Haradinaj kërkon postin e presidentit me kusht, ultimatum LDK-së: Në të kundërt vendi shkon në zgjedhje

23 Tetor 2020, 22:01Rajoni TEMA

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj shpreson në një marrëveshje për pozitën e presidentit, në të kundërtën sipas tij vendi shkon në zgjedhje.

Partia e tij në gusht të këtij viti shpalli kandidaturën e kreut të saj, Ramush Haradinajt për president.

Por takimi që një ditë me parë kishte me Thaçin dhe Veselin, nuk i ka dhënë shumë siguri Haradinajt se ai mund të bëhet president.

Në një intervistë për T7, ish kryeministri ka thënë që janë në diskutim me partnerët për këtë çështje.

E nëse nuk gjindet një zgjidhje me Ramushin president, atëherë vendi sipas tij, do të shkojë në zgjedhje.

Ish kryeministri tutje nuk e mohon mundësinë e inkuadrimit të PDK-së në qeveri. Më tej Haradinaj tha se pret të hidhet poshtë aktakuza ndaj Thaçit e Veselit.

4 komente në “Haradinaj kërkon postin e presidentit me kusht, ultimatum LDK-së: Në të kundërt vendi shkon në zgjedhje”

  1. vlora says:

    E sigurt qe do ta bejne pazarin.Te vesh Ramushin president do te thote te uresh popullin tend dhe mbasi ke 20 vjet qe e vjedh dhe pasurohesh do dhe ta poshterosh, se te gjith e dine qe Ramushi eshte dru me pre

    1. Koli says:

      Po viheni nji president rrotkari dhe hajdut ne Kosove se dhe ne ne Shqiperi rrotkari dhe hajdut e kemi presidentin.Keshtu i veme vulen qe jemi popull vari lesht se veme ne krye te shtetit rrotkara dhe hajdute.

  2. fatosi says:

    Edhe kjo i duhet kosoves, te zgjedhi nje gdhe president e pastaj i zgjidhi te gjitha problemet. Jo ne zgjedhje, por edhe ne lufte sikur te shkoje e tipa te tille injorante e te pakulture minimale nuk duhet te pranoje te vendosi ne drejtimin e kosoves. Ky haradinaj, se bashku me kete gdhene tone, liken, per te ruajtur nje tufe me lope mbase mund ta bejne mire, per me teper eshte utopi ta mendosh.

  3. Igor says:

    Pse mor Ramush nuk e mendon te drejten dhe ti thuash vetvetes se nuk je i afe per president ti e din shum mire se Kosova ka nevoje per nji njeri intelektuale e jo si ti,Ti mundesh te behesh vetem presidenti i hajdutave por jo i popullit,meri te gjith keta ne qeveri dhe lajmrohuni vullnetarisht ne burg se vetem kete e keni mirituar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje