Duka: Rama më premtoi se do pranojë Ligjin e propozuar nga ne, nisja varet nga presidentët e klubeve

23 Tetor 2020, 16:41Sport TEMA

Pas takimit mes Ramës dhe Dukës, ka qenë ky i fundit, që ka folur në lidhje me çështjet e biseduara. Presidenti i Federatës, gjatë një vizite në një prej akademive private të Tiranës ka zbardhur edhe takimin e zhvilluar me kreun e kabinetit qeveritar. Duka shprehet se në takimin e sotëm, kryeministri i ka premtuar se do marrë në konsideratë propozimin e paraqitur nga Liga.

Kujtojmë se ditën e djeshme kreut të kabinetit qeveritar i janë dorëzuar për shqyrtim dy shembuj ligjesh, një nga Liga dhe një tjetër nga Ministria e Ekonomisë. Duka flet edhe në lidhje me propozimin e Ministrisë, për të cilin shprehet se sërish nuk e ndihmon futbollin dhe sportin në përgjithësi.

Tashmë nisja e sezonit duket shumë afër, megjithëse Duka shprehet se varet nga presidentët e klubeve (ata prisnin rezultatin e takimit Rama-Duka dhe aprovimin e Ligjit të propozuar nga Liga) dhe në orët e ardhshme Liga pritet të dalë me vendimin e nisjes së sezonit, për të cilin Duka shprehet se nuk duhet të ishte pezulluar.

“Futbolli duhet të luhet. Është i dëmshëm ndërprerja e tij edhe për vetë futbollistët. Duhet të luajmë një orë e më parë. Madje nuk duhet të ishte ndërprerë, por duhej arritur konsensus pa arritur në radikalizma. Uroj të ndodhë me ndonjë ndryshim, apo me ndonjë premtim legjislativ. Në një takim të fundit të Ligës me Ministrinë e Financave është premtuar që dy propozimet do shkojnë në qeveri.

Sot unë kam pasur një takim me kryeministrin dhe më ka premtuar që do të marrë në konsideratë propozimin tonë. Personalisht do doja të mos kishte pasur ndërprerja. Tani varet nëse presidentët e Ligës do të binden. Ligji i Sponsorizimit nuk është çështje numrash. Ai është një fond për sportin, që nuk është shumë. Sporti ka nevojë për akoma më shumë.

Absolutisht nuk do të isha dakord me propozimin e Ministrisë së Financave. Nuk prodhon para. Ka prodhuar zero për 25 vite dhe tani do prodhoje zero herë tre. Nuk mund ta marrim në konsideratë. Teorikisht prodhojnë të njëjtën shifër, por aktuali nuk është funksional. Normalisht kryeministri do të flasë me Ministrinë e Financave dhe vetë mund të dalin me ndonjë qëndrim”, përfundoi kreu i Federatës. /

1 komente në “Duka: Rama më premtoi se do pranojë Ligjin e propozuar nga ne, nisja varet nga presidentët e klubeve”

  1. Matrapazi... says:

    O Edi po pse e ul veten me kete matrapaz se kuptojme, Po cfare te lidh ty me kete te korruptuar, turp e faqezeze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje