Belinda Balluku: Aeroporti i Sarandës do jetë vetëm sezonal, ai i Vlorës do jetë aeroporti kryesor i Shqipërisë

22 Tetor 2020, 20:19Ekonomia TEMA

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e pranishme në studion e “Ilva Now”, komentoi projektet ndërtuese për aeroportet e vendit. Ajo theksoi se qeveria shqiptare synon ta kthejë Aeroportin e Vlorës në aeroportin kryesor të Shqipërisë.

“Në Vlorën synojmë ta kthejmë në aeroportin kryesor të Republikës së Shqipërisë. Vlora do të ndërtohet me gjatësi tjetër piste. Tirana dhe Vlora do të jenë në garë me tyre, dhe kjo do të sjellë shërbime më të mira. Padyshim të gjitha këto që shkojnë në benefit të qytetarëve”, tha ajo.

Ajo gjithashtu u ndal edhe tek aeroporti i Kukësit, që sipas Ballukut është konceptuar që të shërbejë si aeroport rajonal, përfitues i të cilit do jenë jo vetëm kuksianët që ndodhen në emigracion, por edhe qytetarët nga Kosova. Më tej, znj, Balluku shtoi se aeroporti i Sarandës është menduar të jetë një aeroport sezonal, që në thelb do ti shërbejë sektorit të turizmit.

“Aeroporti i Kukësit është aeroport rajonal, nuk ndërtohet vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën, sepse me të vërtetë është Prishtina, por banorët e Ferizajt kanë më afër Kukësin.Është një aeroport për nevojat e asaj zone.

Nëse ajo zonë ka emigracion, ato destinacione do të mbulojë. Aeroporti i Sarandës është aeroport sezonal që do të akomodojë nevojat e fluturimeve të posaçme, dhe flurimet do të jenë nga Prilli deri në tetor. Janë bërë të gjitha me studime”,  shtoi ajo.

10 komente në “Belinda Balluku: Aeroporti i Sarandës do jetë vetëm sezonal, ai i Vlorës do jetë aeroporti kryesor i Shqipërisë”

  1. Br says:

    Kujdes, per aeroportin e Vlores jane interesuar shume ne Beograd.Serbet synojn qe te shtrijne biźneset e tyre ne jug te Shqiperise.Keshtu serbet do te behen bashk me greket ne jugun e Shqiperise duke ua blere gjithecka eshte shqiptare dhe e cmuar ne ato vise…te tjerat pasojan pastaj i merrni me menď. Ata qe nuk e dijne le te pyesin Janullen se cfare do ti nďodh jugut te venďit nga leku i serbve dhe grekve.

  2. Hapu Xhipe says:

    Aeroport sezonal vetem ne Shqiperi dhe Alask ben vaki! Nejse sezoni kur fillon? Pas tharjes se hashashit?

    1. Emigrante says:

      Jo or Mik,te garantoj qe je Itali ,ne zone ku jam ka fluturime sezionale nga prilli ne Mars me belgjiken

  3. Roberto says:

    Si nuk thate njehere nje fjale te mire por vetem kritika?? Nuk thoni shyqyr qe po ndertohen keto vepra?? Sa per Grekun dhe Serbin nuk besoj se ata mund te blene pronat e shqiptareve. Shume shume ndoshta ndonje shtepi dhe asgje tjeter.

    1. Kosta says:

      Veprat shume mire qe behen por sllavoserbet dhe greket kurre nuk do te jene dashamires te kombit tone.Sepse avancimi kombit tone ju ben dem fallcitetit te tyre.

  4. Bëllinda Njëshi says:

    PPSL me PPP e VKM Bëllinda.
    S’ke faj prandaj të zgjodhi Rama aty.
    Të bësh ca punë konçesionare, ca aeroporte, porte, rruge, urra e tunele pa asnjë vlerë aktuale ekonomike të tanishme por minimumi dhe një dekade tjetër.
    Dhe të gjithën këtë e bëni vetëm të vidhni ca lekë tani (shumë miliona €).
    Ti për tu veshur me Cavalli…
    Po s’ke faj se ti zëdhënëse ke qene dhe je.
    Maksimumi stuardesë e fluturimeve çarter për Spanjë. (Këto të tjerat jane mbulime nepotike).
    Me që rra fjala ato supermarketet që i kishe në emrin e kunatit (burrit të Pamelës së KPK, ja shite gjë Samirit apo ende)…
    Dhe tjetër mqs ti je e para që e merr që me mengjes në telefon dhe e fundit në darkë Ramēn.
    Pashë zotit me atë mëngjesin pak më ëmbël me atë zërin. Se në varësi të zërit tat varet si e kemi Edon gjatë ditës…

  5. Vlo Njati says:

    Marria s’paska paur fund. Po gjithe Vlora sa nje aeroplan eshte more te marrre. Shqiptar idiot, megalloman, zullap. Shkoni ore perdorini parate per uje e kanale se na mbyti muti. Kush do te veje ne Vlore e gjen rrugen, me gomar, biciklete, makine, skaf, yacht, traget. Si hyne ne pune kujt aeroporti. Del e tepron Rinasi.

  6. Te flasim shqipen paster says:

    “Ne Benefit?????
    Por nuk e di kjo qe shqip i thuhet “Ne te mire”?
    Perse na i bastardoni shqipen e bukur te Naimit?

  7. Juristi says:

    Kjo duket qe eshte debile,kur mendon dhe thote,Aeroporti Vlores do behe me i rendesishmi ne Shqiperi.Me nje fjalë,do j kaloj edhw aeroportit te Tiranes.Idiote complet
    Nuk ka vend ne bote,me territor sa Shqiperia,qe bën aeroporte kaq afer,rreth 150km,sepse nuk dalin rentabel dhe jane pak km(nga aeroporti tjeter),qe behen kollaj me mjete te tjera,autobus,makine.Sigurisht,kur infrastructurea eshte normale.Vetem disa qytete me shume milona banore,ne disa vende te zhvilluara shume,kane dy airporte,perveç Londres qe ka kater airporte.Edhe keto qytete jane pak ne bote.
    Nuk e kuptoj si i kane bere hesapet qe ky
    airport te kete sukses.E forte ajo company qe do te investoje.

  8. L says:

    Leri aeroportet, rruget dhe ato PPPPPP moj ministe se shkaterruat gjithe ekonomine Shqiptare dhe merru me naften dhe gjithe burimet natyrore se po vidhen nga koncensionaret dhe hajdutet e politikes dhe ekonomia nuk merr asnje kacidhe. Booll me se po derdhet kupa dhe do perfundoni keq me keto qe po beni ketij vendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje