“Lufta për Detin” me Athinën në Hagë: Shanset dhe rreziqet për Shqipërinë

21 Tetor 2020, 10:57Politika TEMA

Nga Ylli Pata 

Zgjidhja e caktimit të kufirit detar dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike nga Gjykata e Hagës, edhe pse u pa si një rrugë e mundshme që nga vizita e Edi Ramës në Athinë një muaj më parë, nuk ishte vulosur nga përgjigja zyrtare e qeverisë greke.

Ajo erdhi sot, e përputhur me qëndrimin e Edi Ramës, të shprehur disa herë tashmë. Realisht, Greqisë, do t’i leverdiste që ta zgjidhte marrëveshjen me Shqipërinë në mënyrë dypalëshe, pasi do të kishte siguruar një fitore të rëndësishme politike, pa përfshirë këtu ndonjë epërsi në negociata, edhe si pasojë e ekspertizës, por edhe të kërcënimit me kartën e vetos që Greqia ka në Bashkimin Europian.

Pasi ka arritur një marrëveshje dypalëshe me Egjiptin dhe Italinë, një pakt për detin me Shqipërinë, do të konsiderohej një triumf diplomatik për Athinën, duke e lënë “vetëm” dhe të izoluar ndërkombëtarisht “armikun” Rexhep Tajip Erdogan.

Por siç duket Edi Rama, ka qenë i prerë për ta mbyllur këtë kontest me Athinën vetëm në një palë të tretë. Tirana zyrtare, siç e ka bërë të ditur kryeministri, ka dashur që “pala e tretë” të mos jetë një gjykatë, por një vend mik i dy palëve që nuk ka interesa të lidhura, e kjo palë e tretë mund të ishte SHBA, e cila edhe herë të tjera ka negociuar mes dy vendeve për të zgjidhur problemet. Siç ka ndodhur në vitin 1996 pas acarimit që solli ngjarja e Peshkëpisë e dënimit të 5 minoritarëve, apo edhe anëtarësimi në NATO, ku Athina vuri veton për Maqedoninë, e jo për Shqipërinë.

Greqia, pasi ka qëndruar tek zgjidhja nga një “palë e tretë”, ka preferuar atë më të leverdishmen për të siç është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.

Për Edi Ramën, një hyrje në proces negociues do të ishte shkatërrues në mes të fushatës zgjedhore të 25 prillit, ku siç e tha vetë Ilir Meta, ai nuk do të jepte plotfuqishmërinë për të negociuar me Athinën, duke marrë me vete edhe një sasi “municioni” patriotik kundër kryeministrit.

Një proces negociues, që Rama e nisi që në vitin 2014 e nuk e mbaroi për 2 mandate me Athinën, ku edhe atje ka shumë ngarkesa politike në lidhje me marrëveshjen e detit me Shqipërinë, e cila konsiderohet tashmë si aleate e fortë e Turqisë.

Aspekt që Edi Rama e përforcoi edhe në Athinë, ku deklaroi se “e kam krenari që kam mik presidentin e Turqisë” dhe sot që falënderoi homologun grek në gjuhën turke.

Shqyrtimi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, është një proces mjaft i komplikuar dhe kërkon një përgatitje të nivelit të lartë, e sërish nuk është e garantuar fitorja.

Shqipëria ka humbur në  Hagë në vitin 1946 kundrejt Britanisë së Madhe për çështjen e incidentit të Kanalit të Korfuzit, ku nuk kishte asnjë faj. Fakt që tregon se rruga e Hagës është mjaft e brishtë dhe delikate.

Megjithatë, disa nga ekspertët më të njohur shqiptarë të së drejtës ndërkombëtare, e në veçanti të problemit të marrëveshjes së detit me Greqinë, kanë qenë pro këtij opsioni.

Xhezair Zaganjori, relatori i kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese kur u hodh poshtë pakti i vitit 2009 mes qeverive “Berisha”-“Karamanlis”, ka deklaruar një muaj më parë se “Zgjidhja me Gjykatë Ndërkombëtare është zgjidhja më e mirë. Aq më tepër që çështja është politizuar në mënyrë të tejskajshme. Mundësitë janë të shumta por për shumë arsye më e mira është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë. Nuk do të rekomandoja as me palë të tretë e as me Gjykatë Arbitrazhi. Përvoja e Kroacisë me Slloveninë është shumë e keqe. Nuk do të rekomandoja gjithashtu as Gjykatën e Dr. Detit në Hamburg”.

Ndërkaq, edhe diplomati dhe profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Ksenofon Krisafi, ka deklaruar se zgjidhja në gjykatë bën që “të gjenden zgjidhje të cilat janë të distancuar nga emocionet politike. Ka faktorë që e pengojnë zgjidhjen objektive, është ligji i luftës. Qëndron mbi kokën e dy vendeve”.
Megjithatë rruga e Gjykatës nuk është e shkurtër dhe mund të shkojë deri në 4-5 vjet. Deri atëherë do të ketë më qartësi si në politikën e Tiranës, pas zgjedhjeve të 25 prillit, ashtu edhe në politikën e Athinës, ku mund të sheshohen përplasjet e ashpra me Turqinë.

Si rezultante, mund të thuhet se edhe pse ka një “pauzë” nga një zgjidhje “frenetike” siç janë negociatat, e që Greqia vërtetë mund të mos ketë fituar ende diçka më shumë, të njëjtën gjë mund të thuhet edhe për Tiranën zyrtare.

Aq më shumë që Greqia, drejt rrugës për në Hagë mund të përdorë herë pas herë “Shpatën e Demokleut”-pra veton e saj në BE në rastin e nisjes së bisedimeve formale për anëtarësimin e Shqipërisë.

15 komente në ““Lufta për Detin” me Athinën në Hagë: Shanset dhe rreziqet për Shqipërinë”

  1. e hoqa nga vetja tani mund të fajësoj says:

    Po përgatitet opinioni për “rreziqet’ e hagës, për fajësimin e hagës

    1. Zeni says:

      “Opinioni” nuk ka nevoje per pergatitje
      Piktori na e ka vene koken ne duart e te huajve….te huaj qe e enderrojne naten te na e presin koken….edhe as na pyeti fare
      Mjafton kaq per te uleritur TRADHETI edhe femijet e fillores
      Efkaristo parapoli ! Ejvallah o piktor!
      Do shkruajme per ty ne librat e historise …per jete te jeteve!

    2. Pordhe me rigone.... says:

      Nuk ka shans as nje perqind qe nje vend arab te fitoi ne nje duel me nje shtet kristian, perhere kolotripida e arabeve eshte gjakosur nga i gjati kristian……. gezuar ramazonin.

      1. Tina says:

        Yasu malaka, emer te mire I ke vendosur vetes.. ta gezosh:)

      2. Ilirian says:

        Ou po si është e mundur po në Hage fitoi Kosova …

  2. e hoqa nga vetja tani mund të fajësoj sa dua says:

    Po përgatitet opinioni për “rreziqet’ e hagës, për fajësimin e hagës

  3. kena ngel says:

    Po përgatitet opinioni për “rreziqet’ e hagës, për fajësimin e hagës

  4. Agim says:

    Jet te gjat amerikes dhe herdoganit do ti jemi mirnjohes per mbrojtjen e trojeve shqiptare greket po imagjinon film in ball per ball do bredhin ne shkretetira si cifutet por vloren nuk do ta gjejm Kurr.

  5. shabani says:

    Analize pe kari

  6. hamshor/e says:

    ofshor – fjalë e lashtë shqipe

  7. hamshor/e 2020 says:

    ofshor – fjalë e lashtë shqipe

  8. Ujku Plak says:

    Sa Politikan vk kemi. Edhe japin leje pa funde per te ndertuar Xhamija ,dhe pastaj pretendoin te fitoin gjygjin ne Hage.

  9. Iliria e bashkuar says:

    Il o Ram se te ka ardhur fundi

  10. Fredi says:

    Shiteni shqiperin e futuni ne kte kurv europ se ju esht ber fiksim popull kafsh , politikan antishqiptar qe mendojn vetem te vjedhin e xhvasin diçka per vete , nje popull alabak qe e ka per turp me qen nacionalist e patriot , gje qe ne vendet e perendimit esht e shenjt kur vjen puna per interesat e vendeve te tyre , tek ne politiqentit kan hedhur teorin antishqiptare nacionalizmi qe esht gjeja me e shenjt per kta bira kurve politikan esht streha fundit e maskarenjve . Dhe jemi kthyer ne popull pa dinjitet moral e karakter thjesht ne vemje qe hambe dhjesim te xhveshur nga xhdo gje komtare , jemi kthyer ne popull qe nuk meritojm atdhe jemi ber si manushet e spanjes .

  11. Historiani says:

    Po ky Ylli e di historine e kanalit te Korfuzit ? Duket qe nuk ka lexuar asnje gje . Minat ne kanalin e Korfuzit u vendosen nga jugosllavet me kerkesen , ndihmen dhe dijenine e pales shqiptare . Si nuk paska pergjegjesi pala shqiptare ? Lexo Ylli te ndriçosh mendjen dhe pastaj shkruaj neper gazeta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje