorin kompjuterin!

  23. Gjthzhshxhëäöéèêėësch says:

    I paska rrjedhur BAXIMIT, ? për kursimin e letrës???
    Ky nuk e ka me alfabetin, jo…gjetiu e ka…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje