Kultura e koncesioneve në Shqipëri fillon 100 vjet më parë

21 Tetor 2020, 18:55Ekonomia TEMA

Nga Irena Beqiraj

Kultura e dhënies me Koncension nuk ka filluar në 30 vitet e fundit por fillon 100 vjet me pare, në 1920!

(1) Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së kombeve në Dhjetor të vitit 1920. Studiuesit mendojnë se ne këmbim të kësaj pjesëmarrje dha me koncension tek D’Arcy Exploration & Co. Ltd., një degë e Anglo-Persian Oil Co. 33,642 hektarë për shfrytëzim në zonat naftëmbajtëse në Berat dhe Durrës.

2) 47,213 hektarë për shfrytëzim ju dhanë kompanisë së Ferrovie dello Stato, në Vlorë dhe Berat.

(3) Tek SIMSA (Società Italiana Miniere di Selenizza), u dhanë për shfrytëzim 2,140 hektarë. SIMSA, fillimisht operonte në fushën e bitumit, dhe ishte një ndër kompanitë që kishin qenë objekt i ndërhyrjes diplomatike italiane në kohën e negociatave të para me Zogun për ndihmën italiane të vitin 1925.

(4) Ferrovie dello Stato kishte po ashtu kishte përfituar 116.825 hektarë për eksplorim në Berat, Durrës dhe Vlorë ,

(5) Nuk mungoi prania franceze përmes(Crédit Général du Pétrole), me një sipërfaqe prej 118,193 hektarë për kërkime.

Në vitin 1932 Qeveria shqiptare kishte dhënë 5 koncensione për shfrytëzimin e zonave naftëmbajtëse. Mjaftoi një vit vështirësish ekonomike edhe politike dhe ne vitin 1933 numri i koncesioneve u rrit 15. Fushat e naftës në të cilat u zhvilluan impiantet e reja të shpimit, ishin ato të Devollit dhe Patosit (i cili ishte përdorur nga britanikët, të cilët deri atëherë në atë kohë ).

Dhe në vitin 1936 Italia llogariste si Import të saj ( produkt italian) naftën që nxirrte në Shqipëri. Në vitin 1936 , 407 ton naftë shqiptare raportohej si import i Italisë dhe në shtator 1943, prodhimi total italian në Shqipëri ishte 970,000 ton.

Historia na qesendis duke ulëritur në veshët tanë ….

“Por si ka mundësi që nuk mësuat kurrë. Çdo ndihmë përkrahje qoftë edhe politike që u jepet të diletanteve që ju drejtojnë nuk është “një drekë falas” në këmbim të saj diçka jepet me koncension.

E ndërsa ato hipin e zbresin nga karriget e pushtetit, duke shitur përkrahjen e huaj si arritje , pasuria që shfrytëzohet është e shqiptarëve, të cilët në varfëri vrasin njëri tjetrin për gardhin.

5 komente në “Kultura e koncesioneve në Shqipëri fillon 100 vjet më parë”

  1. Bureto says:

    Po si mund të bëhej ndryshe, edhe sikur të mos ishin arsyet që parashtron zonja Beqiraj? A kishte, /ka Shqipëria e varfër kapacitete në financime dhe now-how, për të shfrytëzuar pasuritë e saj? Me përjashtim të periudhës komuniste, ku fjala konc esion ishte e ndaluar me kushtetutë, ajo prap se prapë edhe pse administrohej si pasuri shtetërore, investimi dhe teknologjia, në fillimet e veta dhe drejtimi ishte i huaj. Në fillim jugosllav, pastsj sovjetik dhe në fund kinez. Kur për arsye të pushtetit të vet Enver Hoxha, shkaktoi ndërprerjen e tyre, ekonomia shkoi në kolaps. Prania e të huajve, pavarësisht cilët dhe pavarësisht formës, a nuk ishte një formë koncesionare? Më shumë ideologjike e më pas edhe përfitime ekonomike prej atyre, duke importuar lëndë të parë apo produkte gjysëm të gatshme. Kur kjo lloj marrëdhënie u ndërpre të gjithë e pamë kolapsin e plotë ekonomik nga 1977 e deri në 1990. Sigurisht sot sistemi ekonomik i zgjedhur, pra ai kapitalist dhe në këtë kuadër dhe globalizimi ekonomik, nuk ka sesi të përjashtojë as koncesionet dhe investimet e huaja në format që i njeh mirë zonja si ekonomiste jo e pakët në vlera.

  2. says:

    Pamje ngjyra terheqese ✌

  3. emigranti says:

    E keqja nuk eshte koncensioni por kushtet qe vendosen ne te, pra sa fitojme ne ne kembim te lenies se pasurive kombetareper shfrytezim nga te tjeret.
    Ketu ka nje diference te madhe nese krahasohen koncensionet e tanishme me ato te nje shekulli me pare, te cilat ishin me te ndershme e fitimprurese per arken e shtetit dhe te diversifikuara ( Angli – Itali ), megjithese disa nga koncensionet u bene ne kohen e krizes se madhe boterore ( 1929-1932 )
    Koncesione te tipit te dhenies per shfrytezim te naftes sone kompanise kanadeze, apo tjetra qe merret me kontrollet ne dogane, jane te demshme e jo te favorshme per arken e shtetit, por jo per xhepat e qeveritareve tane te korruptuar.

    1. katarakti says:

      Best emigrant. Me fjalinê e parê i ke thênê tê gjitha.

  4. Beni says:

    I vetmi shtet ne Europe koloni ku historikisht pasurite jepen me koncesione bile dhe vendi komplet, kjo ndodh kryesisht ne Afrike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje