VIDEO: Aguero kap nga qafa gjyqtaren anësore, shpërthejnë polemikat

Sulmuesi Sergio Aguero bëri një gjest shumë polemik në ndeshjen Manchester City-Arsenal. Argjentinasi protestoi një vendim të gjyqtares anësore dhe i kërkoi shpjegime asaj duke e kapur nga qafa.

Një veprim që nuk i pëlqeu aspak gjytares, e cila ia largoi menjëherë dorën lojtarit të City-t.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, Guardiola e mbrojti futbollistin e tij duke thënë se nuk ishte aspak një veprim agresiv: “Ju lutem, Sergio është një nga personat më të dashur që unë njoh. Gjeni polemika në vend tjetër, jo në këtë rast”.

Por, analistët e mendojnë ndryshe. Ian Wright, ish-lojtar i Arsenalit dhe komentator në BBC, e cilësoi veprimin si të panevojshëm.

Ndërkohë, në rrjetet sociale po kërkohet me ngulm ndëshkimi i sulmuesit argjentinas.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VIDEO: Aguero kap nga qafa gjyqtaren anësore, shpërthejnë polemikat”

  1. Z says:

    Duket qarte qe anesorja gaboi! Nuk duhet qe per hir te angazhimit femeror te kete ulje te shkalles se arbitrimit! Nuk eshte femer eshte gjyqtare anesore! Aguero tregoi se meshiron se eshte femer!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *