Bilushi i Metës zbulon ankesën e presidentit në BE për reformën zgjedhore

21 Tetor 2020, 20:23Antena TEMA

Pas lajmit se presidenti është ankuar në Bashkimin Europian për reformën zgjedhore , Bilushi i Metës bëri publike detaje nga ankesat e Metës për Qeverinë shqiptare në këtë pike:

“Të nderuar zotërinj.

Më poshtë po ju paraqesë disa nga vërejtjet e mija për reformën zgjedhore.

1-Ligji ka vënë kufizime të rrepta për të mos votuar ata që nuk janë në Shqipëri.

Në kushtet kur Shqipëria është boshatisur nga militantët e opozitës, këtu kanë ngelur vetëm socialistë.

2-Ligji i jep të drejtë Edi Ramës të formojë Qeverinë nëse del parti e parë, kur kjo gjë dihet se kështu ka ndodhur nga 1992.

3-Ligji ndalon LSI-së të nxisë garën mes deputetëve, pasi imponon renditje jo sipas alfabetit.

4-Ligji krijon favore politike për PS-në dhe më detyron mua të jap dorëheqjen si president, që të siguroj një mandat deputeti, që mos të ngelem si Bujar Nishani pas zgjedhjeve.

5-Ligji mund të prodhojë koalicion PD-PS në rast se Edi Rama s’ka votat e mjaftueshme.

Kjo është bërë qëllimisht për të eleminuar LSI-në.

6-Ligji krijon vështirësi që Tit Vasili të dalë deputet.

7-Ligji kërkon që Monika të ndërrojë qarkun, por dhe pamjen e jashtme para zgjedhjeve, që të mos njihet në qarkun ku shkon.

8-Ligji detyron subjekte të OFL të komunikojnë me ndërmjetës me mua, dhe jo direkt në telefon, pasi më kanë vënë në përgjim të jashtëligjshëm.

9-Ligji detyron biznesmenët të qëndrojnë larg LSI-së, pasi u shkon OFL tek dera.

10-Ligji kërkon të ndalojë dekoratat e presidentit, pasi mendojnë se janë prej floriri dhe korruptojnë dëshmorët.”

1 komente në “Bilushi i Metës zbulon ankesën e presidentit në BE për reformën zgjedhore”

  1. Arqile says:

    Shkrim brilant.Meta e ka mare rrugen e …….e qofte hallall burgu i Recit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje