Ish-deputetja serbe vlerëson Dua Lipën: Çdokush, serb apo shqiptar duhet të jetë krenar për të

20 Tetor 2020, 14:41Rajoni TEMA

Ish-deputetja serbe Rada Trajkoviç ka deklaruar se çdo kush nga Kosova, serb apo shqiptar duhet të jetë krenar me suksesin e Dua Lipës.

“Çdokush nga Kosova serb apo shqiptar duhet të jetë krenar për suksesin global të kësaj vajze të re.

Mbresëlënëse”, ka shkruar Trakoviç në Twitter, teksa thotë se vlerësimi i kulturës, duhet ta bashkojë popullin e jo ta ndajë.

Ky reagim i Trajkoviç vjen pasi Dua Lipa ka thyer rekord duke u radhitur si një nga artistet më të dëgjuara të të gjitha kohërave.

4 komente në “Ish-deputetja serbe vlerëson Dua Lipën: Çdokush, serb apo shqiptar duhet të jetë krenar për të”

  1. Mirel says:

    Gjithnje Rada eshte shquar per deklaratat miqesore midis vendeve dhe popujve. Respekte

    1. Grek Magjupi Racist says:

      Rada kishte llafe tjera deri ne vitin 2013, ku kuptoi qe Kosova skthehet me, futi bishtin ne Shale, rada esht perkrahse e krimineleve

    2. vang says:

      PERDERI sa eshte me origjine Ballkanase ,Ballkani le te ndjehet krenar dhe me shume shqiptaret.

  2. Ilirian says:

    Dielli që duket nuk ka si të mohohet vetëm ata qe nuk kanë sy e mohojnë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje