FOTOT/ Vesh fustan dhe taka, 61-vjeçari: Dua të tregoj se veshja s'ka gjini. Edhe femrat veshin pantallona

20 Tetor 2020, 11:17Lifestyle TEMA
FOTOT/ Vesh fustan dhe taka, 61-vjeçari: Dua të tregoj se veshja

Një burrë i martuar dhe prind i 3 fëmijëve ka 4 vite që shkon në punë me fustan dhe taka për të treguar se veshja nuk ka gjini.

Mark Bryan, një amerikan që jeton në Gjermani, shkon në punë i veshur si femër por thotë se nuk është homoseksual.

“I martuar, më pëlqejnë makinat Porsche, femrat e bukura dhe më pëlqen që të kombinoj taka dhe fustane në veshjen time.

Vishem kështu sepse nuk më pengon njeri që të vishem.

Ka njerëz që më pyesin nëse jam homoseksual. Në disa raste u them që nuk është puna e tyre, herë të tjera u them që nuk jam. 

Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që të pyesin ndonjë femër a është lesbike sepse ka veshur pantallona. Partnerja ime dhe fëmijët nuk e kanë problem veshjen time”, shprehet Bryan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje