Ministria e Financave: Nuk do të ketë kontrolle tek biznesi i vogël

22 Tetor 2020, 20:10Ekonomia TEMA

Ministria e Financave dhe Ekonomisë në një reagim pas publikimit të raportit të Bankës Botërore, shprehet se vlerësimet e bankës për një rimëkëmbje ekonomike 5% vitin e ardhshëm është në të njëjtat parashikime me ato të qeverisë shqiptare.

Ministria thotë se heqja e taksave për biznesin e vogël duke përfshirë dhe TVSH-në vitin e ardhshëm do të eliminojë kontrollet tatimore nga biznesi i vogël.

Po ashtu qeveria thotë se mbetet e angazhuar të ulë borxhin në kuadrin afatmesëm dhe të mbështetë programet për nxitjen e punësimit.

1 komente në “Ministria e Financave: Nuk do të ketë kontrolle tek biznesi i vogël”

  1. mond says:

    po kur keto bizneset e “vogla” rriten e punesojne njerez si duhet te ndodhe? mos kontrollohen per puonjes te pasiguruar dhe fshehje te xhiros?
    mos u mundoni te genjeni miletin, pa kontroll nuk ka zbatim ligji, biznesi e ka mendjen vetem te fshihet dhe shteti duhet ta gjeje, kjo ndodh ne cdo vend te botes, megjithate ka ardhur koha qe me mire te leverdis te punosh drejt se sa ato qe do paguash per shtetin te ti marrin inspektoret dhe sekseret e tyre, se pa te çjerre nuk te lene ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje