Policia publikon bilancin e gjobave të vendosura për maskat : 552 vetëm në orët e mbrëmjes

20 Tetor 2020, 16:26Kronika TEMA

Në të gjithë vendin, strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave anticovid.

Punonjësit e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrolleve, kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe në orët e mbrëmjes.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse, pasagjerë pa maska në automjetet e transportit publik dhe pasagjerë pa maska në automjetet private, të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesin e automjetit. Për këto raste, shërbimet e Policisë  së Rendit dhe ato të Policisë Rrugore në të gjithë vendin kanë vendosur 522 masa administrative me vlerën 3.000 lekë secila.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 12 shtetas, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me masën administrative 3000 lekë dhe janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit apelon që të gjithë qytetarët të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

2 komente në “Policia publikon bilancin e gjobave të vendosura për maskat : 552 vetëm në orët e mbrëmjes”

  1. xhaxhai says:

    Zoti Rama.Ule pak furine e shputes.Jo me aq furi se na i beri brinjet cope.3000 leke gjobe mora ne rruge me masken ne xhep, rruge e cila kishte trafik te rralle njerezish.Me se ti shlyejme o i uruar.Vetem mos na i vendos ti shlyejme tek faturat e energjise se do te me mbetet edhe energjia pa paguar,dhe dihet pastaj i le 2-3 muaj pa paguar vjen OSHE me pinca ne duar dhe te pret bilen..Beje ti shlyejme me keste .Keshtu o derman.Po na vjen dhe dimri se na duhen dritat te gjejme batanijen te mblidhemi kruspull.

    1. KORÇARI says:

      Mirë ta bëri,
      Në vend që të qyrravitesh në internet ,DILË DHE PROTESTO KUNDRA IDIOTLLËKUT TË MASKËS, MOS U QYRRAVIT NË INTERNET, POR DILË NË RRUGË PËR PROTESTË..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje